Ngërçi në Kosovë, Pacolli flet për rrugëdalje: Haradinaj mund të jetë kryeministër

8 Gusht 2017, 09:37Rajoni TEMA

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sërish ka përsëritur propozimin për një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila, thotë ai, do ta nxirrte vendin nga kriza aktuale politike.

Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epokën e Re’, Pacolli ka thënë se në krye të kësaj qeverie gjithëpërfshirëse mund të jetë edhe Ramush Haradinaj.

Pacolli ka theksuar se në mungesë të një shumice, të gjithë liderët politikë duhet ta tejkalojnë vetveten, interesin personal dhe të ofrojnë zgjidhje të pranueshme.

“Të gjithë duhet të tërhiqemi nga pozicionet fillestare dhe të gjejmë zgjidhje e cila do t’i shërbente interesit shtetëror të Kosovës”, është shprehur Pacolli.

Ai ka thënë se në një qeveri me bazë të gjerë, AKR-ja do të ofrojë votat, por do të tërhiqet nga çfarëdo pretendimi për të marrë nën drejtim poste ose pozicione politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje