Hidhet në erë me eksploziv një magazinë në Lezhë, policia jep detajet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e vona të natës në një magazinë në Lezhë.

Policia njofton se shperthimi ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Më datë 08.08.2017, rreth orës 00: 30, është marrë njoftim se në lagjen “Skënderbeg”, në një magazinë jofunksionale në pronësi të shtetasit K.C. 60 vjeç, banues në Lezhë ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe ekspertët xhenier, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *