FAKSMILE/ U shiste ujin e burimit qytetarëve në Dajt, Task forca e Bashkisë e gjobit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas postimit të një videoje në rrjetet sociale, ku tregohej një person i cili u shiste qytetarëve ujin e burimit pranë zonës së Dajtit, reagoi menjëherë Task Forca e Ujësjellës Kanalizimeve dhe e Bashkisë së Tiranës.

Grupi i punës shkoi në vendngjarje dhe pas verifikimit në terren, vendosi të gjobisë për këtë veprim të paligjshëm personin i cili sillej si “pronari” i burimit duke zgjidhur edhe këtë shqetësim të ngritur nga qytetarët.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, qytetarët kanë vijuar normalisht që të mbushin ujë pranë burimit natyror në Dajt, pa u detyruar që të paguajnë.

Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, prej dy muajsh kanë nisur një aksion të gjerë për monitorimin e situatës në terren dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si në zonat periferike, ashtu edhe brenda qytetit.

Një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe rasteve abuzive, ku nuk kanë munguar edhe gjobat për të gjithë shkelësit e ligjit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/c-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/c-1.jpg","attachment_id":"741656"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/a-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/a-2.jpg","attachment_id":"741658"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/b-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/b-1.jpg","attachment_id":"741657"}]
        
        Loading...
        

1 komente në “FAKSMILE/ U shiste ujin e burimit qytetarëve në Dajt, Task forca e Bashkisë e gjobit”

  1. santiago says:

    qenkan keputur ne bythe me gjoben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *