Vlonjati dhunon policin sepse shkoi t’i zgjidhte konfliktin me të kunatin

640x480-Ksamil-beach-533x400Arrestohet nga blute e Sarandes një 44 vjeçar, i akuzur se ka kundershtuar dhe dhunuar nje polic qe shkoi te nderhynte per nje sherr qe po behej ne plazhin publik.

Mesohet se ne pranga u vu shtetasi Ismail S., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë arrestimin e tij pasi “dje në një ambient privat në Ksamil ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të policisë, i cili kishte shkuar për të zgjidhur një konflikt lidhur me një plazh publik midis shtetasit D.Z. dhe I.S.(kunati i shtetasit D.Z.) me  shtetasin F.P.”.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *