Mos u çudisni, policia maqedonase patrullon në Sarandë, ajo shqiptare në Strugë. Ja çfarë po ndodh…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë kanë patrulluar respektivisht në Strugë dhe në Sarandë.

Në kuadrin e zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë përgjatë sezonit turistik, protokoll ky, i cili është firmosur më datë 5 shtator 2014, në Sarandë dhe në Strugë po kryejnë shërbim punonjës të dy policive përkatëse.

Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në të dy vendet, shkëmbimin e përvojave mes dy policive për përballimin e flukseve turistike, krijimin e një impakti pozitiv tek qytetarët respektivë, si dhe ardhjen në ndihhmë të turistëve dhe pushuesve nga të dy vendet.

Zbatimi i këtij protokolli ka dhënë frytet e para ku qytetarët e të dy vendeve janë shprehur të kënaqur nga prezenca e Policisë së vendit të tyre duke u ndjerë më të sigurt. Kjo tregon se ky bashkëpunim duhet të shtrihet përgjatë gjithë vitit, kryesisht në zonat turistike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mos u çudisni, policia maqedonase patrullon në Sarandë, ajo shqiptare në Strugë. Ja çfarë po ndodh…”

  1. Qytetari says:

    Shum shum mire, keshtu duhet te vazhdoje dhe pse jo dhe me Poilicine e Malit te Zi e te Serbise, te kete bashkepunim dhe eshte e sigurte qe do te zbatohen rregullat, si te qarkullimit por edhe te tjera, sigurisht qe dhe korrupsioni do te jete, pse jo ne zero. Patrullat te jene te kombinuar me police te ndryshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *