Gusht, gurë dhe të marrë në ujë

6 Gusht 2017, 08:33Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Në këtë kohë të nxehtë, një letër e pothuaj 40 vjetëve më parë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare drejtuar ish-diktatorit, është një dhuratë e jashtëzakonshme për të luftuar mërzinë që jep prehja, është një mjet fantastik për të ushqyer kënaqësinë që pretendon vaniteti dhe është pak më shumë se një futje gishti në ujë për të hapur vrimën e rradhës në sipërfaqen e tij. Si për të kuptuar lemerinë e pafundme të sipërfaqes që shfaqet publikisht dhe fare pa turp.

Skema ngrihet në çast sipas skemës së vjetër mediokre dhe armiku i vjetër i mediokritetit, shkrimtari, gjendet sërish përballë lumit me dy rrjedha: një palë që e mbrojnë për fajet që nuk ka bërë dhe një palë që e mallkojnë për mëkatet që mendojnë se i rëndojnë në ndërgjegje.

Edhe njëra palë, si pala tjetër, edhe kush e do, edhe kush e urren, përgjithësisht merret me gjithçka, por çfarë është më e rëndësishmja, kalohet në mos me heshtje, sërish me sipërfaqe. Për shkrimtarët nuk vlejnë dogmat e vogla morale, sociale apo qoftë dhe penale si për njerëzit e tjerë. Për shembull, pija do të quhej ves për dikë, por për Heminguejin është një përmasë që e bën edhe me egzotik.

Por në verë dhe në gusht, në gusht dhe në vapë, loja me hedhje guralecësh në det nuk duhet marrë shumë për ters. Kjo është një pjesë e haraçit që Kadare duhet të paguajë për breza të tëra lexuesish në Shqipëri, të cilët sa më pak e lexojnë, aq më shumë e komentojnë në sipërfaqen e padurueshme të rrjeteve vetjake sociale, aty ku secili lind e jeton si gjeni dhe vetëfërkohet e vetëlëvdohet si perëndi.

Zakonisht në Shqipëri skajet e botës së vogël e meskine lokale, i përcakton politika. Dhe tani që politika është me rroba banjoje, është rradha e aseteve të tjera shqiptare të lenë pa frymë me rradhë, njëherë Tiranën, pastaj vendet fqinje, rajonin, Evropën dhe më gjerë. Që nga atletet e Ramës, tek silikoni i …nës, deti, njëlloj si marrëzia, është shumë i madh për t’u mbushur me gurë. As deti dhe as marrëzia nuk flenë kurrë. Si dashuria. Si ligësia.

 

3 komente në “Gusht, gurë dhe të marrë në ujë”

  1. @autori says:

    Sofizmat e perdorura ne shkrimet e tua, nuk perbejne “deshmi te paster penaliteti” per tu fshehur nga roli konseguent qe ke ndjekur deri me sot si pjese e lojes mediatike qe perdor mafia e pushtetit.

  2. Don says:

    Vangjel je karte e djegur. Je ekspozuar shume si ushtar mediatik i forcave te erreta. Edhe po te duash ti tani nuk turbullon dot ujin sepse te kane marre vesh cfare funksioni ke. Tani cdo shkrim qe ti ben shikohet me skepticizem dhe pergjithesisht nuk i lexon njeri. Padronet e tu duhet te gjejne nje ushtar tjeter po aq te pacipe sa ty por qe eshte i padale boje. Lorenc eshte e veshtire te besh lek sidomos me gazetari. Kete zanat duket se ti nuk e ha dot sepse po te shkruash me sofizma dihet qe falimentimi eshte i shpejte.

  3. Shqiptari i Ilirise says:

    Lorenc!Ke ndonje pergjigje pse nuk ke asnje koment per shkrimet e tua vazhdimisht?
    Une e kam pergjogjen por do ta them njehere tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje