VIDEO/ Pamjet e rralla, Florida gjatë krizës së “Depresionit të Madh”

7 Gusht 2017, 18:50Sociale TEMA

Këto pamje të rralla i përkasin qytetit Jacksonville në Florida, SHBA gjatë periudhës së “Depresionit të Madh.”

Kriza që përfshiu SHBA-të në vitet 1929-1939 ishte një nga më të rëndat në histori, duke lënë të papunë rreth 15 milionë amerikanë, si edhe duke bërë që gjysma e bankave të vendit të falimentonin.

Përgjatë viteve ’20-të, ekonomia e SHBA pati një zhvillim të shpejtë, ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë nisi të investonte në bursën e Wall Street.

Si rrjedhojë, tregu i bursës arriti kulmin në vitin 1929, kur prodhimi kishte nisur të ndalej dhe papunësia të rritej, ç’ka bëri që çmimet e bursës të ishin më të larta se sa vlera e tyre aktuale. Për më tepër, pagat në atë kohë ishin të ulëta, borxhi i konsumatorit ishte në rritje, ndërsa sektori agrokulturor gjendej në vështirësi për shkak të thatësirës, rënies së çmimit të ushqimeve, dhe teprisë së borxheve të pashlyeshme nga bankat.

4 komente në “VIDEO/ Pamjet e rralla, Florida gjatë krizës së “Depresionit të Madh””

  1. billi says:

    Ca eshte ky artikull? Ka per qellim te tregoj qe do duhen dhe 100vjet te tjera, nese bota ‘ndal’ se zhvilluari qe te arrihet nga dembelat dhe hajdutet politikberes ne Shqiperi! Publikoni tema zhvillimi, qe te mund te perfaqesohen se kto imazhe zhgenjyese

  2. perivolo says:

    Te dashur lexues kini kujdes,pamjet jane shume te renda!
    Ishte nje periudhe shume e dhimbshme vecanerisht per bankat amerikane,por pastaj e morren veten pasi pervec bankave tona ndihmuan ato kineze ,indiane,afrikane dhe gjithe ballkanasit kuptohet…

  3. Fjala shqipe says:

    Per cfar i duhet ky informacion lexuesit shqipetare?
    Mire qe leni shkruar sakte Jacksonville

  4. Sebastian says:

    Njihet si kriza e 29-33 ne fakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje