Donin të bënin qymyr, djemtë djegin nga pakujdesia 15 ha pyje mbi tunelin e Krrabës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tre të rinj mes tyre një djalë vetëm 17 vjeç janë arrestuar si autorë të dyshuar të zjarrit mbi tunelin e Krrabës, i cili deri tani ka djegur 15 ha pyje dhe vazhdon të jetë aktiv.

Policia e Tiranës informoi sot për arrestimin e Armand Ukaj, 22 vjeç, Oltjan Deda, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë, dhe G.P, 17 vjeç, të tre banues në fshatin Krrabë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk)”

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Shkatërrim me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga neni 206/b dhe 25 i Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Donin të bënin qymyr, djemtë djegin nga pakujdesia 15 ha pyje mbi tunelin e Krrabës”

  1. Daja says:

    Duhen ashpersuar denimet per zjarrvenie te qellimshme. Keta barbare jane te gatshem te shkaterrojne c’u del perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *