Kalorësit qesharakë të braktisjes së atdheut

7 Gusht 2017, 16:32Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Disa deklarata të njerëzve të njohur apo më pak të njohur publikisht, për të braktisur Shqipërinë, jo vetëm kanë zënë një vend më të madh nga sa e meritonin në këto ditë të nxehta pa lajme, por shpesh herë kanë ndezur një debat qesharak dhe të pa vend. Duhet ta themi që në fillim dhe pa hezitim se, nëse dikush shpall se largohet pasi nuk gjen hapsirat e duhura, pasi i kanë suprimuar vendin e punës, pasi i kanë çpuar gomën e makinës, kjo nuk është një çështje kombëtare.

Largimi i atyre që kanë mundësi ta shpallin këtë akt me bujë, është krejt i ndryshëm nga largimi i dhjetra mijë shqipëtarëve që zgjedhin ta braktisin këtë vend nga pamundësia. Sepse ikjet e tyre nuk kanë asnjë tagër plus për të treguar, as se Shqipëria është më e mirë, as se ajo po bëhet më e keqe.

Ato janë thjeshtë zgjedhje personale, të marra sa nga racionaliteti i mundësive, po aq dhe nga emocionaliteti i momentit. Ata që ikin nuk janë as heronj që nuk pajtohen me gjendjen e keqe dhe as tradhëtarë që po braktisin anijen. Akti i tyre nuk është simbol për asgjë.

Personalisht  jam një nga ata që e pëlqen përditë e më pak këtë vend. Nuk jam dakord me mënyrën se si po shpërfytyrohet qyteti im, se si rokaqiejt po zënë diellin, se si po zhduken rrugicat ku rendnim pas një topi pedhëdhjetsh, se si po zaptohen tokat në bregdet, se si po ndotet ajri, se si po shfarosen pyjet, se si ujin nuk e pi dot më drejt e nga çezma, se si domatet nuk kanë shijen e dikurshme dhe se si mishin është gjithnjë e më e vështirë ta gjesh të pa bombarduar me antibiotikë.

Por, pavarësisht nga këto, kam vendosur të jetoj në një atdhe që e kritikoj çdo ditë e më shumë, as thjeshtë për patriotizëm, as thjeshtë për profesionin që bëj.

Në këtë vendim të brendëshëm ka diçka më të komplikuar, që më ka bërë t’i rrezistoj edhe eksodit biblik të anijeve edhe shpërthimit të depove të ’97.

Besoj se kushdo që ka lexuar sadopak për dëshmitë e gjata të francezëve të larguar që kanë provuar “ le mal du pays”, të britanikëve që kanë ndjerë peshën e “homesickness”, apo të mercenarëve të Zvicrës gjermanike që i mundonte  « heimweh », kur ishin larg vendit të tyre, e ka të qartë se për çka flas. Në lojë është ajo që psikologët e njohin si sindromën e mungesës së vendlindjes: një lloj nostalgjie për vendin e origjinës, për zbehjen e gjërave familjare, për largësinë nga kujtimet e fëmijërisë, nga gjuha e nënës, nga kultura me të cilën je rritur.

Mënyra se si gjithësejcili e zgjidh këtë raport delikat me veten e tij, midis kujtimeve të së shkuarës dhe ambicieve për të ardhmen, midis anës emocionale dhe sfidës për të riskuar, është një çështje krejtësisht personale.

Unë vetë kam zgjedhur të parat. Por kjo shpesh nuk më ka penguar t’i shoh herë me ironi dhe herë me nënqeshje, ata emigrantë të larguar prej vitesh nga ky vend, të prekur nga sindroma e mallit të vendlindjes. Sa herë kemi bërë humor me ta, me patriotizmin e tyre të ekzagjeruar, me pathosin që tregojnë për çdo simbol kombëtar, me idealizimin që i bëjnë historisë, gjuhës, traditave, me entuziazmin që tregojnë edhe për ndryshimin apo përparimin më të vogël që shohin në vendin që kanë lënë pas prej vitesh.

Ne e kuptojmë se në shumë raste ajo është fabula që i duhet për të mbajtur në kontroll sindromën e tyre që shpesh herë mund të çojë deri në depresion, mungesë motivimi dhe izolim social.

Ne të gjithë e dimë, se Shqipëria që ata shohin, prekin dhe vizatojnë, nuk është ajo realja. Ajo është një produkt i përrallëzuar si pasojë e sindromës së tyre. Si pasojë e mallit, nostaligjisë dhe kujtimeve që atyre u mungojnë. Të gjitha këto detaje të vogla luajnë për ta rolin e Madlenës së Prustit, që sublimon çdo aromë dhe shije që u vjen nga vendi që kanë lënë pas.

Eshtë kjo qasje që shpesh i bën objekte të vënies në lojë, sepse atdheu i tyre ideal, nuk është atdheu të cilin ne jetojmë përditë. Sepse rrëfimi i tyre është krejtësisht emocional dhe i tjetërsuar.

Por, po aq sa nuk është e vërtetë kjo Shqipëri e idealizuar e pikturuar kësisoj, po aq nuk është real edhe shpëtimi prej saj përmes largimesh te bujshme, që vizatojnë të kundërtit e tyre.

Pikërisht ata që janë vënë së fundi në qendër të debatit duke deklaruar publikisht se shpëtimi gjendet larg këtij vendi të pajetueshëm.

Në të dyja rastet, qëndrimet e tyre nuk ia vlejnë të bëhen pjesë e debatit publik, as të hipotekohen si fakte të vërteta, as të privatizohen nga grupime të ndryshme shoqërore.  Ato nuk kanë asnjë vlerë më shumë sesa atë të një përjetimi personal.

Zhurma e krijuar nga shpallja e disa largimeve të bujshme nga vendi, nuk është asgjë më shumë se pasojë e një vere të nxehtë dhe pa lajme. Sepse imazhin e Shqipërisë që njohim nuk mund ta ndryshojnë emocionet momentale të askujt. (Lapsi.al)

30 komente në “Kalorësit qesharakë të braktisjes së atdheut”

  1. Drini says:

    Pyetje zotit Bushati
    Nqs keto perjetime jane personale dhe pa rendesi dhe nuk jane simbol per asgje athere ti pse e ke shkruajtur kete qe ke shkruar?

  2. ilir says:

    Ky analisti, tha ca fjale. Hajde merre vesh perse, forrca e zakonit. Ta them dhe une mendimin tim.
    “Epo njeriu duhet ta thote ate qe di”, filmi “Korieri”

  3. kibi says:

    Nuk.e.kuptoj.perse.e.keni.shkruar.artikullin.e.
    Ku.doni.te.dilni.me.te.apo.per.te.mbushur
    gazeten.enigme….

  4. T.T. says:

    Po te pakten ketu ku jemi e jetojm,nuk shikojm cdo sekond e cdo minut,doktor bythen ne TV,pastaj edhe ai Marksi qe ke studjuar ti ka thene(Atdheu puntorit eshte atje ku eshte puna)apo jo parazit i demokracis tende.

  5. Emigranti says:

    Ne qe kemi ikur shpetuam nga kasta qe sundon Shqiperine qe prej vendosjes se komunizmit. Ti me shoke more Andi, jini fare me e keqe se paraardhesit tuaj.
    Te pakten mos flisni me per Atdheun dhe sidomos mos na flisni neve qe kemi ikur. Ate Atdhe qe duam ne e kemi marra me vete!

    1. like says:

      na ibon pushimet fiksim!
      po iki dhe une emigrant per ca dite. po deshi njeri keshilla per ku, po ju a le adresen posht.

      https://www.youtube.com/watch?v=3OdEPZZpjK4&list=PLg2P15OCJOhaPfaofhzpE3qh2ftYQ5YzE&index=3

  6. artan says:

    O Bushat. Ne cdo shkrim tendin, po keshtu edhe ne kete te sotmin, ti do ta nxjerresh koken kur thua “personalisht jam nga ata qe e pelqen gjithnje e me pak kete vend”, ose kur nenvizon se qyteti yt i lindjes po shperfyterohet. Kuptohet se ty te pelqen Tirana e kohes se PD me kioska apo ai qe te la Lul Basha. Prandaj mjaft e mos na hap barhkun me teper se je totalisht i pabesueshem dhe nese ke mbetur akoma ne kete vend, kjo ka ardhur fale atyre mediave te kazanit qe te kane hapur deren dhe te paguajne per vrerin qe vjelle ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

  7. Na e cat menderen me keto ikje ardhjet e keyyre qe bejne propogande se me qe nese nuk eshte me ne fuqi dt mortja qe e ktheu keye vend ne rrumpall dhe keya qe na hiqen vipa pa bete asgje kujtojne se ikja e ketyre e ben keye vend te pa jetushem se keu tani e tutje qr iku dali enveri duhet braktisur ky vend dhe o burra te ikim te gjithe se andej na pret parajsa se andej thote linda kalemi ka liresi dhe nuk te shpojne gomat e makinava.por mos ja ka shpuar luli kesaj gome se ai berithirrje per shpuarje gomash
    Jane nje pjese qe vijn nga jash nga larja e pjatave dhe u duket ketu si sketer siku nuk kan ikur fje nga ky vend,duan ti presin si heronj dhe kudo qe shkojn ti hapen dyert dhe e krahasojne cdo gje me vendin e tyre
    Pra na hiqen si pordh e mafhe dhe ngatrrojne eddhe shqipen.
    Saper ty andi ben mire qe kujton rrugicat e bllokut se aty te ka lare bycen saliu dheos ik se ti nuk ben asgje pervec ndonje mashtrimi bla bla neper tv,ti perfundom poshte urave se nuk lan dot as pjata dhe kthehesh karian cani kreshniku i spahinve dhe deri tek ed rams
    Kadare kathene ikin ikin mbrapa diellet te shkojne se ky vend nuk ka par mdryshime as nga te ikurit as nga tr ardhurit
    Kjo eshte liria e levizjes dhe mjaft me propogand se ne cdo vend qe te shkosh duhet shternguar suma te mbijetosj po su more me pislliqe ose po nuk dole tek semaforo.
    Betem sali intriganti te mos iki se pastaj u pordh ky vend

  8. Arjan says:

    Ne peshkrimin tend pa fillim e fund, referimi tek tre psikoanaliza nga te huajt ne periudha te vecanta kohe nuk e fshehin dot, ne me te pakten injorancen tende dhe me te shumten cinizmin tend. Dua te besoj se ti qellimisht nuk permend kte fakt, se keta njerez qe largohen ng Shqiperia pamvarsisht arsyeve, hidhen ne tregun e punes dhe provojne aftisit e tyre qe mjerisht ti dhe ca si ty nuk keni bythe ta bene, sepse menyra se si Verat dhe Medite (mos e merr kete per biografine tende) qe ju kane lindur dhe “edukuar” fatkeqsisht nuk ju kane dhene asnje leksion per punen e vertete, kushdo qofte ajo.

  9. Lalai says:

    o Bushat karabushi…..
    Kur te flasesh per ish vrasjet e gjyshit tuaj,ateher dhe ke te drejte te shkruash.
    o Bushat….qe Saliu te merrte bilen ne goje ne Paris,nuk keni faj ju,fajin e ka populli dele qe s’ju qi rrobt te gjitheve juve nga i pari tek i fundit,mire vesh o BQ..!!!

  10. Lalai says:

    o Bushat karabushi…..
    Kur te flasesh per ish vrasjet e gjyshit tuaj,ateher dhe ke te drejte te shkruash.
    o Bushat….qe Saliu te merrte bilen ne goje ne Paris,nuk keni faj ju,fajin e ka populli dele qe s’ju qi rrobt te gjitheve juve nga i pari tek i fundit,more vesh o BQ..!!!

  11. Lalai says:

    o Bushat karabushi…..
    Kur te flasesh per ish vrasjet e gjyshit tuaj,ateher dhe ke te drejte te shkruash.
    o Bushat….qe Saliu te merrte bilen ne goje ne Paris,nuk keni faj ju,fajin e ka populli dele qe s’ju qi rrobt te gjitheve juve nga i pari tek i fundit,more vesh o BQ..!!!
    Se ju jeni ajo lloj katunarie ne GEN qe as pas 2 milion vjetesh nuk ndryshoni.

  12. Ylli says:

    Jeni ca trapa ,por trapa qe cdo artikull do ta degrinoni dhe masakroni nese artikullshkruesi kritikon qofte dhe terthorazi qeverisjen.Popull qe mbron me pasion qeverisjen sikur te jene votuesit anetare kabineti ,sinqerisht vetem shqiptaret jane.Nen qeverisjen e Berishes ,te majten bertisnin e ulerisnin qe ne kete vend nuk rrihet sepse ky vend nuk behet.Sapo e mori Lali Edi me Lali Erin ,te qifsha Ameriken.Tani kemi 97 m bulevard te ri ,kemi pazarin e Ri ,kemi pedonale ne Bulqize ……me nje fjale mrekulli.
    Keta te PD ankohen tani qe ne Shqiperi nuk rrihet se e ka marre pushtetin Edi.Derisa e kishte PD ishte mrekulli ,tani qe e ka PS eshte Afrike Perendimore.
    Populli e ka per detyre te jete kritikues ndaj qeverise,qofte dhe per ate qe ka votuar.Ketu ka gallate ,mos jau shash qeverine se te vrasin.Me pak fjale popull be be be be be be be bebeeeeeee.
    Ndersa per ty Bushat kam nje pyetje .E din ti o Bushat pse gazetaret nuk ikin kurre nga Shqiperia ???
    Sepse Bushat niveli i jeteses suaj si profesion eshte njesoj si i politikaneve.Rroni ne bollek dhe korrupsion njesoj si ata.Prandaj ju dhe politikanet nuk largoheni kurre nga Shqiperia……po nuk ju perzune.

  13. mirel says:

    Qesharake o Andi?
    Ikin se nuk hapin rruge kafshet idiote qe kujtojne se shteti dhe vjedhja e tij eshte e drejte personale. Po te mos ishin keta kaloresit “qesharake” Shqiperia sot do ishte ne kulmin e urise. Shikon veten qe trashegove kredo politike dhe kujton se zgjedhja personale e shqiptareve per te ikur eshte thjesht nje emocion i nje perceptimi te pjesshem te realitetit dhe jo nje vendim i dhimbshem i detyruar nga pafuqia per ta mundur kete shtet mizerje qe nuk te jep asgje, pervec shijes se hidhur te humbjes se gjithckaje dhe te shpreses per te ardhmen. Ata te rinj qe nuk jane nga familhe te implikuara nga grupimet politike jate te fundit qe kane shanse ne kete vend mizerje per nga shkalla e formimit te karakterit te intekektualit. Qytetaria ndertohet ne bazen e kraheve te ngrohte qe te mbeshtesin dhe ne kurajon per tu bere pjese e bandes kriminale qe grabisin shtetin. Nese nuk ke asnje nga keto..je i humbur. Dhe zgjidhja me e mire eshte ikja duke u bete pre e vuajtjes qesharaje qe perbuz zotrote.
    Dhe kjo eshte ceshtje kombetare dhevjo personale.

  14. Asd says:

    C’ne ti Andi me topin pesedhjetesh?

  15. Niko Shpiragu says:

    Shqiperia eshte vend i lire per te shkuar dhe per te ikur. Me duket se Andi kete ka pasur si ide kryesore. Ne nuk duhet t” u kushtojme aq vemendje mendimeve te te tjereve. Sigurisht ata qe flasin me perbuzje dhe injorim pe vendin e tyre jane ne radhe te pare injorante dhe aspak me edukate dhe kulture. Po te shikoni se kush i jep keto mendime poshteruese per vendin dhe njerezit e mrekullueshem te Shqiperise, do ta vini re menjehere se nuk jane intelektuale ose njerez te mire qe punojne jashte vendit dhe e njohin shume mire realitetin brenda dhe jashte. Ata jane pjesa me e parendesishme dhe me e paekuilibruar e shoqerise. Hushi eshte thjesht nje kengetar ose nje ahengexhi qe kendon per te kenaqur te tjeret dhe jo intelektual, ndersa ajo valltarja eshte aspak intelektuale dhe nga pikpamja e nivelit kjo shtrese eshte nga me te ultat e shoqerise ne te gjitha vendet e botes. Ata jane njerez qe e shesin vehten per para, d.m.th nuk ka te beje aspak me mendimin intelektual. Nuk u be qameti se folen njerez te fundit te shoqerise, prandaj s”duhen marre shume seriozisht ata dhe media duhet te kete pak seleksionim, qe te pakten te ecin me sensin e shoqerise. Mendoj se me fjale te tjera thashe ate qe Andi donte te thoshte. Sa per shoqerine tone ne duhet ta dime se ne te vertete njerezit nga me te miret ne bote jane aty. Po them aty se une vet banoj jashte per afersisht 20 vjet dhe relativisht e njoh mire realitetin jashte Shqiperise. Pa as me te voglin dyshim sot vendi yne ka shume probleme per te permiresuar, por edhe bota i ka ato. Une edhe te tjere si une qe e prekim me duart tona realitetin kendej e dime qe edhe ketej ka te tilla probleme dhe me ndryshime te pakta jane pjese e te gjitha vendeve. Shqiperia ka shume intelektuale te mire, por duke mos e njohur realitetin mire jashte shpesh bejne konkluzione jo plotesisht realiste ( nuk kam parasysh si intelektual valltare dhe kengetare kabaresh ose edhe pak ndryshe si Hushi). ju njerez te mire qe jetoni aty mos iu varni shume atyre njerezve qe s”kane shume mend por mendojne se jane dikushi dhe shesin mend per te treguar se edhe ata egzistojne, por ne fakt ketej ata jane askushi. Me shume rrespekt per ju te dashur lexues edhe nje here ju keshilloj qe mos u jepni rendesi ketyre askusheve.

  16. grevisti digjital says:

    I madh je andi. Me vjen cudi qe dhe ti ke lozur me topat 50 lekesh dhe qe I mban ment.
    I kisha harruar fare pas 45 vjetesh

  17. j says:

    Ngado i tradhëtuar,padrejtësitë më sulmojnë
    Do zhdukem nga ky pus,ku veset triumfojnë,
    Dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë,
    Ku, duke qenë i lirë,të mund të jetoj me nder.
    Alçesti,Molier.
    Shqipëria,me njerëz muti,
    Triumfon vetëm hajduti.
    Anonim.

  18. Faro says:

    Kur lexova paragrafin e katert, nga rrokaqiejt tek domatet bio, me lindi pyetia:
    Po ne Manhatan a ke qene ndonjehere more gazetar, qe pretendon te na edukosh me te rene. Pra, me perspektiven euroatlantike?

  19. Koba says:

    O Anonim As Ty e AS Andi Bushatit nuk u hedh as Qyret Njeri.Jeni njerez koti .Po na thoni kush jane hajdutet dhe Shperdoruesit? dihen qe kryesoret Jane Sali Krimineli ,Like Floriri me Baxhellen eTij Kryetare, e me rradhe nje tufe politikanesh te degjeneruar.Per kete po luftojne Rama me ca Petrita.Per Reformen ne Drejtesi ,Per Reformen e kthimit te pronave tek te Zotet e Vertete.Hajde pra beni Hosana per drejtimin e Ri qe duhet te marre Shqiperia dhe mos Kuisni si Shkerdhata qosheve,dhe nje propozim kam Spartak Ngjelen ta bejne Prokuror te Pergjithshem se Besoj shume se Ai do tu vije Hakut te gjithe Zuzareve.

  20. Arber Iliri says:

    Ju Kapot jeni patriote te medhenj, megjithese se ti nuk e pelqen vendin gjithnje e me shume.Deklaron se do kritikosh edhe me shume, Bushat kemi nevoje me teper se per kritika per rruge te zgjidhjes se ceshtjeve.Keshtu mos na caj trapin.Ti je nje krijuesit e kesaj gjendje depresive ne popullaten e thjeshte o koqe kandari, jo une por te tjere qe jane te dobet, se une as e rruj per ato qe thua ti qe s’gjen dot vendet qe te afronte gjyshi kur ishe i vogel dhe te trembin rrokaqiejt.Une ne fakt dua edhe ca me shume rrokaqiej ne Tironen moderne, kjo eshte perparimi.Ti shko ne fshat ne Laberi.

  21. Shkrimi nuk ishte dhe keq...behet fjale per Bushatin. says:

    “Nganjeher me nacionalizmin qe shfaqin emigrantet…qesh” thote Bushati por edhe shume bashkeatedhetare ndajne te njetin mendim.
    1- Bushat ku..va,
    Gjergj Kastrioti emigrant i kthyer( pse se deshi kjo bote te ishe ne kohen e tij e tja thoshe ne sy)
    2- Ismail Qemali emigrant( te krijoi shqiperine…).
    3- Fan Noli emigrant…( kry intelektuali i shqiperise e shume te tjera)
    4-Sami Frasheri emigrant( ky te beri me shkronja)
    5-Çerçiz Topulli emigrat( te mesoi se osman- lleku nuk i perket rraces shqiptare…por ti nuk shkeputesh per “qamet” nga turqezimi)
    6-Enver Hoxha emigrant( ky te mesoi se shqipetaret jane edhe njerez).
    7-Salhi Berisha emigrat( ky te mesoi se si ta shkaterrosh shqiperine… e ti po e do qe ta besh realitet)
    8-Edi Rama emigrant( ky Do Te mesoi se si ti do jesh histori, shume shpejt!).

  22. shqip says:

    Po mire more te uruar , keta italiane , greker , gjermane etj , qe vijne te punojne e jetojne ne Shqiperi , ku ti klasifikojme ? Njeriu leviz per 1000 arsye . Bushati e kupton po nuk ja do interesi ta thote . Keta Hush(kur)et jane vetem ca te pa kenaqur nga tepsia . Jo nga nga pamundesia . Shqiperia i beri me para . Dhe tani kane vendosur ti harxhojne diku neper bote . Ja shikoni Arminen me Zenon sy pingpongu . Jeten e bejne resorteve , ndersa parate i marrin nga Tirana .

  23. rudini says:

    Andi ,ti realisht duhet te ikesh.Ke qene me Salen pastaj kunder,ke qene me Lulin pastaj kunder,ke qene meRamen pastaj kunde,Me meten dhe pastaj kunder.Te lutem mund te me thuash cfare mund te ngelet me per te bere ?

  24. Phoenix says:

    Mireli dhe AsD e kane gozhduar muhabetin. Bushati eshte tipiku i: “Topi eshte i imi, penalltine do e gjuaj vete!”. Bir i kastes dmth. Po ne kete vend kasta ushqehet edhe nga njerzilleku yne per te mos bere revolucion (gjak), se drejtesi prej vetingut nuk e di a mund te behet.

  25. kallami says:

    a te qifsha shqiperin
    te shkerdhefsha shqipetaret
    eshte keng e then me rim
    esht kenduar nga te paret.
    kush shqipnin e mban me hater
    ka fut gjarpnin mu ne gji
    prej tropoje n gjinokaster
    m kar ne byth,ka me u qi..
    dhe nje ze vengon prej dheri
    si nje thirrm ne univers
    shqipetari ky rrot derri
    shqiperi o vend pervers.

  26. Zgjepsi says:

    Pse mos e kuptojme ndryshe shqetesimin e atyre qe disn te vine ne Shqiperi. Njerez qe mertojne punet qe i kane besuar andej, por qe per arsye shpirterore do ndjeheshin me mire te ktheheshin ne Shqiperi. Ketu fillon gallata. Nuk jane fare interesant per tregun e punes ketu. Ketu i kane zene vendet individe ne lidhje partiake dhe per ironi me dy fakultete. Panorama dhe Kristal. Te njera bachelor dhe te tjetra master. Mjafton kaq per te thene se ata e meritojne vendin qe luajnr
    Me pak fjale, deri tani vend i qoles. Ja kjo eshte cfare ndjejne ata qe kane studiuar dhe dine te bejne pune te verteta ne Shqiperine e dashur te Meros, Andit te Dritan Priftit dhe te Kastriot Ismailaj

  27. Capi dhia says:

    Andi Bushati po e vret Shqiperine nga brenda, ne vazhden e paraardhesve te tij, ne pritje per ta gezuar Atdheun Serbisht.

  28. kleptofagos says:

    Lutje per komentues me shumice..
    Lexoni sa me pare dhe sipas mundesive, Konicen, Fishten, Nolin edhe ndonje tjeter, para se te turreni si ushtare te bindur e te mirepaguar (shumica e bejne gratis) kunder atyre qe sadopak, marrin guximin te shajne apo kritikojne kusaret dhe banditet qe ju vete i keni zgjedhur .. per t’ju udhehequr, nga padija dhe per te keqen tuaj. Mos i dilni per krah hajduteve “tuaj” kunder hajduteve te tjere. Ata, ne fakt jane bashke midis tyre dhe kundra jush .. O, Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje