Atentati tek “Komuna e Parisit”, zbulohen motivet e plagosjes së 25-vjeçarit: Hakmarrje për…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tre ditë pas atentatit tek “Komuna e Parisit”, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Lorenc Hoxha, zbardhen motivet e ngjarjes.

 

Mësohet se Lorenc Hoxha kishte debatuar më herët me autorët, me të cilët kishte njohje. Debati kishte të bënte me qëndrimin e 25-vjeçarit Hoxhës pas vrasjes së kushëririt të tij.

Autorët akuzuan Hoxhën se s’mori hak për djalin e dajës që i kishin vrarë.

Të rinjtë ishin përplasur me njëri-tjetrin edhe një natë para ngjarjes. Përplasja fizike mes të rinjve kishte ndodhur në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku autorët kishin kryer veprime kërcënuese dhe kishin xhiruar gomat e makinave duke i thënë 25-vjeçarit “Do flasim”.

Të enjten autorët u përballën në semafor me Lorenc Hoxhën dhe e qëlluan në shpatull nga arma e Dejvis Rrustemaj. Ata nuk kanë pranuar se e kishin ndjekur nga pas me qëllim për ta plagosur apo vrarë.

Policia e Tiranës arrestoi dje 4 autorët e dyshuar të përplasjes me armë, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Mariglen Hoxha, alias Lorenc Hoxha.

Sipas policisë autori kryesor i ngjarjes dhe bashkëpunëtorët fshiheshin në qytetin e Vlorës./BW

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *