Alarmi i mjekëve: 13% e çifteve në Shqipëri janë prekur nga infertiliteti, ja rreziku

Mjekët gjinekolog japin alarmin se infertiliteti po shënon rritje nga viti në vit. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, rreth 13% e çifteve të reja në vend nuk mund të sjellin në jetë një fëmijë si pasojë e infertilitetit.

Mjeket rendisin një sërë shkaqesh, ku peshën më të madhe e zënë infeksionet e patrajtuara.

 

“Rreth 75% e grave dhe vajzave ndeshen njëherë në jetën e tyre nga një infeksion gjinekologjik. Si rezultat i këtyre infeksioneve të patrajtuara mirë, si rezultat i rritjes së moshës së shtatzanisë pasi femrat duan të mendojnë njëherë për karieren pastaj për fëmijë, si rezultat edhe i faktorëve të ambientit, të një ambienti jo të pastër, ulet edhe përqindja e spermogramës. Rreth 20% për arsye mashkullore, 40-50% të femrave ndërsa pjesa tjetër është për arsye të përziera femër dhe mashkull”.

Sipas mjekëve, higjena jo e mirë shpesh bëhet shkak për infeksione. Sipas tyre periudha e verës, si pasojë e frekuentimit të plazheve dhe pishinave shton rastet e infeksioneve tek femrat./TvKlan

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...