Bumerangu i turizmit, hotelet po shtojnë kapacitetet, por…

5 Gusht 2017, 10:25Ekonomia TEMA
Bumerangu i turizmit, hotelet po shtojnë kapacitetet, por…

Hotelet në zonat bregdetare të vendit po shtojnë kapacitetet akomoduese për t’i bërë ballë fluksit të madh të turistëve nga Çekia dhe Polonia. Por zgjerimi pa plan, mungesa e standardeve, cilësia e dobët e shërbimeve, plehrat dhe kaosi përreth i kanë përcjellë me përshtypje negative shumicën e tyre.

Teksa të gjitha hotelet po zgjerohen me shpejtësi, turistët po japin sinjale negative se kërkesa për të pushuar në Shqipëri nuk do të jetë e qëndrueshme. Si po rizgjohen planet për resortet

Blerina Hoxha

Bregdeti i Durrësit, në vitet e vona të tranzicionit, e humbi bukurinë dhe emrin e mirë që pat trashëguar nga vitet e komunizmit. Ndërtimet pa leje dhe pa kurrfarë kriteri krijuan katastrofën urbane, duke kthyer një nga plazhet më të bukura të vendit në modelin më të keq të zhvillimit. Por kur të gjithë po mendonim se më e keqja kishte kaluar dhe se situata nuk mund të zhbëhej, krejt papritur dy vitet e fundit bregu nga Durrësi në Kavajë është përfshirë nga një valë ndërtimesh të reja duke uzurpuar edhe ato pak hapësira të mbetura bosh. Karabinatë në ngritje dhe ato në themele po vijnë si një zgjerim i hoteleve aktuale të cilat, të nxitura nga një kërkesë e lartë e agjencive të huaja kryesisht çeke dhe polake për Shqipërinë, po shtojnë kapacitetet e akomodimit në kushtet emergjencës, pa studime të qarta dhe larg estetikës.

Duke synuar fitimet afatshkurtra, investimet e reja në zonë ndoshta janë duke i dhënë grushtin final zhvillimit afatgjatë, teksa sinjalet e para janë dhënë. Menaxherët e CaliforniaResort, një nga hotelet më të mëdha në bregdetin e Durrësit, pohojnë se ka një rritje të rezervimeve nga viti në vit nga Europa Lindore, por nuk ka pasur asnjë rast që një turist të kthehet sërish për pushime. Sipas tyre, ky reagim i turistëve është një sinjal se oferta nga këto vende nuk do të vijojë shumë gjatë, nëse institucionet shqiptare dhe njësitë akomoduese nuk i përgjigjen me seriozitet interesit në rritje për të kaluar pushimet e gjata të verës në Shqipëri.

Hotelet dyfishojnë kapacitetet

FAFA Resort, një nga hotelet më të mëdha në zonën e bregut të Durrësit, po zgjeron kapacitetet edhe me 100 dhoma të reja. Menaxherët e kompleksit pohuan se investimet e reja po vijnë për shkak të kërkesës në rritje të të huajve për shërbime turistike në Shqipëri.

“Kërkesa për akomodim në hotel është më e lartë se mundësitë tona, prandaj kemi vendosur të investojmë në zgjerim të mëtejshëm të shërbimeve të hotelerisë. Ata pohojnë se kërkesa e lartë nga agjencitë çeke dhe polake ka bërë që rezervimet për Durrësin të bëhen një vit në avancë. Ndaj për t’i shërbyer klientelës tradicionale siç janë shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kemi parë të arsyeshme të zgjerojmë investimet, shprehen menaxherët e FAFA. Ata pohuan se, investimet e reja po kryhen me kredi bankare dhe nga fitimet e aktivitetit.

Edhe Klajdi Resort në bregdetin e Durrësit e zgjeroi kapacitetin akomodues edhe me 50 dhoma të reja, duke e çuar numrin total të tyre në 100 dhoma. Menaxherët e hotelit thanë se investimet e reja u zhvilluan për t’i bërë ballë interesit në rritje të turistëve çekë dhe polakë.
Për të njëjtat arsye ka bërë investime të reja edhe hoteli “Bonita”. “Kemi 73 dhoma aktualisht, por kemi nisur zgjerimin për të shtuar kapacitetin edhe me 102 dhoma të tjera. Prej tre vitesh kemi një kërkesë në rritje, prandaj po bëjmë investimin”, – pohuan menaxherët e hotelit. Ata thanë se investimi po kryhet nëpërmjet kredisë bankare.
Në proces zgjerimi është edhe Palace Hotel në Durrës. Administratorët e hotelit pohuan se investimi i ri do të jetë një resort me mbi 10 milionë euro në bregdetin e Vlorës, teksa shpjeguan se aktualisht projekti është në fazën e mbylljes së procedurave të lejeve të ndërtimit.

Zgjerim të aktivitetit për shkak të kërkesës nga Çekia dhe Polonia bëri edhe Rafaelo Resort në zonën e Shëngjinit. Rafaelo, i cili ofron shërbimet e një resorti të mirëfilltë, duke ofruar edhe paketa all inclusive për të huajt, pohoi se vitin tjetër, kapacitetet e akomodimit rriten edhe me 30%. Rafaelo është resorti më i madh në vend për nga kapacitetet e akomodimit, duke shërbyer në një natë 2100 shtretër. Më shumë se 160 dhoma këtë verë ishin të rezervuara nga agjencitë çeke dhe polake.

Të tjera hotele, në pamundësi për të investuar rishtasi, po mendojnë të marrin me qira objekte të tjera, për t’i ofruar si hotele. Menaxherja e California Resort në Durrës tha se ka mbyllur pothuajse të gjitha rezervimet për këtë sezon. “Për t’iu përgjigjur fluksit në rritje, vitin tjetër mendojmë të marrim një hotel tjetër me qira. Nuk kemi planifikuar të zgjerohemi, pasi mendojmë se kërkesa e huaj për Shqipërinë është e përkohshme”.

Treguesi i rikthimit të turistëve na jep sinjale se kërkesa do të vijojë ka qenë dekurajues. Nuk kam parë e as dëgjuar që një turist që ka vizituar Shqipërinë një herë të jetë rikthyer. Shërbimet mbështetëse dedikuar turizmit, sidomos ato të higjienës dhe infrastrukturës publike në plazhet popullore të vendit si ato të Durrësit, Shëngjinit dhe Velipojës janë inekzistente. Turistët nga Europa nuk e imagjinojnë të kalojnë pushimet e vitit në mes të papastërtive dhe të një kaosi në transport shërbime dhe mungese organizimi të infrastrukturës publike, – pohojnë menaxherët e hoteleve në Durrës.

 

A do vazhdojë kërkesa?!

Treguesi i rikthimit të turistëve na jep sinjale se kërkesa do të vijojë ka qenë dekurajues. Nuk kam parë e as dëgjuar që një turist që ka vizituar Shqipërinë një herë të jetë rikthyer. Shërbimet mbështetëse dedikuar turizmit, sidomos ato të higjienës dhe infrastrukturës publike në plazhet popullore të vendit si ato të Durrësit, Shëngjinit dhe Velipojës janë inekzistente. Turistët nga Europa nuk e imagjinojnë të kalojnë pushimet e vitit në mes të papastërtive dhe të një kaosi në transport shërbime dhe mungese organizimi të infrastrukturës publike, – pohojnë menaxherët e hoteleve në Durrës.

Agjencitë çeke dhe polake rezervojnë Shqipërinë

Itaka është një agjenci e madhe polake që këtë verë ka siguruar kontrata me 12 hotele në Shqipëri për oferta all inclusive. Kontratat e agjencisë polake janë lidhur me Rafaelo Resort ku 8 ditë për një çift janë shitur me 2228 zloty (530 euro), ku janë të gjitha të përfshira. Kontrata e agjencisë polake vijon më tej me hotelet Andon Lapa në Sarandë, hotel Horizont në Durrës,

Hotel Flower SPA në Durrës, Hotel Albanian Star po në Durrës, hotel Meli në Durrës, FAFA resort po në Durrës, Hotel Vivas, Damianos, Vivias, Blu Mare, Hotel Rinia, Majestik, Hotel Germany po në Durrës. Ofertat vijojnë nga 2119 – 2600 zloty ose 510 – 600 euro. Edhe agjencitë çeke kanë kontrata me të njëjtat hotele me çmime pak e shumë të ngjashme

Turistët nuk po rikthehen

Vitin e kaluar, vendin tonë e kanë vizituar 45 mijë turistë polakë, ndërsa këtë vit, numri i tyre pritet të jetë edhe më i lartë sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë. Sakaq ata kanë nisur të japin përshtypjet e para tek agjencia që i ka sjellë në Shqipëri. Shumica e tyre nuk e rekomandojnë Shqipërinë dhe pjesa më e madhe e hoteleve në Durrës që po presin turistët çekë dhe polakë janë në dijeni të këtij fakti. Por menaxherja e California Resort pohon se kërkesa nga çekët dhe polakët nuk do të zgjasë shumë, për shkak të mungesave thelbësore që infrastruktura turistike e Durrësit vijon të ketë sot e kësaj dite.

Ajo pohon se tre vitet e fundit po punon me agjencitë polake, po nuk ka ndodhur që një familje ose një grup turistësh të rikthehet. Rruga dytësore është plot gropa dhe baltë, dhe mundësitë për të vizituar Durrësin dhe apo hotele të tjera në zonë janë shumë të pakta për turistët e huaj ose janë me shumë kosto.

“Teksa taksat dhe deklarimet po bëhen, shërbimet publike janë në nivelin zero. Nuk ofrohet asnjë shërbim për pastrimin në plazhe, as kosha nuk ka. Dritat ikin herë pas here dhe problemi i ujit ende nuk po zgjidhet”, pohon e shqetësuar ajo. Jemi një grup hotelesh që i kemi propozuar Bashkisë që të bëjmë investimet në infrastrukturën përreth me fondet tona, por as kjo dritë jeshile nuk po na hapet. Në këto kushte, mendoj se kërkesa çeke dhe polake për të pushuar në Shqipëri do të zgjasë edhe 3-4 vite, jo më shumë, derisa shumica e tyre ta provojnë Shqipërinë. E shikoj që shumica e tyre ikin me përshtypje jo të mira dhe kjo nuk inspiron shumë për të ardhmen.

Edhe agjencitë turistike që punojnë një vit me Beratin, vitin tjetër nuk e bëjnë më. Para tre vitesh ishin francezët që kishin vizituar qytetin, një vit më pas gjermanët kishin dominuar, dhe këtë vit italianët dhe rusët. Por nuk ka ndodhur, bie fjala, që puna me të njëjtin shtet të vijojë për disa vite rresht, pohuan administratorët e hoteleve.

Të vetëm në betejë

Jemi në fund të korrikut dhe plazhi para hotel Benilvës në Durrës është pothuajse bosh. Menaxheri i saj është i alarmuar nga një vendim i policisë për të mos lejuar qarkullimin e furgonëve dhe autobusëve në zonë. Situata është alarmante, pasi vendimi, i cili nuk dihet se për çfarë arsyesh është marrë, ka boshatisur plazhin.

“Një pjesë të hotelit e kam të zënë me të huaj, por në këtë periudhë një pjesë të madhe të xhiros e realizoj me pushuesit ditorë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët prenotojnë çadrat në plazh, konsumojë kafe, pije dhe vakte në restorant”,- pohoi ai. Kishim parashikuar se gjithçka mund të ndodhte, por se një vendim i policisë do të shkatërronte punën e një viti.

Menaxheri i një prej hoteleve me emër në Durrës pohon se, bizneset e turizmit janë lënë të vetëm në betejën e tyre për të pritur të huajt. Ai pohoi se turistët nga Çekia dhe Polonia dhe të tjerë nga Europa Perëndimore të imponojnë standarde më të larta seç kërkonin kosovarët me të cilët u mësuan për vite me radhë. Por teksa ne po përpiqemi të përmirësojmë shërbimin në hotele dhe kushtet, pushteti lokal dhe qeveria nuk të vijnë në ndihmë. Rruga dytësore është një rrëmujë e vërtetë, duke ofruar një pamje aspak të denjë për turistët. Por bllokimi i qarkullimit për autobusë dhe furgonë qe një katastrofë për ne.

Në pranverë të këtij viti, Bashkia e Durrësit ndërmori investime në infrastrukturën hyrëse të qytetit, duke kthyer njërën korsi të rrugës së automjeteve në pedonale për këmbësorët. Kjo vështirësoi së tepërmi këtë vit qarkullimin e turistëve për në plazh.

Bashkia po pengon turistët

Por teksa ne po përpiqemi të përmirësojmë shërbimin në hotele dhe kushtet, pushteti lokal dhe qeveria nuk të vijnë në ndihmë. Rruga dytësore është një rrëmujë e vërtetë, duke ofruar një pamje aspak të denjë për turistët. Por bllokimi i qarkullimit për autobusë dhe furgonë qe një katastrofë për ne. Ka plehrë, nuk ka as kosha

 

Topuzi: Mungesa infrastrukturës, e pafalshme për ne

Shqipëria ka një numër të kufizuar të kapaciteteve akomoduese, në rreth 67.000 shtretër. Është një shifër e ulët krahasuar me resurset që ofron tregu rajonal. I mungojnë shërbimet për target grupin që shpenzon për turizmin e rërës e detit, ose janë të kufizuara në disa hotele, kryesisht me më pak se 100 dhoma, të cilët nuk punojnë me paketa të plota shërbimesh, shprehet Zak Topuzi, sipërmarrës i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA).

Topuzi thotë se arsyet lidhen me mungesën e përvojës në turizëm, taksimin i lartë, mungesën e një legjislacioni favorizues për investime strategjike në turizëm, mungesën e një vizioni të qartë nga qeveritë gjatë 26 viteve, problemet e pronësisë mbi tokën, mungesës së bazës ligjore, zhvillimin kaotik dhe pa standarde të strukturave akomoduese, etj.

Ai shtoi më tej se pika më e dobët e mungesës së investimeve të huaja janë masterplanet e përgjithshme të integruar dhe strategjitë afatgjata për turizmin.
Por, nga ana tjetër, Topuzi vë re se si rezultat i situatës favorizuese politike, tregu ballkanik po kthehet në markë. Shqipëria zë një pozicion të rëndësishëm në këtë treg dhe kjo ka sjellë një rritje me 10-15% në vit të numrit të turistëve te ne. Ka një vlerësim pozitiv të numrit të turistëve që po vijnë në Shqipëri këtë sezon dhe shpresojmë të ruhet i njëjti trend, shprehet ai.

Infrastruktura rrugore ka përmirësime të dukshme, duke tejkaluar një sërë vendesh të rajonit, por është e pafalshme që sot, thotë Topuzi se, Shqipëria vuan ende menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura, mungesën e një transporti publik të standardeve dhe të kthehet çdo vit një në kantier ndërtimi në sezonin pik. Ai thotë se duhet të jetë viti i fundit që këto probleme duhen artikuluar.

Ka një rritje me dy shifra të turistëve nga vendet e Europës Lindore, duke kaluar në një sezon të shtrirë nga maji deri në shtator, vëren kreu i Shoqatës së Hotelierëve.

“Janë turistë që kanë më pak pretendime, që përshtaten me gjendjen e infrastrukturës dhe janë një bazë e mirë për të testuar rritjen graduale të standardeve të shërbimeve. Për herë të parë, një grup hotelesh me rreth 1000 shtretër (Shkëmbi i Kavajës) arritën të bëjnë bashkë një zonë me të gjithë shërbimet për paketa të gjitha të përfshira dhe funksion 365 ditë. Kjo performancë siguroi për 2017-n kontratat për 140 ditë me partnerët çekë e polakë, duke afirmuar një vazhdimësi për vitet në vazhdim, pohoi ai. (monitor)

7 komente në “Bumerangu i turizmit, hotelet po shtojnë kapacitetet, por…”

  1. al paci says:

    Shqiperia duhet te eleminojn 3 probleme neqoftese duan te kthehet turisti i huaje Menaxhimin e plerave ndotja akustike dhe sistemimi i ujrave te zeza . Une pushoja vite ne vlore dhe beja plazhin ne karaburune. Dy vitet e fundit nuk munde te vete me se te ngjane sikur eshte disko brenda ne dhome. I thashe te zorit te viles je burte xhanane po tani me femije nuk munde te durojm me shurmat. Ne dy te nates muzika vu

  2. Asd says:

    Jemi pa eksperience. Shteti duhet te nderhyje me nje zyre keshillimore per cdo zone turistike e cila duhet te administroje zgjidhje per hotelet dhe te veproje e kordinoje me shtetin qe te veprohet ne sinergji per zgjidhje situate si ne afatshkurter edhe ne afatgjate.

  3. skam says:

    Konkluzioni qe Turistet nuk kthehen eshte i pasakte dhe dashakeqes.
    Nje Tour Operator qe vazhdon te shese nje destinacion, tregon qe ka sukses.
    Perseritja cdo vit qe ben Tour Opearatori ne shitjen e nje destinacioni dhe rritja e fluturimeve nga viti ne vit qe ky ben tregon qe Destinacioni do te vazhdoje.
    Pak rendesi ka qe nje turist kthehet apo jo. Rendesi ka qe kthehet Tour Opratori.
    Problemet qe ka Turizmi i Plazheve ne Shqiperi jane te medha. Dhe duhen rregulluar.

  4. monika says:

    Sot e gjithe diten ky eshte shperblimi qe injoranca, shkaterrimi urban dhe ndertimet alla shqiptare pa plan e kuturu po i kthehet makuteve qe me leke droge e kurvash ndertuan si surrati i vet ku te mundeshin duke shkaterruar pyje ve gjithe bregdetin….tani kudo po plsin kanalet e ujrave te zeza dhe te vmbyt crregulli dhe plehrat…
    mjere ato turiste vqe vzgjedhin nte pushijne ketu !!!

  5. Lalai says:

    Shqiperia do vuaje si Acapulco(meksike).
    Nga nje vend perrallor per turizem ne qytet fantazem.
    Fati yne eshte qe jemi ne Europe dhe do mbledhin turistet e dores se fundit 6-15€ nata,kaq.
    Turizmi me katnare nuk behet!!!

  6. millosh kopiliqi says:

    Vetem kure te vijne gjermanofolesite. austriak, gjerman ,zvicerrane , ateher shqiperia do te kete turizem te nivelite boteror, pikerishte kete frike e ka greqia se mose nje dite do ia marrim gjermanofolesite.

  7. heller boristov says:

    Unë kam një kapital që do të përdoret për të dhënë kredi afat-gjatë të shkurtër dhe të veçanta duke filluar nga 9000 € për 1.000.000 € për të gjithë që duan të rëndë hua këtë. 3 interesi% në vit në bazë të shumës së dhënë hua, sepse duke qenë të veçantë unë nuk dua të shkelin ligjin kamatën. Ju mund të paguani më shumë se 3 deri në 10 vjet maksimale në bazë të shumës huazohet. është e deri tek ju për pagesat mujore. Unë kërkoj vetëm njohjen e borxhit të shkruar me dorë certifikuar dhe gjithashtu disa pjesë të nevojshme.

    Ju jeni të mbërthyer ndalon bankën dhe ju nuk keni dobi të bankave, ose ju më mirë të ketë një projekt dhe kanë nevojë për financim, kredi e keqe apo nevojë për të holla për të paguar faturat, paratë për të investuar në biznes.
    Pra, nëse keni nevojë për kredi mos hezitoni të më kontaktoni për më shumë në kushtet e mia. Ju lutem më kontaktoni direkt me email:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje