SONDAZHI/ Shumica e serbëve mbështesin dialogun me Kosovën, ja se çfarë kërkojnë nga politikanët

3 Gusht 2017, 14:37Rajoni TEMA
SONDAZHI/ Shumica e serbëve mbështesin dialogun me Kosovën, ja se

Ky opinion është rezultat i një sondazhi të kryer së fundmi nga Ministria e Integrimit Europian në Serbi.

Anketa tregon se 59 për qind e qytetarëve serbë vlerësojnë se dialogu me palën kosovare është i nevojshëm, pavarësisht përfshirjes së BE-së.

Sidoqoftë, përqindja e qytetarëve që mbështesin këtë dialog ka pësuar rënie në krahasim me të kaluarën. Në dhjetor 2013, 70 për qind e qytetarëve e mbështesnin dialogun.

Kjo mund të shpjegohet nga fakti që marrëveshja e parë e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, mbi parimet e qeverisjes dhe normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2013, përbën një gur kilometrik në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sondazhi i fundit tregon gjithashtu se për qindja e njerëzve që nuk mbështesin negociatat u rrit deri në 30 për qind. Por kjo mund të shpjegohet me faktin se prej kohësh bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli kanë hyrë në një ngërç.

1 komente në “SONDAZHI/ Shumica e serbëve mbështesin dialogun me Kosovën, ja se çfarë kërkojnë nga politikanët”

  1. sadna babul ka bidai says:

    shikoni qeshtja duhet me rishiku me imsi ,pastaj me vepru ,dipllomaci e zgjuarsia vlen shum me kuptu shum xhana te tukshme apo te patukshme per te bere dicka te vlefshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje