Urgjencat mjekësore vendosen në plazhin e Zvërnecit, ja çfarë bënë për të grumbulluar rreth vetes gjithë pushuesit

Urgjencat Mjekësore kanë ndërrmarë një tur trajnimesh për stafet mjekësore dhe pushuesit mbi ndihmën e shpejtë. Ndalesa e parë ka qënë në plazhin e Zvërnecit ku numri i pushuesve që morën pjesë në trajnim ishte shumë i lartë.

Numri i lartë i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e mbytjeve në det, ka nxitur Urgjencat Mjekësore që të ndërrmarin një fushatë trajnimesh për stafet mjekësore por edhe pushuesit.

Ndalesa e parë ka qënë në Zvërnces ku janë zhvilluar disa ore trajnime mbi ndihmën e shpejtë që duhet t`i jepet dikujt që rrezikon mbytjen në det. Kreu i Urgjencave Mjekësore Skëndër Brataj theksoi rëndësinë e këtij trajnimi.

Janë teknika të thjeshta, në radhë të parë mos të mbytet kush shkon të japë ndihmë dhe në radhë të dytë kur dalim në breg sesi mund ti japim ndihmën e parë një personi, që është shumë e thjeshtë  të bëhen dy manovra të një qytetari, nuk është e thënë të jetë personel mjekësor. Instikti i dhënies së ndihmës është të futesh në det dhe të shpëtosh dike që është në nevojë. Por vetëm mënyra sesi i afrohemi tek i mbyturi shumë herë dhe sic e keni vënë re viktimë ngelet kush është future për të dhënë ndihmë, siç ndodhi pak ditë më parë në Zvërnec,”  tha Skëndër Brataj.

Trajnimit i janë përgjigjur pozitivisht shumë pushues, ndërsa me heret ne Vlore jane trajnuar forcat e policise dhe stafi bashkise. Ndersa sesionet ne plazh do te vijojne ne Himare e Sarande por edhe Durres, Lezhe e Shkoder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X