Ish-drejtori i burgut "shpërthen" ndaj ministrit të Drejtësisë me një letër drejtuar Ramës: Më akuzojnë njerëz që s`kanë lexuar një libër në jetën e tyre

2 Gusht 2017, 10:38Kronika TEMA

Një ditë më parë ministri i Drejtësisë Gazmet Bardhi shkarkoi nga detyra drejtorin e burgut të Korçës, Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve

Ky i fundit ka reaguar me një status në FB, pas këtij vendimi, ku ka postuar një letër që ia ka drejtuar kryeministrit Rama.

Reagimi i plotë i Robert Kodrës

Te nderuar miq,

Eshte e rende kur sheh femijet e tu, se si lexojne emrin e babait te tyre ne televizor, se ka shkelur ligje e rregullore.

Ju siguroj se asgje nuk eshte e vertete.

Per me teper, po ju postoj nje leter qe i kam nisur Kryeministrit, absolutisht jo per vend pune, por per dinjitetin tim.

Me poshte letra.

I nderuar Zoti Kryeministër,

Jam Robert Kodra, ish drejtor i burgut të Korçës. Dje njoftohem nëpërmjet medias, se jam shkarkuar nga detyra, me motivacionin se kam shkelur ligjet dhe rregulloren dhe kam keqmenaxhuar IEVP-në.

Kam mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme në Korçë, me notë mesatare mbi 9, në vitin ’83. Ashtu si ishte koha atëherë, kërkova të studioj ku të ketë nevojë Atdheu dhe kështu më çuan në shkollë ushtarake, të cilën e mbarova po me notë mesatare mbi 9. Kam kryer detyra të vështira dhe nuk kam marrë asnjëherë, asnjë vërejtje, për 30 vjet shërbim. Flas 4 gjuhë të huaja, 2 nga të cilat të mbrojtura. Kam arsimimin më të lartë ushtarak që mund të ketë një ushtarak i vendeve të NATO-s. Kam patur rastin të përfaqësoj vendin tim para personaliteteve dhe institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, detyrë të cilën e kam përmbushur me përkushim dhe dinjitet. Megjithë problematikat brenda Forcave të Armatosura, atë kapitull e mbylla me nder.

Më datë 1 dhjetor 2015, një ish eprori dhe miku im më merr në telefon dhe më thotë se më ka gjetur një punë. Duke e falenderuar, e pyes për t’i dërguar CV-në. – Nuk është çështje CV-je, ma kthen. – Është çështje besimi.
Më datë 2 më komunikohet urdhri nga Ministri dhe më datë 3 filloj punë.

Burgun e gjeta në një situatë jo të mirë, pas disa ngjarjeve korruptive që kishin ndodhur më parë. Nuk kisha mundësinë të ndryshoja dikë nga stafi. M’u desh të punoja bashkë me ata për përmbushjen e misionit, megjithëse kuptoja se paraardhësi im nuk ishte djall dhe stafi nuk përbëhej nga engjëj.

Misioni ynë, me pak fjalë, ishte siguria dhe të drejtat njerëzore.

Për sa i përket sigurisë, për rreth 20 muaj, nuk ndodhi asnjë ngjarje e jashtëzakonshme.

Përsa u përket të drejtave të njeriut, me krenari mund të them se nuk ka pasur asnjë ankesë, nga asnjë i dënuar në drejtim të drejtorit apo stafit. Burgu është vizituar nga personalitete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit dhe të huaja, si përfaqësues të Bashkimit Europian, të Ambasadës Amerikane, Avokatit të Popullit, Komitetit Kundër Torturës, nga delegacione apo ekipe britanike, irlandeze, gjermane etj dhe të gjithë janë larguar me përshtypjet më të mira.

Motoja në atë burg ishte: “Kush punon këtu, nuk duhet të vjedhë, nuk duhet të gënjejë, nuk duhet të tolerojë shkelje të tilla”.

Korrupsioni dhe abuzimet kanë qenë zero. Mund të përmend dy shembuj. Në dimër temperatura shkonte deri në minus 20 gradë e megjithatë ngrohja e nevojshme nuk ka munguar. Megjithë vështirësitë e amortizimit të sistemit elektrik, apo të sistemit të ngrohjes me avull (kaldajë), ngrohja jo vetëm ka qenë e siguruar, por janë kursyer edhe 2800 litra naftë.

Në burg duhet të paguash lekë që dikush të t’i largojë mbeturinat. Realisht kishim lidhur marrëveshje me një subjekt, i cili na jepte 15 mijë lekë të reja në muaj, për të na marrë mbeturinat ushqimore. Këto lekë derdheshin në arkën e institucionit dhe menaxhoheshin brenda rregullave.

Hyja çdo ditë në Rregjim, ku mbipopullimi është rreth 40% dhe takoja mesatarisht 10 deri 15 të dënuar. Përjetoja çdo moment hallet dhe problemet e tyre. Kam takuar pa orar familjarët e të dënuarve, duke mos kthyer asnjë, asnjëherë.
Burgu është hallka e fundit e sistemit të drejtësisë dhe atje precipitojnë gjithë problematikat e shoqërisë, probleme familjare, të edukimit, sociale, ligjore, shëndetësore etj.

Jam përpjekur të ndikoj sa të mundem në rehabilitimin e tyre. Vetëm gjatë vitit 2016, 102 vetë kanë kryer kurse profesionale në atë burg. 47 vetë janë në proces këtë vit.

Në lidhje me lejet shpërblyese, për të cilat akuzohem se nuk i kam menaxhuar në rregull, mund të them se gjatë vitit 2016 janë dhënë 117 leje shpërblyese, të gjitha brenda rregullave dhe të gjithë të dënuarit janë kthyer në kohë.
Javën që shkoi ka pasur dy raste të thyerrjes së lejes. I dënuari DR kthehet nga leja me 5 orë vonesë. Dy ditë më pas, i dënuari DL, i cili kishte dalë edhe herë tjetër me leje, i dënuar me 4 vite dhe që i mbetej për të vuajtur edhe 1 vit, nuk kthehet nga leja. Megjithëse nuk kam fakte, dyshoj se këto dy raste nuk mund të jenë rastësi. Për të dy këto raste nuk është shkelur asnjë ligj, apo rregullore.

Zoti Kryeministër,

Të drejtën time do ta kërkoj ligjërisht, por Ju lutem, kini mirësinë të dërgoni një ekip kontrolli, me njerëz të shkolluar dhe objektivë, për të parë gjendjen e IEVP Korçë, për të kontrolluar dokumentacionin, për të takuar stafin, të dënuarit dhe familjarët e tyre. Është poshtëruese të kontrollohesh nga njerëz, të cilët ndonëse nuk kanë lexuar një libër në jeten e tyre, meren edhe me presjet nëpër dokumenta.

Është denirguese të lexosh emrin në media, nëpër kanalet televizive, kur mendon se ke punuar drejt e drejt, me idealizëm e ndjenjë empatie dhe nuk di më ç’tu thuash fëmijëve, familjes miqve e shokëve.

Unë e kullota luadhin. Shqetësimi im janë fëmijët e mij, fëmijët tanë, e ardhmja e tyre. Kur nuk tregohet aspak respekt për një njeri që ka investuar mbi 34 vjet për këtë vend, me çfarë besimi mund ta fillojë jetën një i ri?

Po Ju bëj me dije se: Jam apolitik. Nuk kam shkelur asnjë ligj apo rregullore. Kam qëndruar në Institucion mbi 12 orë në 24. Nuk është bërë asnjë ankesë kundër meje, nga asnjë person. Nuk kam vjedhur, nuk kam abuzuar, përkundrazi i kam kursyer shtetit. Kam përmbushur misionin, duke lënë një burg të sigurt, të qetë dhe në respekt të të drejtave humane.

15 komente në “Ish-drejtori i burgut “shpërthen” ndaj ministrit të Drejtësisë me një letër drejtuar Ramës: Më akuzojnë njerëz që s`kanë lexuar një libër në jetën e tyre”

  1. AMY says:

    Njeri shembellor qe do duhet marr ne pune perseri, pa asnje dyshim ! Nuk gjen njerez te tille ne kete kohe, Rama ti bej gjerat me mend, te mos pranoj te denigrohen njerez qe punojne dhe marrin vetem rrogen e muajit,

    1. Skënderbeu says:

      Ça shëmbullori moj, ky që paska lexuar libra nuk ka lexuar rregulloren e burgjeve. I ka dhënë leje shpërblyese më shumë 1/3 të dënuarve (117 leje kur kapaciteti maksimal o burgut është 312 të dënuar) dhe kjo vetëm gjatë vitit 2016, një ja ka shkelur lejen e një tjetër nuk është kthyer fare. Jeni në vete ju që shkruani këtu apo jeni kushërinjtë e këtij të shkarkuarit. Lexoni çfarë ka shkruar ai vetë e bëni pak kërkim në internet të zbuloni të vërtetën mos u merrni me komente prej budallenjsh se në Albanistan nuk ka dalë njeri deri më sot të thotë që e kanë shkarkuar me të drejtë.

  2. analisti says:

    Keto jane pasojat e pushkatimit pa gjyq. njelloj si ne kohe te Enverit. shkeljet faktohen dhe duhet te jene te natyres materiale dhe qe kane sjelle pasoja. mos i merrni ne qafe njerzit me dinjeitet se eshte njelloj si ta vrasesh.

  3. Dhimitraqi says:

    E noh Bertin dhe kam punuar me te. Shembulli tipik i kuadrit model dhe njeriut te mire, te thjeshte, te ditur,organizator i shkelqyeshem dhe i ndershem. Nuk ka me shumice njerez te tille .. Fatkeqesisht keta njerez neperkemben,denigrohen dhe gjykohen nga njerez te paafte, qe sic thote Berti nuk kane lexuar asnje liber ne jeten e tyre. Keta ministra partiake qe ne jeten e tyre kane nje profesion qe quhet Lepirje nuk mund dhe nuk duhet te neperkembin njerez te tille. Respekte Berti dhe uroj te fitosh te drejten tende.

    1. Lugati says:

      o dhimitaq

      ky nuk ka vjedh..nuk osht i korruptum..osht pa parti..ky osht kompetent ka shkolle=si takon te jete ne pune shteti…me pak fjale nuk ploteson kriteret e asnje partie politike shqiptare…qe jane hajdut..katil..pjestar politik..pusht..analfabet..pijanec..kurvar..bixhozxhi..pa karakter

  4. Phoenix says:

    E meriton, presjen e ke vene gabim. Ky eshte vend kafshesh o vellai.

  5. Maqi says:

    Ore tope
    1 ti vete deklaron se je futur ne pune pa asnje kriter
    Ceshtje besimi thua po perballe kujt
    Partise
    Parase
    Pushtetit
    Ore luadhngrenes
    Po ish eprori jot kish lexuar noj liber apo vetem kulloste luadhet e pushtetit
    Ore koder rere
    Si i kurseve 2800 litra nafte
    Kaldajat kane si makinat nje kosto
    Liter kilokalori ore pune
    O nuk ke ndezur gjith koheh
    O nuk ke ngrohur ujin ne tempereturen e duhur
    Ose je ngrohur me energji elektrike
    Miqesisht
    Ka lendina ku kullosin me te shkolluar se ty

    1. Skënderbeu says:

      Unë nuk i di faktet ku është bazuar shkarkimi po në fund ky supermeni thotë vetë që ka dhënë 117 leje shpërblyese gjatë 2016 domethënë çdo 3 ditë dikush ka lënë qelinë dhe për disa ditë. Sa të dënuar ka aty? Nuk besoj më shumë se 450….i bie që 25% kanë dalë me leje. Ça është ai burg apo kamp pushimi?

    2. Skënderbeu says:

      E gjeta në internet, kapaciteti maksimal është 312 persona dhe ky ka dhënë 117 leje brenda vitit që i bie të paktën 1 në 3 veta ka dalë nga burgu gjatë vitit 2016. Kjo është e parregullt dhe shumë e rezikshme. Kriminelë e hajdutë janë futur atje për dënim e ky i ka nxjerrë për shëtitje

  6. edi says:

    Mbase eshte keshtu si thote zoteri dhe respekt, por para disa javesh doli edhe nje drejtoreshe qe kishte qene e majte ( me PS-ne sipas saj), pastaj me LSI-ne (e cila e kishte punesuar), nderkohe kishte ”vrare e prere” me pozicionin e saj partiak LSI-st….. opozita e tanishme e di se cfare do ju ndhi aderuesve te saj qe i mbushi xhepat me dhe pa asnje justifikim profesional dhe kjo drejtoreshe e indinjuar shkruan per ”pafajesine e saj” kur e kishin shporrur per padrejtesite qe i kishte bere njerezve familjare duke ju hequr buken e gojes…..

  7. xhevit says:

    Po ty kush te tha te lexosh libra, mor cun…..nuk e di se ky vend prej 30 vitesh nuk ka lexues librash…..!!!!!

  8. ILIRET says:

    Ty Taqi, qe e therret veten Maqi. Kuadrove te tille ju vjen anash ti dhe ata te shkolluarit qe meqenese kane mbaruar shkollen e larte, pse te mos e bejne edhe te mesmen !!!???
    Ushtaraket qe kane mbaruar shkollen e Ministrise te Mbrojtjes, jane njerezit me te devotshem qe ka ky vend. Ata jane njerez te sakrifices, te cilet vertete sic thuhej dikur, vene interesin e pergjithshem mbi ate vetjak. Jam i bindur per ndergjegjen e larte qe ka artikullshkruesi, megjithese nuk e njoh aspak. Te harrosh shpesh familjen, femijet dhe te perkushtohesh ndaj detyres qe te ngarkuar shteti, vetem tek ushtaraket e ndesh.
    Dhe nje gje. Kush dyshon se ushtaraket qe kane mbaruar Shkollen e Larte te Oficereve, sot jane me te sukseshmit vetem me pune te ndershme? Ata u pershtaten te paret dhe shume me mire se te tjeret me rrugullat e ashpra te ekonomise se tregut dhe u futen shume shpejt ne rrjedhen e saj. Shikojini ku jane ish ushtaraket dhe femijet e tyre! Sepse jane njerez te rrahur me veshtiresi te jashtezakoneshme dhe te mireedukuar. Shumica e biznesmeneve te medhenj sot ne Shqiperi jane ish ushtarake.
    Femijet e tyre, jane me te sukseshmit e viteve te tranzicionit. Ja ku i keni. Presidenti, Ilir Meta, Pandeli Majko. Erjon Brace, Mimi Kodheli, pa le dhjetra gazetare, bij ish ushtarakesh. Bleona, thote ky. Po edhe Bleona, c’te keqe ka Bleona. apo se eshte e vetmja nga shqiptaret qe ka takuar Donald Trump. Po ne shkollat e botes? Kush kane qene me te sukseshmit? Ne kompanite me prestigjoze ne vend dhe ne bote femijet e ish ushtarakeve po bejne karriere shume te sukseshme.
    Keni inatin, jepini hakun ish ushtarakeve.

  9. Studenti says:

    Njerëz të tillë si Bert Kodra, kanë mbet me pakicë.
    Është krim që njerëz të tillë (i përgatitur profesionalisht, i ndershëm, i drejtë, i moralshëm, human, i pa politizuar etj etj), të denigrohen nga njerëz që në pushtet kanë hapur për të vjedhur, për të vënë pasuri të padrejtë dhe njërëzit e ndershëm i quajnë si të dalë mode.
    Ky ish ushtarak, duhet të rehabilitohet në detyrën që ka patur si drejtues, pasi e meriton plotësisht dhe madje e meriton edhe më shumë.

  10. Osman Qystri says:

    I nderuar Robert Kodra.
    Une qe po te shkruaj, kam patur te njenjtin fat, dhe jo vetem nje here, parndaj te besoj ne ndershmerine dhe perkushtimin tend ne pune. Jam i sigurt se te eshte cenuar e drejta themelore e jetes, e drejta per pune, e drejta per te ushtruar profesionin tend, te cilen mund ta beje vetem Gjykata, ne kushte dhe rrethana specifike. Me vjen keq qe te behet kjo padrejtesi nga njerez te papergjegjshem dhe politik, ku sigurisht qendron Ministri ose Drejtori i Pergjithshem, qe as i njeh, as te njohin ne asnje pjese te tipit dhe karakterit tend. Gjithsesi po keshtu me vjen mire te besoj, se KM i vendit pasi te marre letren tende, do ta shohe me pergjegjesi problematiken e saj, dhe do dergoje ne vend persona te pergjegjshem per ta verifikuar. Ndersa pas verifikimit, do jape ndoshta verdiktin perfundimtar.
    Le te peresim, duke te uruar fat dhe kosiderate.

  11. Al says:

    Kam punuar me Bertin te Reagimi edhe e di qe ka vlera si njeri, aftesi si ushtarak dhe kompetent ne ate qe merr persiper.
    Nuk jam ne dijeni te ngjarjeve se si kane rrjedhur por tentoj te anoj nga ana e Bertit. Jo sepse e njoh dhe e di se cfare kalibri ka por edhe sepse thjesht njeriu duhet prezumuar I pafajshem deri sa te gjendet fajtor me prova dhe fakte.

    Denimet pa gjyq kundrejt pafajesise deri sa te provohet e kunderta jane diferenca e madhe midis komunizmit diktatorial edhe demokracise.

    U premtua se implementimi I te ashtuquajtures demokrature (ngjizje e shpifur e atyre dy poleve te mesiperme) do crrenjosej…Keto raste jane tregues te “arritjeve” te atij premtimi.

    Pac fat te provosh te verteten Bert Kodra se nuk eshte e lehte pasi te kesh rene ne goje te thashethemixhinjve dhe hienave intelektu-hale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje