PËRPLASJA/ E quajti të sëmurë psiqik, Nano: I kërkoj ndjesë Moikom Zeqos, por nuk tërheq asgjë për Skënderbeun

3 Gusht 2017, 13:59Kulturë TEMA

Mustafa Nano i ka kërkuar ndjesë publikisht studiuesit Moikom Zeqo.

Pas “deklaratës” së Nanos, se nëna e Skënderbeut ka qenë sllave (serbe), Zeqo, botoi një shkrim, ku i kundërvihej kësaj teze, çka, së bashku edhe me shumë reagime të tjera, mes të cilave edhe ato të avokatit Spartak Ngjelës, që shprehej se ai ishte i paguar nga islamikët apo Artan Shkrelit që thoshte se bëhet fjalë për një “tezë sllave”, e irritoi publicistin.

I ftuar në studion e Turian Hyskës në “Vizion Plus”, Nano do t’i merrte me radhë të gjithë “sulmuesit” e tij, duke u vënë nga një “epitet”. Spartak Ngjelën e konsideroi “idot”, Shkrelin, “racist”, ndërsa reagimin e Moikom Zeqos, e krahasoi me atë të një të sëmuri psikik.

Pas kësaj deklarate, reagoi sërish studiuesi, por padyshim, me tonalitete më të zbutura. Pasi kanë kaluar disa ditë, duket se Mustafa Nano është penduar për reagimin e tij kundrejt Moikom Zeqos.

Ai i ka kërkuar atij ndjesë publike, në programin e Enkel Demit, “Fol me mua, fol me ata”, ku ishte i ftuar për të folur për librin e tij më të fundit, “Sandwich; A është mirë me qenë shqiptar”.

“Ishte një reagim i shpërpjestimuar nga ana ime. Ishte një reagim në të nxehtë. Moikom Zeqo nuk i ka hak ato fjalë”, tha Nano, duke vlerësuar studiuesin. Por, fakti se ai kërkon ndjesë, nuk do të thotë se ai po ashtu pajtohet me shkrimin e Zeqos. “Kjo nuk ndryshon asgjë në pjesën tjetër. Unë nuk mund të pajtohem me shkrimin e tij, më saktë me frymën e atij shkrimi, apo me rolin prej gardiani të nderit nacional që ai i dha vetes kur zuri të thoshte ‘mjaft, mjaft, mjaft me Skënderbeun’. Por përsëris, kjo nuk e justifikon qëndrimin tim ndaj tij. Shfrytëzoj rastin për t’i kërkuar ndjesë. Jo vetëm atij, por edhe publikut”.

Në programin e Enkel Demit, Nano “la pas Skënderbeun” dhe u ndal në një tjetër çështje, ende të pazbardhur në historinë e shqiptarëve, atë të vijueshmërisë iliro-arbër. “Origjina ilire e shqiptarëve nuk është një gjë tërësisht e provuar”, tha Nano. Këtë temë ai e ka prekur edhe në librin e tij “Sandwich”. Ai ironizon me përpjekjet që janë bërë për t’i nxjerrë shqiptarët, madje si pasardhës të pellazgëve.

NGA LIBRI

“Dalldia shqiptare prej origjinës pellazge vijoi gjatë. Një numër intelektualësh iu vunë punës për të gjetur toponime e antroponime greke që e kishin burimin te pellazgjishtja, për të cilën nuk është se dinin ndonjë gjë. Por ani, njihnin gjuhën që rridhte prej saj, shqipen.

Një përmbledhje e gjurmimeve etimologjike në gjuhën shqipe që kinse të çojnë tek origjina pellazge a ilire e saj është bërë në një numër të veçantë të revistës “Leka” me titullin “Të drejtat e Shqipnisë ethnike”, vëllimi I, me nëntitullin “Tagret e Shqipnisë për pamvarsi politike”. Ky numër i veçantë është i vitit 1944, dhe është i përgatitur në përgjigje të ftesës që Instituti i Studimeve Shqiptare u bënte intelektualëve shqiptarë “t’epshin ndihmesën e tyre në mbledhje të dokumentavet qi dëshmojnë të drejtat e Kombit t’onë për pamvarsinë kombtare”.

Ishte momenti kur, me ç’duket, intelektualët e shkencëtarët shqiptarë u vunë në lëvizje për të bërë gati kredencialet akademike, me të cilin ata mendonin të kërkonin e përligjnin një trajtim special të Shqipërisë në rast se Lufta II do të përfundonte, larg qoftë, me fitoren e nazizmit. Dhe në kapitullin e parë, duke folur për “xanafilljen e shqiptarve”, bëjnë një listë të fjalëve të rëndësishme të kulturës e të mitologjisë së Greqisë antike që shpjegohen me fjalë të shqipes moderne:

“Kështu, thotë H. Kiepert, Zeus rrjedh nga me nxe, pse Zoti nxen e ngjall gjithçka; Aspetos, emër nën të cilin ishte nderue Akili n’Epir, rrjedh nga a(i) shpejtë; Theti, hyjneshë e detit dhe e ama e Akilit, rrjedh nga deti; Rhea, e bija e Tokës dhe e ama e Zeusit, rrjedh nga emri a nga adjektivi e re, e reja; Afrodite, hyjnesha e dashunisë, nga afron dita, pse planeti që i asht kushtue dhe e përfytyron shkëlqen në nji mënyrë të posaçme ne e nade;

Penelope, e shoqja e Yliksit, rrjedh nga pen lypë, pse për t’u bishtnuem dëshireve të lakmuesvet të saj e për t’i ndejë besnike të shoqit, u thonte atyne se do t’u plotsonte dëshiret porsa t’mbaronte pëlhurën qi ishte tue bamun: veçse nuk e mbaronte kurr pse natën prishte çka kishte bamun ditën; mbas A. Gjikës, Athena, hyjnesha e dijes qi duel e armatosun nga koka e Zeusit, rrjedh nga e thënë ase nga thane-ja = fjalë mendore; Kora, hyjnesha e korrës, rrjedh nga korrë-a, e Poseidhoni, i biri i Saturnit e hyu i detit, rrjedh nga pas (përtej) dhenash;

Poseidhoni quhet edhe Neptuni, emën qi, sipas Atë Gjeçovit, rrjedh nga nep të tundun; kështu edhe Saturni mund të quhet Kroni, që don me thanë i kunoruem: në nderë të tij shqiptarët ngrehën nji kështjell në maje të Gurit të Kuq, afër Finikut, ku ishte dhe qyteti i Kronit, sot fshati i Krongjit në rrethinë të Delvinës”. Mirëpo, merret vesh, një matching game i tillë nuk përbën provë për asgjë. E shumta, mund të jetë një gjë argëtuese”.

19 komente në “PËRPLASJA/ E quajti të sëmurë psiqik, Nano: I kërkoj ndjesë Moikom Zeqos, por nuk tërheq asgjë për Skënderbeun”

  1. Loran shehu says:

    O mustafa nano o miz halesh o anonim o i mjer ku ke shans ti te flasesh per Skenderbeun

  2. ee says:

    Nano injoranti! Ka studime gjenetike qe tregojne se Shqiptaret e sotem jane perzjerje e popullates pellazge, haplogroup I, G,E, popullates Ilire qe erdhi me vone dhe solli gjuhen indoevropiane, haplogroub J, R1a, R1b dhe ca E tjeter, Popullates sllave R1a, I2a, si dhe ne masen 5-8% genet i kemi nga Turku. Perrallat me mbret nuk pijne me uje, ka shkence tani Nano injoranti

  3. Westphalia1648 says:

    Zoti Nano
    Shqiptaret e kane te veshtire ta kthejne Frëngjine ne Dritare. U jane mesuar syte ne erresire. Veshtire do ta kesh me njerez qe jane kofident dhe komod ne budallallikun dhe paditurine e tyre. Good Luck

    1. uhahahaaa says:

      …si ty o i akomoduar … ? ? ?

    2. Dardania says:

      Jo se tashi do jemi komod me injorancen e juaj .
      Ptuuu bre sa kopilin e kishin pas lane .
      Thefshi qafen me gjithe ta .

  4. mirel says:

    Mbaje fort Muci. Fort. E verteta osht gje e madhe oreee. Futi nje noteri 600 lekshe dhe nji kjo osht baraz me regjistrimin e Skenderbeut ne gjendjen civile. Per kete do te te pajisin dhe me certifikaten e lindjes se Skenderbeut, dhe perberjen familjare.
    E shikon Muci, u bere baba..
    Kujt ja pris(h)te mendja

  5. Vape says:

    Me kujtohet nje editorial i dikurshem i te madhit Gavrosh Levonja (i uroj gjithe te mirat atje ku eshte) pas nje artikulli te Moikom Zeqos. Ky kishte shkruar recensionin mbi nje liber te vetin me emer tjeyer ku ngrihte veten ne qiell. Goshi ia ktheu te nesermen duke e shpotisur si me te diturin ne Ballkan e me gjere. Ishin vitet 1998-99.
    I gjori tani eshte semure e shkruan ne çdo artikulli mbi çdo argument me keq se ai A doni me per Belulin. Do fusi patjeter nje paragraf se sa shume e vleresojne te huajt ate, familjen e tij apo vajzen e tij.
    Nuk eshte i semure psikik Po meriton te jane llogari per gjithe ato vjedhje qe ka bere ne dem te artit shqiptar.

  6. Geri NYC says:

    Muci eshte me psikopat se Lubonja,te pakten Lubonja ne marrezine e tij,nuk fyen. Kurse ketij po i dole para te shfryn gjithe jashteqitjet nga goja. Njeri medioker,pordhtalist i pavlere asgje me shume se kaq. Faji kane mediat qe i japin hapesire jo vetem ketij por te gjithe anal-lesheve qe na kane care mender b….n.. Por cfare mund te presesh kur mediat jane akoma me keq se keta.

    1. Nona says:

      O mendje, po flasim per Zeqon ketu. Mire shkrimin Po as titullin s ia paske lexu. Po mos komento kot o burre se vape. Kurse energji dhe kriprat minerale se t bin bateria

  7. korrekti says:

    Po prape me kete mut-muti ju? Po çfate i thoni studjues kitij haleje pazari? Apo pse studjon tezat serbe dhe prrallat e tyre na i servir per te verteta
    Lereni kete idjot ne ligesite dhe injorancen e tij. Pse ngaterroni nje historian te nderuar si Moikom Zeqo me teorite e ketij bastardi?

  8. Shqip says:

    Ke te drejte o Nano. Jemi bere gaz i botes. Ne vend qe te studiojme matematike e fizike e gjenetike merremi me te tilla budallalleqe. Ne qe edhe fjalet me elementare i kemi nga gjuhet e tjera: mur, porte, kembe, gju, gote, tas, llak, mik, baba, halle, teze, dite, nate, i vjeter, Ungj, heshte, kale, pule, qen, jo, shpatull, kuvend, kos, rruge, mal, bredh, vadit, tarife, shifra, magazine, limon, sheqer, pambuk, karvan, qerre rakete, pizhama, valixhe, funduq, xhup-xhube, portokall, çorape, breke.
    Sipas dijetaro truthareve gjindja pellazgo iliro & Co pasi ua falen apo imponuan komshijve fjalet e veta (edhe rrenja fol dhe fjale ka prejardhjen te huaj) vendosen te bejne nje harakiri gjuhesor apo i zuri skleroza dhe harruan gjuhen e tyre per te mbajt ne kurriz te gjitha fjalet e cilitdo pushtues qe kaloi kendej. Romake vizigote ostrogote bizantine anzhuine normane venedikas sllave turq austrohungareze italiane gjermane etj.
    Doja te ju uroja dite te mbare Po dreqin edhe kjo fjale vjen nga latinishtja. Ju uroj shendet!

  9. tarasi says:

    o Muci , e pse je gomar i teri , se vetem gomari po i tha truri dhe nuk e ndryshon , ti je gomar ne kuptimin e plote te fjales .Po mbae mendimin tend forte , ska problem , e kujt i hyn ne pune , kujt i intereson se cthua ti .Kujton se ato qe thua kane ndonje rendese ??? thjeht behesh idiot dhe i pa degjueshem e i palexueshem

  10. Rena says:

    Duke shitur libra kinse historike nuk behesh as shkrimtar i madh, aq me pak historian. Keto teza te M. Nanos nuk perbejne zbulime, perderisa studentet e Universitetit te para 1990 i zhvillonin ne leksionet e tyre te Historise; ndersa momenti qe eshte zgjedhur ka te beje me ngjarjet politike dhe miting hesapi, nuk e mer vesh nga te vine gjithe keto teza, qe shkencore nuk jane, por pretendojne te bejne ndermjetesin, te ngrejne ura ndermjet shqiptareve dhe fqinjeve tane serbe. lidhje qe kane ekzistuar edhe para ketyre “zbulimeve”, e do te vazhdojne te jene. Agjitacion, propogande, çorganizim ne kohen e internetit dhe gazetave online qe bombardojne nje perdorues jo dhe aq te vemendshem ndaj fjales, kumtit, sesa emrit qe e thote sikur te kete zbuluar shkakun e ekzistences apo te shkaterrimit te sotem te vlerave kulturore, miteve kombetare, kombit.

  11. Aleko says:

    kejo shqipja qenka kunder pellazgo ilireve , sepse me nje te rene te spates gjithe fjalet tona bazike qenkan me prejardhje te huaj… e tha shqipi u be ha ha E te thone gjuhetaret qe shqipja radhitet nder gjuhet me te vjetra ne bote ., ska gje ,, kush po pyet per ta , kur kemi shqipen ..lume ne !..

  12. Arber Iliri says:

    O Muc i besoj gjenise tende ndaj me tu lut a mundesh me studiu se nga vine keta shqipot, ti sigurisht vjen prej hyjnive po keta te tjeret qe jane koti para teje.lere mohimin po tani te lutem bej pohimin e madh nga vijne shqipot dhe mbylle.Hej e more vesh qe edhe Irene Papas qeka shqiptare, hajde gjeje ket pune.Film per Odhisene, me shqiptare, Bekimi po shqiptar, Irena po shqiptare, c’umbeti grekerve.hahahaha

  13. Arber Iliri says:

    O Muc i besoj gjenise tende ndaj me tu lut a mundesh me studiu se nga vine keta shqipot, ti sigurisht vjen prej hyjnive po keta te tjeret qe jane koti para teje.lere mohimin po tani te lutem bej pohimin e madh nga vijne shqipot dhe mbylle.Hej e more vesh qe edhe Irene Papas qeka shqiptare, hajde gjeje ket pune.Film per Odhisene, me shqiptare, Bekimi po shqiptar, Irena po shqiptare, c’u mbeti grekerve.hahahaha

  14. kleptofagos says:

    @ Mustafa Nano
    Nuk dua te besoj se je i shitur, sepse disa miqte e tu te vjeter, qe te njohin me mire se une, jane te sigurt per te kunderten dhe une prirem per nga opinioni i tyre. Sidoqofte, kokfortesia jote deri ne delir per te manifestuar “opininonet” e tua historike, nuk le aspak shije te mire .. Mesa kam degjuar je diplomuar me rezultate maksimale ne fushen e inxhinjerise elektrike, qe tregon se pervec talentit shkencor ke humbur edhe shume kohe per te studiuar. Nga ana tjeter, mund te te them se sado libra dhe histori te kesh lexuar ne rinine tende apo me vone deri sot, mynyra se si e shtjellon historine dhe aq me teper konkluzionet absolute qe deklaron nuk jane gjithsesi profesionale. Privilegji qe te jep aksesi ne media, te jep edhe te drejten per te shprehur opinionet e tua, por kjo pozite nuk perben “prove historike”. Minimumi qe duhet te besh kur i kundervihesh opinioneve te pranuara pergjithesisht (jo vetem shqiptare), aq me teper nga pozitat aktuale te nje amatori te historise, eshte qe gjithcka qe ty te duket ndryshe, mbasi te kesh cituar me pare shume burime te gjithepranuara profesionalisht, ta fillosh me fjalet “per mendimin tim modest”, ose “kjo qe une mendoj mund te konsiderohet si nje hipoteze” dhe ta shoqerosh me prova e dokumenta historike, arkeologjike, gjenealogjike, etj.. Zelli i madh emocional qe tregon per te debatuar historine deri ne ofendime me te gjithe kundershtaret e tu, nuk eshte aspak nje tregues i talentit shkencor qe ke cfaqur ne rini, aq me pak i profesionistit ne fushen e historise. Per mendimin tim modest, ty te duket vetja me i zgjuar dhe me i mencur nga sa je ne te vertete. Sidoqofte edhe kjo e imja mbetet nje hipoteze ..

  15. pjeter says:

    Ore edhe ju te temes mos abuzoni me titujt ketyre palo gazetareve, publicist i njohur, ca lesh publicisti esht ky?c’fare ka publikuar ndonje gje interesante ? publikon pacavure dhe provokon shqiptaret per te shitur librat etij?kush eshte ky, ne emer te kujt dhe me c’prova flet ky delnxhiu kunder prejardhjes se shqiptareve, c’fare kerkon te tregoje ?karakter? kur thote qe nuk terhiqem nga ato qe ka shkruar?e kujt i plasi se nuk tehiqet, ngelen pacavure publikimet e tij. Bojkotoheni mustafa halene. Ti futesh historise sikur ben muhabet tek kafeneja, duhet te marresh parasysh qe mund te te sulen e te ta beJne cicin ne koke si hesap per punen e bere.

  16. xhoni says:

    ky njeri qenka nje kungull qe sdo pjeket kurre ,,,,shko nderro zanatin se nuk je per ate pune ,,,se u turperove…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje