Vrasja për një karikues/ Flet për herë të parë babai i Marvit, mes lotësh e dhembjes: Jam të ha tritol tani…

5 Gusht 2017, 17:57Politika TEMA

Pavllo Mihali, babai i Marvinit që u vra pabesisht me thikë nuk gjen më qetësi.

Kampion atletike në kohën e tij, por sot shpirti i është vrarë, lotët i janë tharë, zëri i është terur dhe…nuk do të jetojë mes vorbullës e thashethemnajës që po ngrihet mbi djalin e tij të vetëm që nuk e ka më.

Eshtë i shqetësuar që të birin nuk po e lënë të qetë edhe aty ku ka shkuar tani. “Janë mediat, janë persona e njerëz dashakeqës, por që gjejnë vend në portale të ndryshme që nuk më lenë të qetë në hallin e madh që më ra…

Duan që Marvin ta fusin te grupi që shiti celularin apo karikuesin, që kishte e s’kishte lidhje me këta njerëz. Unë di ta them me gojën plotë, Marvi im nuk kishte lidhje me ata persona, as me personat që na bënë gjëmën…Nuk kishte lidhje as me celularin apo karikuesin, as nuk kishte shitur, dhe as nuk kishte blerë gjë…

Nuk dinte asgjë se ç’do të ndodhte. Një shok i tij, Armendi, e mori me vete se do të shkonin diku sa të mbaronin një punë dhe do vazhdonin bashkë…dhe aty ndodhi tragjedia” thotë në linjë telefonike për newsbomb.al, babai i Marvit, me zë të dridhur nga lotët.

“Unë nuk di ç’të them e çfarë të bëj. Jam të ha tritol tani…Çfarë kuptimi ka. Ai ishte djali ynë i vetëm. Një student i përkushtuar. Do fillonte masterin tani. Edhe Arben Malaj që na erdhi për vizitë në shtëpi na tha sesi kishte mundësi të kishte ndodhur një gjë e tillë: pse Marvin, ishte një student i jashtëzakonshëm” thotë mes lotësh Pavllo Mihali, babai i Marvinit.

Dhe ndërkaq, kërkon ndihmën e newsbomb.al, për të dhënë dëshminë e një dëshmitari okular që ishte aty, për të rrëfyer publikisht të vërtetën dhe vetëm të vërtetën e asaj që ka ndodhur, duke kërkuar nga të gjithë, ta lënë të qetë këtë familje në dhimbjen që I ka pllakosur, ta lënë të qetë edhe Marvin, aty ku po prehet, me dhimbjen që la pas te familja e tij. Pavllo kërkon më minimalen, mos të përbaltin emrin e djalit të tij.

Asgjë nuk mund të ç’bëhet nga tragjedia që ka ndodhur, por edhe komentet e lajmet, të mos i shtojnë dhimbjen kësaj familje, që tashmë, veç qetësi nuk do të mund të ketë më, pasi u largua pabesisht nga kjo jetë, fëmija i tyre i vetëm. 22 vjeçari Marvi Mihali, humbi jetën afër mesnatës së 31 korrikut në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Vrasja me thikë e të riut për një karikues telefoni, sipas versionit të Policisë, tronditi mbarë opinionin publik. Policia ka vënë në pranga agresorët që vranë të riun dhe dyshimet kryesore janë te 24 vjecari Eugen Bitraj, që ka qëlluar 22 vjeçarin. Ndërkohë bashkë me autorin e dyshuar, policia ka vënë në pranga edhe tre bashkëpunëtorët e tij, Dejvi Bitraj 19 vjeç, Marsel Alla 23 vjeç dhe Kridens Alla 19 vjeç.

5 komente në “Vrasja për një karikues/ Flet për herë të parë babai i Marvit, mes lotësh e dhembjes: Jam të ha tritol tani…”

  1. gjin gjon fisqimi says:

    Keta pidhat e mortes bitrajt, allat, dukeshin shum grup, shum te organizum, shum tufe. Me ato fytyra qe kishin nuk besojj se do kete ndonji prekuror qe do i akuzoje per vrasje me paramemdim. Do gjejn ndonje aluze te llojit vrasje nga pakujdesia, per pese vjet do dalin mortjet.

  2. Qytetari says:

    Eugen Bitraj, eshte djali i kriminelit dhe mashtruesit pseudo-ndertues Tom Bitrajt, me origjine nga Kruja,
    qe ka bere ate pallatin e shemtuar me ngjyre te verdhe mbi trotuarin e Stadiumit Dinamo.
    Shkurt, te gjtihe i therrasin TOM “DERRI.”
    Djali i ketj derrit, ishte dhe gici i vogel kriminel
    qe qelloi me Marvin e pafajshem dhe shume larg formimit te tyre maloko-barbar.

  3. Koba says:

    Ngushullime Familjes.Na ka tronditur te gjitheve kjo Gjeme e pa refyer ndonje here.
    I shkofte shpirti ne Xhenet ,

  4. Rack says:

    Prokuroria ti Qing kurven ti vari. Esht humbjee madhe 22vjeccccor miler plerashhh gjith on jetojn pleat fitojn pleat llumiiii esht ngritur te mbys rinin bukur me nivel mekultur ..te Ron pleraxhinjtqe per diet sjellin viktima mor muted bythqirash Jan pleraaa i Fran shpirtinnnn muterrr ………Malik bythqirash

  5. Labi says:

    Pavllo zoti t’ju japi force.Ju kam njohur shume vite me pare rreth 87-88 dhe gruaja juaj “Zysh Mira” eshte mesuesja e vajzes time ne lice.Keshtu qe po e vuajme shume edhe ne qe ju njohim.O gjin gjon…..nuk ka si te jete vrasje nga pakujdesia perderisa ti i fut tjetrit 7-8 thika.Thika nuk eshte gur qe e gjen ne cdo moment ne rruge.Ata e meritojne nje denim maksimal,se po na dalin kalamajte per kafe dhe nuk e dime a do na vijne gjalle,nga disa gangstera.Shpresoj te jete nje gjykates i rregullt ti lere larg rruges per nje kohe te gjate keta tipa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje