Meta konfirmon një tjetër këshilltar të Nishanit, Ylli Asllani: Presidenti kapërcen gardhet politik tradicionalë

2 Gusht 2017, 10:47Politika TEMA

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta konfirmoi në detyrë njërin prej këshilltarëve të Nishanit, Flamur Gashin.

Sot është konfirmuar një tjetër këshilltar në detyrën e rëndësishme në Presidencë.

Bëhet fjalë për Ylli Asllanin, i cili ka mbajtur prej vitit 2013 detyrën e këshilltarit për Pushtetin Lokal.

“Mirënjohje dhe falenderim Kryetarit të Shtetit për besimin, mirëkuptimin dhe vlerësimin! h.T. Z President Meta kapercen gardhet politik tradicional per te dale mbi palet duke i dhene institucionit nje qasje dhe dimension gjitheperfshires!

Nje gjest qe na obligon dhe jep sinjale per nje Presidence me koordinata e dinamike te re dhe nje konotacion bashkekohor! ….

Shpesh liderat udheheqin edhe me shembullin e akteve te tyre”, shkruan në Facebook Ylli Asllani.

Ylli Asllani ka lindur më 24 Mars 1959 në qytetin e Gjirokastrës. Ai është këshilltar i Presidentit Bujar Nishani për Pushtetin Lokal prej shtatorit të vitit 2013 dhe ofron ekspertizë në fushën e qeverisjes vendore, decentralizimit dhe zhvillimit rajonal.

Para kësaj date Ylli Asllani ka shërbyer:

Në vitet 2005 – 2013 në kabinetin e Kryeministrit Berisha si  Këshilltar për pushtetin lokal; në vitet  2001 – 2005 ka qenë President i agjencisë jofitimprurëse AMIV, në vitin 1996  – 2000 zgjidhet Kryetar i bashkisë Gjirokastër, 1995 – 1996 sekretar i këshillit bashkiak  Gjirokastër, ndërsa në vitet  1991 – 1995 Drejtor i Uzinës Metalike, pas mbarimit të studimeve në vitet 1987 – 1990 ka qenë Inxhinier Projektimi në Uzinën Metalike Gjirokastër; në vitin 1987 Diplomohet në Universitetin e Tiranës si Inxhinier Mekanik, profili Impiante të Industrisë; 1980 – 1982 ka kryer shërbimin ushtarak; ndërsa arsimimin para universitar e ka kryer në vendlindjen e tij Gjirokastër; ai zotëron frengjisht, anglisht e italisht; Kualifikuar në Administrim publik, Qeverisjen Vendore, Planifikimin e territorit, Trashëgimi monumentale, Marrëdhëniet me publikun, etj.

Në aktivitetin të tij publik Ylli Asllani është president i Agjencisë së Mbështetjes së Infrastrukturës Vendore AMIV ku ka realizuar mbi 40 projekte në adresë të demokratizimit të shoqërisë civile,  përmirësimit të cilësisë së jetës  dhe zhvillimit rajonal duke qenë partner me një seri programesh të  Bankës Botërore, USAID –it, Europian Aid,  Crossborder, IOM, UNHCR, OSBE , Fondacioni Soros, Interreg 2-3, Komisioni për Demokraci i U.S. Embassy. REC, Partners of Albania, etj

Ai ka qenë anëtar i Bordit ekonomik të jugut, Këshillit administrativ të universiteteve të Vlorës e Gjirokastrës dhe bordit të Portit të Sarandës si dhe ka qenë disa herë  këshilltar bashkie e qarku.

Lidhur me kontributin në shoqërinë civile, Ylli Asllani në vitin 2000 është certifikuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan me motivacionin “Për kontribut të veçantë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare me profesionalizëm dhe aftësi të larta drejtuese”.

7 komente në “Meta konfirmon një tjetër këshilltar të Nishanit, Ylli Asllani: Presidenti kapërcen gardhet politik tradicionalë”

  1. Lugati says:

    pidhsome likja..kto ja dine kleckat presidences..i tregojne vete kto ku duhet me i fut duret pa u percellu..ec aty presidenti ripjelljes ed lugatit

    1. rruspija ripjelljes says:

      shtangisti ripjelljes..jajahahahahaaha

  2. I djeguri says:

    Dje nuk e postuat komentin tim.Une po shkruaj prap te njeten gje…
    Pyetja mbi pyetje per Meten eshte kjo:
    Si do veproje meta per nipin e Ahmet Zogut?
    A do e mbaje ne presidence? duke ditur se meta der me tani ka qene i “zjarrte” pro luftes nacional clirimtare…dhe “zogu” ka qene kunder kesaj lufte.

    E kuptoj qe “pronari” mero i ka mardhenjet te mira me “zogajt”…dhe nuk e ve ne dukje kete “vecanti”.
    Pune per te!

    1. Lugati says:

      o i pervelum nga truni…ti ke nipin e spiro kolekes kryeminister po ma qahesh per princin e shqiptareve…per cin lufte nacional clirimtare e ke fjalen????per luften qe financun ballistat qe partia mrapa i vrau internoi dhe i qujti tradhtar..apo e ke fjalen per luften NC qe u komandu nga frocat proserbe me komamdant mugosha+popovic..apo e ke fjalen per luften NC qe nxorri klasen politike kriminele qe vrau internoi klasen intelektule e atdhetare te kombit shqiptar..apo e ke fjalen per liderin serb enver hoxha qe degjeneroi bashkombesat e vet per 45 vjet..i coi ne mjerim i pushkatoi..i internoi..per kete lufte e kishte fjalen zotnia jote..s’keni per tu bo njerez kurre ju kriminelat komunist..nuk keni as kurajen me i kerku ndjese 3 brezave shqiptare qe dogjet..serb te paskrupullt na hiqeni dhe si atdhetare

  3. Ben says:

    E mbushi presidencen me plehra si vetja

  4. tarasi says:

    O sa me fat paska qene kapter jarua , i paska patur keshilltaret kaq te pregatitur dhe te pazevendesueshem saqe ky dybeku tjeter Lili ,i mbajti dhe nuk i zevendesoje , per te hequr punonjesin e thjeshte te presidences ose kopshtarin i punonjesin e kalldajes , i zevendesojne menjehere , kurse keta bajgaracet dhe te felliqurit qe u dine vjedhjet , u dine kolpot , i ruajne si syte e ballit , duket me se e qarte lidhjet e metes me pd -ne .Ne vend te raste brenda Rama , e beri president te republikes , na i fute keq o Edi , cborxh ta kishim , na kerkove voten , te dhame , po jo te na beje te ham ne turinj ilir kastravecin , Fatosi beri njeqind pislleqe vetem per nje gje kish te drejte 100% , qe nuk honepste Lilin dhe gruan e tij . Njeri me te felliqur nuk e ben perendia , ke te zesh e ke te lesh Lilin , Jaro kapteri apo Bami , langora hesapi te gjithe pa pik personaliteti , Moisiu kish lezet , xhentelman ,nuk ngaterohej ne punet e qeverise , nuk u degjua per asnje shkelje te kushtetutes ose ligjit , taksirati ti shikojme suratin Metes per 5 vjet ,

  5. Tuno says:

    Lugatit
    Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është lufta më e lavdishme që ka bërë populli shqiptar, ndërkohë që ballistat hanin pulat e qingjat e fshatarëve, bashkëpunonin me pushtuesat dhe premtonin se do të “nxirrnin gështenjat nga zjarri me duart e anglo amerikanëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje