Hetime për lidhje të fushatës Trump me Rusinë, ja çfarë zbuloi dëshmia e ish-ambasadorit rus

5 Gusht 2017, 14:35Bota TEMA

Ish-ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kislyak, ka thënë se diskutimet e tij me ish-këshilltarin për siguri kombtare të Shteteve të Bashkuara, Michael Flynn, ishin “krejtësisht në rregull dhe absolutisht transparente”.

Megjithatë, duke folur sot në Televizionin shtetëror të Rusisë, Kislyak ka theksuar se ai nuk do të ishte i gatshëm të dëshmoj për kontaktet e tij me Flynin para Kongresit të Shteteve të Bashkuara ose Jurisë së madhe amerikane.

Michael Flyn ishte detyruar të paraqes dorëheqje nga administrata e presidentit, Donald Trump, pasi u zbulua se ai kishte dështuar të tregoj për kontaktet e tij me ish-ambasadorin rus, Sergei Kislyak, në periudhën prej nëntorit të vitit të kaluar, e deri në inaugurimin e zotit Trump, më 20 janar të këtij viti.

Muajin e kaluar, zotit Kislyak i përfundoi shërbimi i tij në Uashington.

Departamenti amerikan i drejtësisë dhe komitetet e të dy dhomave të Kongresit të Shteteve të Bashkuara aktualisht po zhvillojnë hetime për kontaktet e mundshme ilegale ndërmjet Rusisë dhe anëtarëve të fushatës së zotit Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje