Vanity Fair: Harrojeni Greqinë, shkoni në vendin e “Shqiponjave” (por mos ua thoni grekëve)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shumë media të rëndësishme botërore këtë vit sugjerojnë Shqipërinë, për të kaluar pushimet e kësaj vere.

Një prej tyre është edhe revista e njohur italiane “Vanity Fair.it”.

Ajo shkruan se Shqipëria është një vend ku haet mirë, pushohet me pak para dhe ka plazhe të bukura njësoj si Greqia “Kudo haet mirë dhe shpenzohet pak (sigurisht më pak se në Itali).

Deti është i bukur sin ë Greqi (por ju lutemi, mos ua thoni grekëve).

Njerëzit janë gjithmonë të dashur, sidomos me italianët”, shkruan kjo revistë.

Reportazhi i plotë:

Nga Marta Ghelma

 Një grup zonjash në të 70-at kukurisin teksa mbajnë radhën në tualetin e një kafeneje në Porto Palermo, një zonë e vogël bregdetare pak kilometra larg Himarës. Me një theks tipik torinez, ndërsa shtyjnë pritjen, i rreshtojnë zëlartë njëra-tjetrës surprizat e udhëtimit të tyre në “Vendin e shqiponjave”. Si përfundim, nëse i përmbledhim, surprizat më ngazëlluese deri në ato çaste ishin pesë. Tirana është më pak se dy orë larg me avion nga Italia. Në Shqipëri, të gjithë, ose thuajse të gjithë, e flasin shumë mirë italishten. Kudo hahet mirë dhe lirë (më lirë se në Itali padyshim). Deti është po aq i bukur sa ai i Greqisë (por, ju lutem mos ua thoni grekëve këtë!). Njerëzit janë gjithmonë mikpritës dhe të gatshëm, aq sa mjafton të shkëmbesh disa fjalë me ta dhe në çast të vjen ndër mend shprehja “një fytyrë, një racë”.

 Me ta hedhur pas krahëve epokën e emigracionit, që erdhi si pasojë e rënies së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (në 1991), e cila tashmë ka kohë që është mbyllur, duke u zëvendësuar së fundi nga fenomeni i emigrimit rikthyes, paragjykimet ia lanë vendin kuriozitetit. Pra, ia vlen ta provosh.

 TIRANA. 50 HIJET, POR JO (MË) TË GRISË

 E re dhe dinamike, ashtu si kryebashkiaku i saj tërheqës Erion Veliaj, kryeqyteti është motori i ndryshimit që po “infekton” edhe pjesën tjetër të vendit. Me mbi 100 kantiere të hapura në qendër të qytetit, kënde lojërash që përurohen në periferi, zona të reja të gjelbra që po i vjedhin hapësirë betonit, hapjen e hapësirës së pafund pedonale si sheshi “Skënderbej”, transformimin e “Pazarit të Ri” në një lloj “Boquerie” të vogël dhe ish-bunkeri anti-atomik i Tiranës i përshtatur në “Bunk’art”, një lloj ekspozite e periudhës komuniste dhe artit bashkëkohor, Tirana është një qytet interesant për ta vizituar dhe (mbi të gjitha) për të jetuar.

 Blloku, zona që dikur ishte e rezervuar vetëm për elitën komuniste, me një llojshmëri dyqanesh, restorantesh, baresh dhe lokalesh, është sot pjesa më “cool” e kryeqytetit. Ditë e natë, këtu, ashtu si në majën e Malit të Dajtit, të cilin mund ta ngjisësh për çerek ore me teleferikun romantik “Dajti Ekspres”, të rinjtë mblidhen për të festuar sipas stilit të tyre, me ritëm të ngadaltë e të prirur pas qejfit, tipike për verën mesdhetare. Nëse guidat turistike sugjerojnë së pari Xhaminë e Et’hem Beut, Kullën e Sahatit, Muzeun Historik Kombëtar dhe Kryeqendrën Botërore të Bektashinjve, vëllazëria islame e linjës sufi e themeluar në shek. XIII nga Haxhi Bektash Veli, është ndjenja e vazhdueshme e punës që s’mbaron kurrë, ajo që i dhuron kryeqytetit shqiptar një antidot ngjyrash për ndërtesat e shumta “gri” që la pas periudha e udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

  BERAT, GJIROKASTËR, BUTRINT

 Sido që të tingëllojë, shprehja “ia vlen rruga” të hyn në punë kur ke dyshime për destinacionin e radhës. Kur flasim për site shqiptare të shpallura pjesë të Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, shprehja merr më shumë kuptim. Me lumin Osum që rrjedh qetësisht përmes shpateve malore, shtëpitë prej guri që shndrisin në netët e errëta dhe katedralen “Fjetja e Shën Mërisë”, që sodit nga lart qytetin, duke ruajtur fort ikonat e saj të çmuara (e pak më tutje, edhe ato të Muzeut të Onufrit), Berati është mbiquajtur “qyteti i njëmijë dritareve”. Nëse përdor pak imagjinatën, mes rrugicave të ngushta dhe relievit rural, në këto anë ndihesh sikur ndodhesh brenda një koçeku.

 Por, ishte shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare ai që, falë romanit të tij “Kronikë në gur” (1991), e bëri të pavdekshme bukurinë e vërtetë të Gjirokastrës. Mes kafeneve të hapura, pazaret me suvenirë dhe antika tipike të zonës, si dhe ndërtesave të rrënuara të periudhës otomane, të cilat tashmë janë gati për ribërjen e fasadave, busulla e qytetit është kalaja me panoramën bujare që ofron mbi qendrën historike dhe mbi disa (edhe të tepërta, me thënë të drejtën) “vrazhdësi” moderne.

  Ndërsa, për të apasionuarit e arkeologjisë, kemi Butrintin e pashmangshëm. I ruajtur mirë, i kuruar dhe i pozicionuar në një peizazh të varur midis detit dhe një bimësie të dendur, që duket sikur kërkon ta gllabërojë, sajti më i rëndësishëm i Shqipërisë i kredh vizitorët mbrapa në kohë, në një udhëtim historik mes rrënojave të qytetërimeve helene, romake, bizantine, veneciane dhe otomane.

  SI ËSHTË DETI NË SHQIPËRI?

 Vija gjarpëruese bregdetare, që lidh qytetin e Vlorës me atë të Sarandës, është një nga më të mrekullueshmet në të gjithë Mesdheun. Në fakt, pasi ngjit lartësinë prej 1.027 metrash në qafën e Llogarasë, duke filluar nga Gjiri i Palasës deri në Kepin e Stillos, e ashtuquajtura “Riviera Shqiptare” ofron një sërë plazhesh dhe vendesh që frekuentohen nga një numër i madh turistësh.

 Saranda e famshme dhe plazhet e gjata të Vlorës (ashtu si më në veri, plazhet e pafundme të Durrësit), tërheqin kryesisht turistë familjarë, e me të perënduar dielli, fillojnë festat anës detit. Por janë vendet si Himara, Porto Palermo dhe Dhërmiu ato që ruajnë bukuri më të veçanta. Duke përshkuar vijën bregdetare shqiptare, përmes fshatrave të izoluar me pamje të përgjumur, shfaqen hotele të vogla familjare dhe gjire të vegjël që mund të zbulohen në liri të plotë (ose më mirë me një anije private), ku ka vend për t’u ndjerë “pionerë” të vërtetë.

 KSAMIL, ISHUJ ËNDRRASH

 Sidoqoftë, ishulli i Korfuzit është vetëm pak milje detare larg dhe ai që kërkon një det kartolinash (ose më mirë të themi për Facebook), duke zbritur edhe pak, mund ta gjejë padyshim në Ksamil. Katër ishujt e tij të vegjël, lehtësisht të arritshëm me not ose me varkë me pedale direkt nga plazhi, të shtyjnë për inerci në ujëra të tejdukshme, aty ku jashtë sezonit veror, edhe peshqit habiten nga prania e lartë e plazhistëve. Megjithatë, këtu, ashtu si kudo, në korrik dhe gusht, është koha ajo që bën diferencën: zgjohu herët dhe një kredhje në vetmi e ke të sigurt.

  KËTU GATUAN MAMAJA (SHQIPTARE)

 Mjafton të hapësh hartën për të kuptuar se, duke pasur parasysh pozicionin e saj mes Italisë, Greqisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, në Shqipëri gatimi është një argument serioz. Ama, ka më pak gjasa të zbulosh që, falë edhe kthimit në rritje të të rinjve që kanë studiuar dhe punuar në sektorët e agrikulturës dhe restoranteve në Itali, vendi po shkon në drejtimin e duhur.

 Pjatave tradicionale, si byreku, një ushqim tipik i gatuar me petë të holla të mbushura me perime, djathë ose mish, tashmë i bashkohet një kërkesë për cilësinë e produkteve, mundësisht të stinës. Më pak se 10 km nga Tirana, i riu Flori Uka, i “Uka Farm”, prodhon verë biologjike nga varieteti autokton i rrushit Kallmet dhe ofron, në shami me kuadrate të kuqe dhe të bardha, menu të shijshme të përgatitura me produkte të kultivuara nga familja e tij.

 Më në veri, në afërsi të Shkodrës, agroturizmi “Mrizi i zanave” është “sateliti” i lëvizjes “Të ushqehemi shëndetshëm” në Shqipëri. I rrethuar nga qetësia e fshatit, ku një ditë qëndrimi tërheq tjetrën, ideatori i saj, Altin Prenga, merr spunto nga urtësia mijëvjeçare e barinjve dhe metodat e bujqësisë biodinamike. Në fund, rezultati është gjithmonë i njëjti: ulesh për të provuar shijen e “mezes”, përzgjedhjen e antipastave të zonës dhe kuriozitetin e shuan në fund të menusë, kur me të mbërritur në kapitullin “ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi”, nuk i thua dot jo. Një metaforë, e cila e përshkruan më së miri të gjithë udhëtimin në këtë vend të befasishëm. E afërt në hartë, por e largët në kohë, që zihet në gojë nga të gjithë, por ende e panjohur, që i tremben, por edhe shumë e dëshiruar, Shqipëria nuk ezaurohet me shijimin e parë, por di si të ta mbajë gjallë kuriozitetin nga fillimi në fund.

 Nga revista prestigjioze Vanity Fair

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/AdobeStock_112729351-950x684-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/AdobeStock_112729351-950x684.jpeg","attachment_id":"742056"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/AdobeStock_82270387-950x684-1-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/AdobeStock_82270387-950x684-1.jpeg","attachment_id":"742057"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/AdobeStock_143389192-950x684-1-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/AdobeStock_143389192-950x684-1.jpeg","attachment_id":"742058"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/turisttt-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/turisttt.jpg","attachment_id":"742049"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/turist-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/turist.jpg","attachment_id":"742046"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turizm-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turizm.jpg","attachment_id":"742045"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turiz-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turiz.jpg","attachment_id":"742043"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turizem1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turizem1.jpg","attachment_id":"742042"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turizem-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqip-turizem.jpg","attachment_id":"742041"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/turizem-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/turizem.jpg","attachment_id":"742040"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Shqiperi-turizem2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Shqiperi-turizem2.jpg","attachment_id":"742039"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Shqiperi-Turizem-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Shqiperi-Turizem-1.jpg","attachment_id":"742038"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Shqiperi-turizem-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Shqiperi-turizem.jpg","attachment_id":"742037"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/1-1.jpg","attachment_id":"742036"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Capture-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/Capture-1.jpg","attachment_id":"742035"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqiperiaa-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/shqiperiaa.jpg","attachment_id":"742053"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tur-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/tur.jpg","attachment_id":"742047"}]
        
        Loading...
        

28 komente në “Vanity Fair: Harrojeni Greqinë, shkoni në vendin e “Shqiponjave” (por mos ua thoni grekëve)”

  1. The Punisher says:

    Vend shqiponjash ishim ne kohen e Enverit. E mori me citjane dhe ferexhe dhe ku e solli e dime te gjithe. Ta dinte i shkreti se do vinte koha e analfabeteve, kryepleqve, kanunit , e hoxhallareve dhe e priftenjinjve nuk do vdiste. Nuk do na linte ne balte.

    1. .. says:

      Auto-mastrubim Arnautesh me gishtin Italian ne byth.
      Doja tju sygjerja Italianeve te shkojne se akoma degjohen klithmat e te mbyturve nga frgatat Italiane.

      1. Edkari says:

        Pllazhet ne Shqypni i ngjajne mutit me lule.
        3 mije lek nje bidon 1/2litri me uje.
        Kush ben ftesa te tilla eshte nje njeri ordinet
        zbritur nga stanet e laberise qe pllazhen e
        ka pa me dylbi……………….
        me dylbi te Ali Pashe Kusarit.

    2. Lugati says:

      kto probleme qe shtron ,,,,,the punisher,,,,,jane pikerisht pasojat e atij sistemi….me kohen e atij nuk ishe vend shqiponjash…..por vend qe njerezit ishin zombi

    3. kacafiuu says:

      pirdh se lirohesh ..o punisher

    4. .. says:

      Ku “qi” Greku nga konkurenca turistike Arnaute.
      Ka vijen me te gjate dhe aktive me Bote.
      Kaloni me thashetheme te laloj fukaralleku CMIRUSHA.

      1. Mondi says:

        Po mor greku vetem mamin tende q* kur i pastron shpine.Kurse turistave qe duan te kalojne nga Korvuzi ne Sarande i thote mos ikni andej se ju vrasin dhe ju vjedhin allvanosat dhe turistet nuk e q*ne fare grekun po vine kenaqen ne Sarande dhe grekut i vjen inat plas

  2. Projekti says:

    Shkrim i bere me porosi. Sidomos pershkrimi i Tiranes sikur ishte bere kastile per ti lene lexuesit te kuptoje qe cdo germe eshte shkruar per hir te ndonje zarfi. Shqiperia natyren e ka te bukur ndersa infrastrukturen si mos me keq. Natyra dhe infrastruktura si e Bukura dhe Bisha.

  3. Andreas says:

    Po..po.. po kujdes se mos ju mer muti shalet! Greqia kete vit po realizon rekorde me shifra te papara turistesh, ndersa ne shqiperi mezi vijne 5 polake qe mallkojne vehten kur ikin. Dhe qeveria me mediat e saja, kacavirret nepere pasqyra me artikuj te deshperuar te sajuar me komente plakash qe levizin me autobuza si turistet e qemotit.

  4. Raldi says:

    Berati eshte quajtur “Qyteti i nje mbi nje dritareve” dhe jo 1000 dritareve…..se po na cudisni sidomos redaktoret ..apo nuk ka redaktore gazeta?

  5. Nuk do humb kohe per te lexuar artikullin por e pam me reagimin e Cekve edhe Polakve !!!! Ik mos na cani trapin me gjith turizm ne shqiperi aty ky ne vend te respektohet turisti pronaret bojn si bossa edhe kualifikimi i stafit 0!!!

    1. qipro says:

      ja dhe albanistani qe ka gjithe jeten qe i ben pushimet…ke shpella anastas janulles..pusht 300€€€€

  6. Dollapkallkan says:

    Si shqiptar dua shqiperin pa dyshim por realiteti eshte se greqia ka potenc turismi me shume se ne è prevoj me teper, aq sa turisr vijn ne mikonos aq vijn per qith bregtetin shqiptar…

  7. Tin says:

    Dhe A drejtoreshe pa asnje merite ….

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Hahaha
    The punisher
    O lugat o mik
    Ca po’ thote ky?
    Se s’ po’ ja kuptojme shqipen ketij
    Si mer i paska vdek Enveri ketij?
    Kur ke qen vend shqiponjash kur haje bar,kur mblidhje
    hekurishtet e ndryshkura te kines
    Apo kur i hyne trafikimit te cigareve me mafjen?
    Me kto men qe ke ti dhe keta neokomunistet DASH tha se doni edhe 30 vjet te na hapet dera Europes.

    1. the punisher says:

      Qe te kuptosh shqipen time, duhet te dish shkrim e kendim dhe te kesh lexuar disa libra.
      Jeni pikerisht ju qe faktikisht pengoni hapjen e dyerve te Evropes. Jo ti , ti je thjesht nje trap , por analfabetet qe po na udheheqin kete cerek shekulli.

      1. Lugati says:

        o punisher…cer me te lexu ty mer amon..me ato deklarata pro regjimit hoxhist…o firak ktyne ti rroje sala

  9. fori says:

    Keto jane shkrime per te na bere qefin pasi i vetemi vend me te cilin mund te konkurojme per turizem eshte Mali i Zi, Greqise as i afrohemi dot fare ndersa po aq larg jemi edhe nga Kroacia. Nese nuk merren masa do te kete nje bum prej 2-3 vitesh dhe me pas nje harrese prej 10-15 vjet. Po te shohesh komentet e atyre qe kane pushuar kete vjet ose kete vit ne Jug gjen me qindra si ky: “la colazione. solo uova o pane burro e marmellata. per il costo della camera è troppo misera”

  10. Ini says:

    Kujdes me reklamen e tepert! Me keto kapacitete turistike brenda 5 vitesh shkojme ke keq se cishim para 10 vitesh.

  11. Albani says:

    Greket mund te hane kritika dhe te shara nga te gjitha anet,por jo per turizmin.
    Shqiperia turistike eshte nje hic perpara Greqise
    Ne nuk kemi asnjke lloj organizimi turistik
    Tek ne nuk ankorojne dot krocerat,as ato mesataret dhe jo me ato te medhate
    Ne nuk kemi as harta rrugesh dhe jo me arkeologjike apo kulturore
    Ne nuk kemi as infrastrukturen minimale,as rruge dhe jo me porte dhe aerodrome
    Greket kane sherbim hotelier me te organizuar dhe kiulturuar se ne
    Le te mos flasim pastaj per bukurite perrallore neper ishujt blu
    Ishujt e Ksamilit …………..hahahahahahahahah,mbase nuk keni pare ishuj te tjere.
    Greqia pret kete vit 27 milione te huaj,Shqiperia me zor e kap dhe ndonje 2-3 milionesh duke llogaritur emigrantet qe kthehen tu sherbejne shtepive,pleqve dhe grave te tyre ne atdhe,bashke dhe me turistet patriote Kosovare.
    Te vjen te vjellesh me ata qe mundohen te heqin paralele midis dy vendeve per sa I perket Turizmit
    NE NA E KALON DHE MAQEDONIA QE NUK KA DET MORE TE MJERE.

  12. jazek says:

    vazhdoni dhe bejani qejfin vetes.Po si mund te krahasoheni me bregun dalmat, apo me Greqine, qe ishuj te banuar ka mbi 3000.Po uje keto taljankat ku pine=_Ke burimi i lajthizes apo ke shatervanet e sheshit Skenderbe-.Shqiperia per pasterti te krahasohet me Indine dhe Tirana me Mumbain “Bombein”.kurse per uje per te pire dhe per dush me Saharen qendrore…Prandaj jepi ,o kalama,o LALI ERI,he xhan=

  13. I paemërt says:

    Te rrime shtrember e te flasim drejte Turizmi i Greqise nik krahasohet me ate shqiptare ne shume drejtime eshte shume me lart e kane bere si e kane bere me lekat e Europes por kane Turizem kete te drejte duhet tju a njohim t per te tjerat jane vari kkk jane plera

  14. kallami says:

    si rrejn kta .
    n shqipni ha njeriu njeriun kurse ktu flitet per “turizem”!!
    n shqipni I ngrejn cmimet si kurva kembet! lart e me lart..
    ha haaa 111!!!!!!!!!
    kan tradit ate kengen enveriste “lart me lart o shike,flamujt e kongresit…..”
    edhe sot
    “lart e me lart cmimet….,
    porsi kurva kembet,
    kur ha t qimet..”
    shqiptaret vec kan hedh beton pa mas dhe rrijn si hunj e shofin me I mor njoni tjetrit paret. ky esht “zhvillimi shqiptar”..
    duhet industry,bujqsi, dhe te tjera me tej,qe te quhet nje vend I zhvillu. dhe shqipnija si ka kto. si bo dot se shqiptart si njers t kqinj qe jan nuk kooperojn me njoni tjetrin me bo qytetnim industri zhvillim,por vec ja fusin njoni tjetrit sipas konges se tyre tradicjonale “n ato maja rripa rripa…”
    kurse ne ato festat buz detit shef ca kurva qe tundin bytht dhe ca meshkuj qe kan pamje “t fortsh” qe te vetmin argetim kan te pin alkol dhe te rrijn te heshtur me vetlla te ngrysme gati per grusht siopas formules “pse m pe”..
    s shef nji rop tu qesh n shqipni mer po vec tu shtremnu ftyren sikur po shkojn n luft a me vdek n pushkatim.
    dhe ajo qe duhet thon esht kjo. nuk e bo nji shtet as territori,as klima,(n dubaj ka bor artificjale n lokale),as djelli apo deti…
    shtetin dhe shoqerin njerzore e bejn njerzit me kulturen e tyre…qe sjell paran dhe zhvillimin. dhe kjo gje thelbsore mungon ke shqiptart . ata s jan njers t mir. esht ceshtje culture/. esht kultura e t futmes qe kan shqiptart,kultura e ligsis. prandaj edhe s beht shqipnija dhe turizmi atje.
    jo det e qiell e lum e liqen e djell te ken shqiptart,por oqeane te mbushura me diamante e perla te ken ata,prap se prap s behen, sepse jan t kqinj.
    u ndertu nje pallat I ri n vlon.
    nga 8 kate vec nje kat banohet rregullisht se te tjeret jan jasht shtetit dhe vijn vec nji her ne vit per pushime.
    u mblodhen pes familje per te vendos per mirmbajtjen e pallatit. u zun me njeri tjetrin dhe s ran dakord “jo pse t paguj un e jo ata qe jan jasht..”
    dhe as flasin me njeri tjetrin megjithse jan komshi e takohen shkallve!!!
    a e kuptoni se kush jan shqiptart?
    nuk merren vesht me njeri tjetrin as te punsojn nje mirmbajtes pallati,administrator,e jo me te bejn shtet.
    edhe ato betone qe kan bo I kan bo me lek t pista..
    se kur s di ku ti cosh paret I ben beton dhe tulla llac dhe rri si rrot kari n maj t “viles” 5 katshe pa drita dhe me kat t par ta pambaru ala!!
    vila me pes kate vec ne shqipni ka.
    o shqipni
    o hale mali

  15. brumbulli says:

    vendi I shkerdhatave

    1. haha says:

      Nja nga ato shkerdhata je edhe ti por je derr nga trute qe ta kuptosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *