Vrasja për një karikues, faj i shoqërisë

2 Gusht 2017, 13:12Blog TEMA
Vrasja për një karikues, faj i shoqërisë

Nga Arbër HITAJ

Vrasja e të riut 22 vjeçar Marvi Mihali 2 ditë më parë, përveç tronditjes që i ka sjellë opinionit publik, dramës familiare, është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare dhe grupet e interesit, se çfarë brezi po rritet në këto 25 vjet “liri”.

Shkaqet janë akoma edhe më trishtuese, të mendosh që një i ri, ende pa filluar jetën vritet për një karikues telefoni, me vlerë 10 mijë lektë të vjetra. Pra jeta e një të riu, në sytë e një të riu tjetër shqiptar vlen vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Trishtuese! Por e vërtetë.

Lajme të tilla jemi mësuar shpesh ti dëgjojmë dhe shikojmë, por ajo që mbetet jashtë vëmendjes janë shkaqet.

Vitet e fundit të rinjtë shqiptar, janë në një krizë modelesh.

Kjo në pjesën më të madhe për shkak të opinionit publik dhe medias. Mjafton të hapesh portalet, median e shkruar dhe atë vizive, dhe modelet që promovohen janë këngëtarë që në tekstet e muzikës, bëjnë thirrje vetëm për vrasje konsumim droge (madje ka edhe këngë ku I thuren lavde efektit të drogës), dhe muhabete të “fortësh”, po citoj njërin prej tyre, që më ka bërë më shumë përshtypje dhe kishte shumë klikime. “Thika, kapuça, pistoleta gjithmonë në brez”.

E çi duhen armët një të riu, aq më tepër s’jemi as në kohë lufte.

Të rinjtë shqiptar, model tjetër “atraktiv” kanë bashkëmoshatarët e tyre që merren me politikë, ose më saktë ata moshatarë që përdoren nga politika për “garniturë”.

Pra konkluzioni është i thjeshtë, modeli janë o të fortët milionerat, ose politika, që prej kohësh prodhon veç zhgënjime për të rinjtë dhe jo vetëm. Mungojnë modelet e suksesit në sport, në shkollë, në angazhime vullnetare, e shumë e shumë të tjera.

Periudha aktuale me shumë zjarre në disa zona, mund të ishte idealja për të promovuar të rinjtë vullnetar. Por jo, asgjë e tillë nuk ndodh. Kanë kaluar 25 vjet “liri”, që vazhdon të përkthehet në kaos, dhe ende shëmbujt e tillë mungojnë.

I sapo ardhur nga një vizitë në veri të Spanjës, më bëri përshtypje një fakt, se nëpër kafene gjatë orëve të ditës dhe pasdites shikoje pak ose aspak të rinj nën moshën 25-27 vjeçare.

Politikat e shtetit ishin të atilla, sa gjatë muajve të verës ndaj bizneseve ka incentiva favorizuese nëse punësojnë më shumë të rinj. Përveç asaj kudo shikojë parqe lojrash për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa në media promovimi kryesor ishte për sportistë dhe artistë të shumëllojshëm. Pra shoë bizznesi, promovon të rinj të suksesshëm nga çdo fushë e jetës.

Edhe ne kemi student të shkëlqyer që marrin bursa, në universitetet më të njohura të botës, I kemi të suksshëm në art, sport, kulinari dhe shumë fusha të tjera. Por sa prej tyre promovohen, ose ndryshe sa prej tyre njihen. Pak ose aspak.

Pra media jonë ka ardhur koha të ndryshojë faqen, dhe ti kushtojë më shumë vëmedje modeleve që shërbejnë për edukim brezash, në të kundërt e keqja që trokasë në derën e gjithsejcilit prej nesh.

Asnjë s’ka imunitet ndaj të saj.

Shteti ka një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Duke parë të dhënat për të rinjtë më të shëndetshëm në Botë, rezultoi se ishin në Islandë.

Një zgjidhje që jep gjithmonë rezultat te të rinjtë, ishte shtimi i lëndëve sportive gjatë dhe pas mësimit. Një element I rëndësishëm sa I përket Islandës, është fakti që një matuant, s’mund të marrë diplomën e pjekurisë, nëse nuk kalon edhe provimin e notit, që është shumë impenjativ.

Në vitin 1997 në Island, numri I të rinjve që tymosnin cigare ishte rreth 25%, ndërsa I 15-16 vjeçarëve që të paktën konsumonin alkol deri në dehje të paktën një herë në muaj 40%.

Pas 20 vitesh dhe aplikimi të masave të forta, sidomos në edukimin sportiv dhe akademik, shifrat janë ulur në rreth 5% I atyre që konsumojnë alkool, ndërsa për pjesën që tymoste cigare në 3%.

E di që dikush do të thotë që Islanda është larg, por unë besoj se zgjidhja e gjetur nga ai shtet është shumë pranë realitetit tonë.

Të rinjtë shqiptar, janë inteligjent dhe të zhdërvjellët, por ky potencial nuk po orientohet drejt sfidave dhe suksesit. Pyetja që kam është deri kur?

10 komente në “Vrasja për një karikues, faj i shoqërisë”

  1. Arbeni says:

    Shume e drejte promovojme te fortet dhe njerezit e suksesit qe ja dalin me forcat e tyre nuk promovohen.Gjynaf

  2. j says:

    Shoqeria shqiptare eshte e infektuar nga vesi dhe dembelizmi.
    Kurse rinia eshte pasqyra e ksaj krize morale pa zgjidhje.
    Nje shoqeri pa virtyte dhe ideale eshte shoqeri e vdekur.
    Edhe ju ,jeni te vdekur.

  3. enter"" says:

    Sepse fatkeqesisht ne media sot jane te punesuar pikerisht injorantet, te pashkollet, ata qe nuk kane dot apacitetin intelektual per te promovuar vlerat.

    1. zz says:

      Pikerisht nje legen antishqiptare si ty more zagare flet per “promovim vlerash” ne Shqiperia

    2. undefined says:

      Ti @Enter b…q…do beje mire ta mbyllje ate hale te qelbur b…shiturish sepse eshte ofendim per ate djalosh shqiptare nje ndyresire si ty bene mire te heshte ne te tilla raste

  4. zi says:

    Formimin nje i ri e mer nga;
    familja, shkolla dhe shoqeria.
    Shumica e familjareve japin zero formim ose negativ,
    shkolla zero ose negativ,
    shoqeria, formim negativ.
    Cdo te mjbellesh do koresh,
    vec kur ndodh ne kurizin e cdo njerit prej nesh,
    kuptojme marezine.

  5. Arber Iliri says:

    Media ka mbet ne primitivizem, shteti po ashtu pa projekte e strategji si duhet bere formimi i rinise dhe vlerat qe duhen percuar tek brezi i ri.Kjo po e con shoqerine shqiptare ne nje te ardhme plot pikepyetje.

  6. loni says:

    Kjo ndoth se ne mediat tona jane te punesuar njeres idiote dhe injorante si Muc Nano te cilet kane dhe qellime dashakeqe kunder kommbit SHqipetar.Persona qe ne cdo vend tjeter te botes do ishin prapa hekurave te burgut.Le te provoje ndonje gazetar Grek te shkruaje gjera kunder kombit te tij dhe do ta shohe ku do gjendet te nesermen.Kjo ndoth kur gjykata nuk funksionon.

  7. Artan says:

    Zgjedhja per mua eshte e thjeshte. Ose ri-vendos denimin me vdekje, ose bej ligje qe ne thelb garantojne se ai qe ben krim do vdes ne skamje. Nuk e kuptoj si mund te lejohet nje I burgosur per droge te dal nga burgu dhe te bredhe ne Tirane me mercedez 100 mije euro, te blinduar e te gezoje biznese, pasuri e mireqenie pafund.

    Krimineleve te denuar u duhet e hequr e drejta per te bere biznes, u duhet vene nje stampe ne pashaporte qe mos dalin dot me kurre nga Shqiperia, dhe variant I vetem per te jetuar qe duhet te kene eshte kantieri I punes.

    Me tej keta duhet te detyrohen te raportojne cdo qindarke te pasurise se tyre cdo vit per te pakten 20 vjet pasi dalin nga burgu, kjo deklarate te jete publike dhe cdo pasuri e deklaruar qe nuk justifikohet dot si e bere me pune te sekuestrohet menjehere. Cdo njeri qe shoqerohet me keta alabake konsiderohet si I tille dhe pasuaria e tij/asaj eshte subjekt hetimi. Ideja eshte se alabaket duhen izoluar sa me shume nga shoqeria.
    Po keshtu nqs I jati pensionist, apo familijar dalin pronar biznesesh e pronash qe nuk I justifikon dot, sekuhestohen, dhe ata duhet te deklarojne pasurine cdo vit pasurine per minimalisht 10 vjet. Keto asete ti kalojne buxhetit te policise/hetuesise/prokurorise dhe nje % te jene bonuse per policet/hetuset/prokuroret qe bejne sekuestrimin.

    Alabaket dhe gangot ne Shqiperi duhet te vdesin te varfer, vetem ne kete menyre ata nuk do jene me frymezim per rinine.

  8. mik says:

    Me pelqen komenti i komentuesit ‘Zi “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje