Ky është Skëndërbeu europian

Nga Fatjon Baze

Skenderbeu ka vijuar te mbaje lart flamurin shqiptare ne Kupat e Europes, duke u kualifikuar per ne fazen e “play off”, te kompeticionit te “Europa League” pasi eleminoi ne raundin e trete kualifikues skuadren çeke te Mladen Boleslav.

Nje kualifikim madheshtor dhe plotesisht i merituar per juglindoret te cilet zhvilluan 120 minuta spektakolare duke arritur qe te permbysin disavantazhin e pjeses se pare, dhe per te derguar ndeshjen ne kohen shtese ku me pas treguan profesionalizmin e tyre ne gjuajtjet e penalltitve duke triumfuar me rezultatin 4-2.

Ky Skenderbe tregoi qe edhe ne kete sezon eshte e vetmja skuader shqiptare qe eshte e denje per te konkuruar ne Kupat e Europes  – ndryshe nga tre ekipet e tjera Kukesi, Tirana, dhe Partizani qe kete sezon nuk arriten dot te kalonin asnje tur.

Ky eshte nje Skenderbeu i vertet europian, duke nisur qe nga menyra e organiazimit te klubit, ndeshjet mjaft te mira te zhvilluara dhe mbeshtetja e madhe e tifozave korçar si ne ndeshjet ne stadiumin e tyre ashtu edhe mbremjen e djeshme te cilet e kishin mbushur plot impiantin e “Elbasan Arenes”.

Eshte nje Skenderbeu europian dhe ne ndeshjet qe kane luajtur pasi kane arritur qe te zhvillojne ndeshje te verteta ne fushen e blerte – ndryshe nga ato qe UEFA na zbuloi nje vit me pare.

Kete vit jemi te gjithe deshmitare te ndeshjeve spektakolare te korçareve te cilet ne te gjitha takimet europiane kane luftuar ne çdo cep te fushes duke i merituar kualifikimet ne te treja turet.

Nuk eshte me ai ekipi qe ndeshkohej ne menyra amatoreske dhe qe i nxiu faqen futbollit shqiptar me ate raport qe UEFA nxorri ku kishte zhvilluar ndeshje te trukuara ne Europe.

Kete vit eshte ai Skenderbeu luftetar qe po arrin te meritoje gjithçka ne ate qe po zhvillon – duke dhene nje sinjal qe dine te fitojne dhe ndershmerisht.

Ky eshte gjithashtu dhe nje leksion per te gjithe presidentet e klubeve qe nese investojne me seriozitet ne klubet e tyre, do tu shperblehet siç po i ndodh Skenderbeut.

Nje leksion dhe per Ardjan Takajn qe mesoi se ne futboll fitohet dhe me djerse!

9 komente në “Ky është Skëndërbeu europian”

  1. albaniafirst says:

    Ka nje emer te madh qe duhet ta nderoje

    1. tironci i kuq says:

      Skenderbeu e ka te sigurte vendin e dyte ne Kampionat sivjet 😉

  2. Aleksander says:

    Mendova se do te ishte nje lloj autokritike e atyre tifozeve te skuadrave rivale te Skenderbeut,qe me ne fund te kishin kuptuar qe Skenderbeu, edhe me pare ka fituar se ishte VERTET me i FORTE se pretendimet e tyre.Me vjen sinqerisht keq, qe shqiptaret, akoma nuk e kane civilizimin per te pranuar qe kur nuk arrijne te fitojne,fajin mund ta kene ata vete.Perse e kerkojme deshtimin tone domosdoshmerisht te ai tjetri qe fiton…kjo eshte primitive ,jo qytetare ,qesharake dhe te le ne nivelin qe je, sepse ti nuk mendon te permiresosh veten e te rrisesh nivelin tend por te ulesh kundershtarin nen nivelin tend MEDIOKER e jo fitues.Nuk e sjell kjo menyre te menduari PROGRESIN,ndoshta fitoren e nje kampionati medioker po ,qe te gezohen tufat,por ne Europe pastaj bejme SCHIFFO…a ja vlen te kenaqemi keshtu ?!-Per fat te mire shoh qe presidenti Demi po leviz ne drejtimin e duhur ,dhe nese fiton neser(e me siguri do te fitoje) do te fitoje sepse eshte jo nje por dy hapa perpara te tjereve drejt permiresimit…PROGRESIT dhe jo lloqeve te kavajes ndaj kundershtareve,akuzave prej humbesi e te paafti.Kjo eshte ne te mire te te gjitheve,gjithe futbollit shqiptar.Suksese Partizanit dhe gjithe skuadrave shqiptare e futbollisteve shqiptare .

    1. me thene te drejten says:

      Sipas teje edhe UEFA (se FSHF-ja s’diskutohet) ja kane fut kot qe Skenderbeu ka manipuluar ndeshje brenda dhe jashte, ne sezonin 2015-2016? Sipas teje nuk ka pasur asnje mashtrim gjate atij kampionati (megjithese meqe po flet per skuader VERTET te FORTE, psh Partizani e mundi tre here Skemderbeun dhe nje ndeshje doli barazim, e perseri ne krye doli Skenderbeu)? Sipas teje vazhdimesia e mire e ndershmerise se atij kampionati (pra 2015-2016) u duk edhe ne kampionatin tjeter 2016-2017, ku Kukesi fitoi plotesisht me “merite”,sidomos ne ndeshjet e drejtperdrejta me Partizanin (bashke me “gjyqtaret e huaj”) e duke perfunduar ne ndeshjen “xhevahir’ me Skenderbeun !? Mashtrimi s’jell mashtrim ne vazhdimesi dhe kete lojen e mashtrimeve e hapi Skenderbeu ne kampionatin e rrembyer pa te drejte Flamurtarit. Qe atehere mashtrimi i rrembimit u quajt i pranueshem ne futbollin shqiptar. Ky eshte standarti qe ju pelqen?
      Cilesia e nje skuadre futbolli nuk ka te beje aspak me manipulimet ne futboll! Skuadra e Skenderbeut vertet ka qene dhe eshte nje skuader cilesore (asnjehere nuk e ka mohuar kush kete), por kjo nuk ka lidhje fare me faktin qe kjo skuader ka qene edhe mashtruese e manipulatore! Perfundimisht te gjithe duhet te binden per kete dhe te mos e perdorin si “argument justifikimi”. Po, nje skuader mund te jete cilesore dhe mund te jete edhe manipuluese e mashtruese njekohesisht,asgje per t’u cuditur nuk ka ketu. Dhe kjo skuader eshte denuar se eshte MASHTRUESE dhe jo se eshte skuader cilesore!!!!
      QARTE?

  3. K.F says:

    Fatjon Baze, duhet ta dish se Skenderbeu sot po paguan shpifjet dhe balten qe keni hedhur pa kursim ne faqet e gazetave ndaj futbollit shqiptar. Ka dallavere, por korcaret mund te ishin te fundit ne kete histori, jo te paret.

  4. Pandeliu says:

    Keto ndeshje ishin pasqyra me mire per te pare veten perbaltesit e Skenderbeut , e djerses se derdhur nga lojtaret dhe e fyerjes qe ju be qytetareve korcare. Fusha e lojes tregon te verteten, turp per zyrtaret dhe pensionistet e Komisionit te Etikes qe duan ti japin kampionatin nje ekipi qe nuk di te fitoje ne fushe, por ne tavolina. Nje ekipi qe vetem nga Fair Play financiar duhet te denohet per pastrim parash. Nje ekipi qe nuk tregon sa ka shpenzuar keto tre vjet dhe sa ka fituar. Po kush duhet ta beje,??? Erion Brace eshte ne ate pozicion!!? Ortaku i pastrimit te Lek-ut. Nga vijne te ardhurat e ketij ekipi??????

    1. e c'na gjeti says:

      UEFA denoi skuadren e Skenderbeut (dhe jo qytetaret korcare) per manipulim rezultatesh, ne kampionat dhe ne ligen evropiane. Po pate ankese drejtoju UEFA-s!
      FSHF-ja ishte e detyruar te zbatonte vendimin e UEFA-s,perndryshe do perjashtohej nga UEFA!
      QARTE!?

  5. tifozi says:

    Komentuse bole.
    Skuader klasike. Me e mira qe kam pare ne jeten time

    1. specialisti says:

      Madje ja kalon edhe Barcelones!
      Budall 😛

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *