Çfarë po ndodh? Dyndje në spitale, mbi 100 raste në ditë në Infektiv

Temperaturat e larta por jo vetëm kanë rritur numrin e personave me infeksione gastro-intestinale në urgjencën e Shërbimit Infektiv. Çdo ditë, 100 deri në 120 vetë i drejtohen kësaj urgjence me probleme të ndryshme të aparatit tretës.

“Vijnë me shqetësime si diare, të vjella e temperaturë. Është një numër i shtuar që mbingarkon personelin e urgjencës, pasi janë mbi 100 raste që paraqiten çdo ditë”, deklaron profesor doktor Arjan Harxhi.

Nisur nga shifra e lartë, por dhe problematika që shfaqin pacientët, mjekët thonë se shkak kryesor është uji i pijshëm dhe konsumimi i ushqimeve të cilat nuk ruhen mirë higjenikisht.

“Bëhet fjalë për nivel të ulët të higjenës dhe të përpunimit e ruajtjes së ushqimeve. Pra, rrugët janë qoftë përmes ujit kur është i kontaminuar, qoftë përmes ushqimeve që janë paraprakisht të kontaminuara”, thotë Harxhi.

Harxhi u bën apel qytetarëve të bëjnë kudjes me ushqimet e përpunuara, apo ruajtjen e higjenes në ambjentet familjare ku i gatuajnë ato, apo në përzgjedhjen e ambienteve kur konsumojnë ushqim jashtë shtëpisë. Por ai ka dhe një mesazh për autoritetet shëndetësore.

“Kur nuk jemi të sigurtë se uji që pijmë nga rubineti është i pastër, ai duhet të zjehet ose të konsumohet ujë i ambalazhuar. Vëmendje duhet edhe sa i takon cilësisë së ushqimit, si përpunohet, si ruhet, apo si gatuhet. Inspektoriatet e ndryshme, apo politikbërësit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj situate, sidomos në kohë sezonesh”, shton Harxhi.

Por nuk janë të pakta dhe rastet kur të sëmurët paraqiten në urgjencën e Shërbimit Infektiv, kur fare mirë mund t’i drejtohen mjekut të tyre të familjes./TCH

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Çfarë po ndodh? Dyndje në spitale, mbi 100 raste në ditë në Infektiv”

  1. Fredi FR says:

    Keto titujt (Cfare po ndodh?) per te terhequr klikime ta neverisin.

  2. the punisher says:

    Lerini keto artikuj , mos na zemeroni timonierin. Na nxirrni me mire se me cilen foto na uron miremengjesin Ed njishi. Ose me mire bythen e Armines….

Lini një Përgjigje te Fredi FR Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *