“Dushi” në PS fillon më 25 gusht, Rama në asamble për shkarkimet dhe rezultatin e zgjedhjeve

Edi Rama dhe grupi organizator në Partinë Socialiste ka thirrur në datën 25 gusht Asamblenë e PS ku do të diskutohet për zgjedhjet 2017 dhe administratën.

Pesë grupet e punës që janë ngritur menjëherë pas zgjedhjeve: ai për ristrukturimin e Qeverisë, për reformën në administratë, për analizën e zgjedhjeve, për grupin parlamentar dhe për bashkëqeverisjen me qytetarët.

Në fokus të analizës dhe diskutimit do të jetë puna e bërë nga të deleguarit, kryetarët e bashkive dhe deputetët për rezultatin e votave në qarqe të ndryshme, për të parë ato zona se ku ka pasur rënie apo rritje Partia Socialiste, raporton newsbomb.al.

Duket se përplasjet e para kanë filluar të bëhen konkrete. Mes të deleguarve, kryetarëve të bashkive dhe deputetëve. Dhe analiza e shifrave dhe ndarja e zonave do të nxjerrë edhe përgjegjësitë.

Në asamblenë e 25 gushtit, pikërisht në kulmin e vapës, Rama do të japë edhe direktivat e mandatit të ri qeverisës, ku siç është bërë tashmë e qartë, grupi i punës i drejtuar nga Niko Peleshi, ka propozuar një qeveri me 10-12 ministri.(newsbomb.al)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *