Sejko komenton raportin për tremujorin e parë: Rritja ekonomike do vazhdojë. Pritet rritje e pagave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, deklaron se bazuar nga analiza e raportit për tremujorin e parë të vitit 2017, trajektorja  ekonomike do të vijojë të rritet ndjeshëm

Sipas tij kjo do të krijoje kushtet e përshtatshme për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018.

“Rritja ekonomie do vazhdojë dhe afatmesëm e mjaftueshme për të vendosur ekonominë në ekuilibër dhe do jetë mjaftueshëm për kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”.

“Nisur nga ecuria për inflacionin mesatar për 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë. Ekonomia duket se po i afrohet nivelit potencial, nisur edhe në rënien e normës së papunësisë. Ky përmirësim do mundësojë rritje të pagave…efekti negativ i kursit të këmbimit pritet të shuhet gradualisht.

Ekonomia vazhdon të lëvizë në një trajektore rritëse. Inflacioni mesatat i tre mujorit të dytë ka shënuar rënie.

Rritja e aktivitetit ekonomik ka qenë më e lartë se pritshmëritë tona. Konsumi dhe investimet private janë rritur si rrjedhojë e përmirësimit të besimit në ekonomi, rritjes së investimeve të huaja direkte. Politika fiskale ka prodhuar stimuj pozititiv”, tha Sejko.

Inflacioni

Inflacioni erdhi në rënie nga mesatarja prej 2.4 për qind në tremujorin paraardhës. Rënie e inflacionit sipas BSH ishte pasojë e goditjes së ofertës dhe nga efekti i mbiçmimit të kursit të këmbimit. Ky efekt ishte sidomos reflektim i çmimeve të importit dhe kryesisht tek artikujt ushqimorë. Projeksionet e Bankës së Shqipërisë për inflacionin në 6-mujorin e dytë 2017 janë për një rënie të lehtë nga 2.3% në 2.2 %.

Konsolidimi fiskal

Banka vlerësoi se qeveria ka vijuar politikën e saj të konsolidimit fiskal por kjo e fundit nuk ka të njëjtin intensitet të një viti më parë.

Kursi i këmbimit dhe politika monetare

Banka qendrore vlerëson se, intensiteti aktual i mbiçmimit të kursit  që ka ardhur si efekt i bilancit të shkëmbimit tregtar dhe investimeve, do të vijë drejt uljes. “Kjo do të reduktohet në afatmesëm. Politika monetare akomoduese përmes normës së ulët dhe injektimit të likuiditetit bashkë me informimin e tregut për kahun që do të mbajë politika në vazhdim është përcjellë në gjithë segmentet” vlerësoi Sejko.

Në fund Guvernatori bëri me dije se Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në 1.25%.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *