Iu mbyt djali në lumë, myslimanët bashkohen t’i shlyejnë borxhin familjes së varfër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mes varfërisë, vështërisëve dhe forcës për të vazhuar përpara pas humbjes së djalit vetëm 11 vjeç në ujërat e lumit Erzen familja Bardhi ka nevojë për ndihmë e mbështetje.

Po kalojnë ditë të vëshira pas ngjarjes së kobshme, kur djali i tyre vetëm 11 vjeç u rrëmbye nga ujërat e lumit Erzen, bashkë me kushëririn e tij në përpjekje për ta kaluar atë.

I vetëm krah pune, kryefamiljari Agim Bardhi nuk ka mundësi të ndërtojë një shtëpi me të ardhura të pakta që ai merr, madje edhe këto dy dhoma nisi ti ndërtonte për fëmijet e tij, duke marrë një kredi në bankë disa muaj më parë.

Myftinia e Tiranës, besimtarë dhe 10 xhami të kryeqytetit i janë bashuar nismës së Myftiut Ylli Gurra për të qënë pranë familjes Bardhi në Mënik, fshat pranë njësisë administrative Ndroq.

I dorëzuam familjes shumën prej 5 milion lekë të vjetra të mbledhura nga xhamitë e kryeqytetit. Një shumë për të lehtësuar barrën e borxhit dhe për ta zeruar atë,” tha Ylli Gurra.

Me të ardhurat dhe kontributet e besimtarëve të Tiranës, familja Bardhi shleu të gjitha detyrimet bankare.

Kjo është një përpjekje dhe nisëm solidare për të qënë pranë familjes, duke bërë bashkë besimtarët dhe qytetarë për të qënë më afër Agimit, bashkëshortes dhe fëmijës së tij.

Çdo ndihmë dhe përkrahje për këtë familje do të thotë një mbështetje për të dalë nga gjendja e varfërisë dhe për të qënë pranë në këto kohë të dhimbshme për ta./Ora News

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Iu mbyt djali në lumë, myslimanët bashkohen t’i shlyejnë borxhin familjes së varfër”

  1. feja=helm says:

    Pse bamirsia duhet te jete me njgjyra fetare!? Shqiptate ndimuan nje familje shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *