Ministri teknik i PD-së del kundër Ramës, pezullon dorëheqjet e drejtorëve. Ja arsyeja

4 Gusht 2017, 12:13Politika TEMA

Ministri i Drejtësise, del me nje deklarate te forte kunder kryeministrit Edi Rama lidhur me thirrjen e tij te prere per doreheqjen e te gjithe krereve te hipotekave.

Deklarata e pezullimit te dhenies se doreheqjeve

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje tëRegjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës,Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj.

Duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit tëShqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat eqytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave tëmiratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotëadministrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë.

Kjo masë vjen nëkuadër të detyrimit moral dhe ligjorë që kanë autoritetet publike, që kur konstatojnë shkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos pranojnë dorëheqjen e zyrtarëve, por t’i bëjnë ato t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.

Për këtë qëllim, Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit tëPasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse.

Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë ngahyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë sëgrupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin ehetimit administrativ.

Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP që kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme tëqytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinore “Shkarkim ngadetyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen.

Që nga data e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do tëhezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apo abuzimi me detyrën.

Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri nënivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra medorëheqje.

Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoriteteve përgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këtazyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin përshkeljet e tyre në organet kompetente.

Kjo do të pamundësonte, që në rrethana të caktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionarë të riktheheshin në funksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin einteresit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.

Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e tëdrejtave të qyetetarëve dhe ndëshkimin e çdo zyrtari publikë që abuzon me qytetarët.

Në këtë drejtim, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi paralajmëron çdo punonjës të ZVRPP tëbëjnë kujdes në ushtrimin e detyrës dhe të veprojnë me përgjegjshmëri në zbatimin eligjit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përndryshe do të përballen pa asnjëdiskutim me pasojat e shkeljes së ligjit.

 

 

6 komente në “Ministri teknik i PD-së del kundër Ramës, pezullon dorëheqjet e drejtorëve. Ja arsyeja”

  1. a says:

    Dhe nese Rama nuk e shkarkon ta gjeje vete emrin qe meriton.

  2. Bogonica says:

    Nuk e njoh fare kete Gazmend Bardhin,emrin e tij e kam degjuar per here te pare kur u be minister.Por ne jemi mesuar me ate se si, brenda nates,nga student behesh kryeminister,nga murator behesh shef qarkullimi,nga xhenerik behesh minister,nga bujk mesues.Keto kane ndodhur ne shqiperi dhe po cudisn boten.Mirpo tek ky konkluzion qe arrin ministri duhet qendruar.Rregulli e do qe pergjegjesia e zyrtarit duhet te provohet,dhe ai zyrtari,kur ka pergjegjesi duhet te shkarkohet dhe jo te dorehiqet,kjo nuk ka diskutim.Ne se pergjegjesite e kalojne masen administrative atehere per zyrtarin fillon ndjekja penale.Ministri Bardhi gjykon drejt,dhe ben mire qe jep 10 dite kohe.Mirpo ne se kjo kohe sherben si alibi per te shtyre e per te fshehur korrupsionin,atehere problemi ndryshon.
    Z.Bardhi! Grupet e kontrollit qe ju keni ngritur duhet te dijne se nje popull i tere ne kor po mbeshtet kryeministrin,per te hequr qafe zyrtaret e korruptuar.Pra grupet e kontrollit duhet te legjitimojne ato shkelje,dhe duhet te marrin kontakt me ata njerez qe me emer e mbiemer i kane shkruar kryeministrit.Ne qofte se vetem nje qytetar i vetem qe eshte anekuar gjykohet se ka te drejte,atehere jepuani ketyre grupeve te kontrollit “Letren e Bardhe e Shkarkimit”,qe te certifikohet(s’ka me mire) vullneti i qytetareve dhe atehere ju zoti Bardhi, do t’i benit nder edhe formacionit politik qe ju ngarkoi ate detyre te larte,dhe qytetaret do kuptojne se jo te gjithe ne PD apo ne LSI,jane bere pjese me te keqen,nje nga te cilet do mbeteni dhe ju.Faleminderit !

  3. fieraku NGA ferrasi says:

    Z bardhi ti mire e ke
    Po’ shteti hala s’ eshte bere i forte
    Dhe Rama me nje rruge ben dy Pune
    ATA i shpeton nga Burgu
    Dhe buxhetin e shtetit e shpeton
    Nga pagat qe do fitojne ata ne qofte se i pushon.
    Ai qe ngel me gisht ne goje eshte ai i mjeri mbi pronen e te cilit eshte bere Mbivendosje
    Kjo deklaraten jote eshte si ato deklaratat e Sabri godos per pronat
    Kur i tha nanos
    MOS na merrni AQ seriozisht kur flas per pronat
    Edhe ju kur beheshit gati per te ike nga
    Pushteti i emeronit rregjistruesit gjyqtare

  4. Asus says:

    Kjo qe po ben ministri duket me e drejte se thirrja per doreheqje pasi kerkon mbeshtetje ligjore dhe I sherben ndertimit te shtetit. Ky qendrim tregon dhe moskoordinim qeveritaresh, njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit. Duket sikur Rama eshte pak I nxituar e I dhene me teper pas ideve se ndaj ekzekutivit, pra me shume teorik se praktik.

  5. Vezhguesi says:

    Ministri teknik duhej te kishte dhene doreheqjen me kohe. Eshte i paligjshem.
    Po te kish treguar vullnet politik dhe ndershmeri duke ikur nga ajo karrige qe s’i takon me, atehere do ta besoja ate qe thote si te thene sinqerisht.
    Tani, morali qe ai shet nuk bind askend.
    Mjere ai, nuk i therret mendjes se ne nje dite shtatori do dali nga zyra si mi i lagur.

  6. Shoku shpati says:

    @ vezhgusi
    Ti ke pas bo komente brillante
    Pse keshtu sot?
    Ky ministri ka shume te drejte nga Ana ligjore
    Forca nga vjen ai ka bere keto qe po’ ben Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje