Rrëfimi tronditës i një turisti në Jug të Shqipërisë: Si do ishte mbushur me gjak Palasa në datën 6 gusht

8 Gusht 2017, 15:19Politika TEMA

Një turist i cili kishte zgjedhur Jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet, tregon një histori  tmerruese e cila ndodhi në Palasë me “pronarët” e dy lokaleve.

Ai tregon se si në datë 6 gusht Palasa mund të ishte mbushur me gjak nga konflikti i dy familjeve.

Statusi i plotë (i I.Havalja)

Kuponi Tatimor: Palas!

Besoj të gjithë e keni parë Palasin nga lart dhe mbase keni patur mundësi të zbrisni edhe poshtë për ta shijuar atë. Unë mbaj mend kur shkoja bashkë me familjen në këmbë kur nuk mund të kalonte ende as një makinë 4×4. Në atë periudhë kemi qenë ne dhe 4-5 persona të tjerë në plazh jo më shumë.

Kësaj rradhe të rritur ishim ne ata që sillnim fëmijët tanë, vendi ishte mbushur plot me pushues, përveç faktit se ishin vetëm dy “Bar/kafe” – i thençin një në krah të majtë dhe një në krah të djathtë nuk kishte asnjë lloj infrastrukture tjetër që mund të justifikonte sado pak udhëtimin me fëmijë të vegjël aty.

Nuk mund të quhej më “plazh i virgjer” apo “sa më pranë natyrës” pasi çdo gjë ishte kaos dhe nuk kishte asnjë lloj kushti elementar, apo rregullsi, ishte thjesht një babiloni!

Sapo zbritëm, na doli para një zotëri ku na drejtoi për te ‘parkimi i tij’ dhe na kërkoi me mirësjellje të zgjidhnim një nga tendat e tij, – “atje te flamujt” – tha. Nga theksi dukej që ishte nga veriu dhe na bëri përshtypje çne një nga veriu të ketë ngritur tenda në Palas.

U rehatuam aty te veriori – i them veriori se nuk ja mësuam emrin thjeshtë nga dialekti (nuk jemi paragjykues në asnjë formë/lloj të fjalës ‘paragjykim’) dhe me vrap nxorrëm fëmijët në det. Pas 30 min “baronët” e tendave ngjitur me kufirin e zotërise siç duket burrë e grua ju vunë nga pas veriorit me ulërima e britma, mbase për punë klientësh?! Burrat filluan të shtyjnë njëri-tjetrin, pastaj duke u gjuajtur me grushta. Kishte edhe veriori grua dhe vajzë por nuk u përzien dhe nuk po ulërisnin si “baronia” bionde. Më bëri përshtypje sjellja e asaj gruaje bionde ndaj mendova ti ve nofkën “barone” që e ndërsente të shoqin si të ishte menaxherja e ndonjë qeni që lufton në ring.

Situata filloi të degradonte me shpejtësi, pas pak vjen me vrap djali i rritur i veriorit në ndihmë të të jatit (rreth 37 vjeç). “Baronia” kishte edhe fëmijet pranë. Një vajzë rreth 17-18 vjeç me flokë ngjyrë mjalti vrapon tek “bar/kafeja” i thençin rikthehet me vrap në vendngjarje me një sopatë në dorë të cilën e mori nga banaku i kafesë, sikur te mos mjaftone keta na kishin edhe një djalë rreth 16-17 vjeç i gjatë i dobët, që hidhet me një thikë të gjatë në sulm.
Veriori ishte shtrirë në tokë me gjithë të birin dhe vajza kamikaze me floke ngjyrë mjalti i bie me sopatë në kurriz!

I them tim shoqe të uli fëmijët poshtë gurëve në breg, sepse nga momenti në moment nëse ndonëjra palë do kishte armë, Palasi do ishte mbushur në gjak datë 06/08/2017.

Çfarë tmerri të kalosh Llogaranë me fëmijë të vegjël, të zbresësh në Palas pa asnjë “infrastrukturë minimale pa i rënë në qafë bukurisë së natyrës” pa asnjë lloj ndihme të shpejtë, pa tualete publike (kafete kishin secila nga një gropë të improvizuar si ‘tualet’) të paguash 1200ALL shazllonin dhe në fund të marrësh edhe ndonjë plumb rrikoshet si në vitin 1997.

Pasi shumë pushues u çuan nga shazllonet dhe u larguan me makina, pas 45min vjen policia. Më beri akoma më shume përshtypje se si nuk morën asnjë pushues në pyetje si dëshmitar se çfarë kishin parë pushuesit, normalisht veriori me të birin u shoqëruan në komisariat, ndërsa “baronesha” bionde së bashku me të shoqin dhe fëmijët bënin si viktima, ende ulërinin e klithnin pa fund.

Ne kemi shtet që lejon kamikaz të pushtojnë Palasin pa asnjë dokument “për shfrytëzim turizmi të përkohshëm” për këdo që i përmbush detyrimet e investimit sezonal. Që vendosin çmime skandaloze për shazllon pa asnjë lloj kushti, pa kupon tatimor, dhe që në këtë lloj klime do ketë hapsira që konkurentët të kthehen në kamikaz.

Nuk më takon mua të analizoj rastin apo të nxjerr konkluzione i kujt ishte faji, por skenën e vajzës së “barones” bionde me flokë ngjyrë mjalti nuk do ta harroj, kur u versul sikur do ‘vriste’ një zombi për mbijetese jo një qënie njerëzore tjetër e aq më tepër ‘komshiun’ e saj.

 

19 komente në “Rrëfimi tronditës i një turisti në Jug të Shqipërisë: Si do ishte mbushur me gjak Palasa në datën 6 gusht”

  1. tropojani c100 says:

    hec o burr se shqiperi eshte si beni edhe ju a thua se jeni lindur e rritur ne paris gjithe jeten dhe hera e pare qe vjen ne vendin e shqiponjave ?

  2. Ilirjani says:

    Kutu komentohet keshtu….!!!!?????,,,,””””:::::;;;;;()/+-&_######
    Te shofim nga shtatori e tutje…se der tani…keq.
    Do hoja te gjeja “dicka” te gabuar…por nuk ka.
    Shpresojme.

  3. enter"" says:

    Edhe ne Majorka para nje muaji disa turiste gjermane rrahen keq 2 turiste te tjere, edhe ne Zakynthos nje grup turistesh serbe rrahen per vdekje nje turist amerikan.

    1. lloqelloqe says:

      Debil po debil mbete. Krahason dardhat me portokallet. Vetem truri jot ka aftrsi te krahasoj dy gjera te pangjashme.
      Shteti, licensat, organizimi i sherbimit, kontrolli mbi kualitetin e sherbimit dhe konflikti qe buron nga mungesa e tyre nuk kane asnje lidhje me sjelljen rrugacerore te kilientit/ve. Ne shqiperi bizneset zaptojne plazhet pa leje, shteti nuk i kontrollon, bizneset kryejne sherbime jashte standarteve e shteti nuk i kontrollon, bizneset nderhyjne ne hapsiren e njeri tjetrit e shteti nuk i kontrollon, bizneset abuzojne e mashtrojne klientin e shteti nuk i kontrollon, policia nuk di te beje detyren por eshte injorante dhe grabitqare – e gjithe situata krijon abuzim deri ne konflikt. Une shtetit i paguaj tajsat pikerisht qe te garantoj hapesira, tregje, norma dhe egzistence te rregulluar me kodet e vendosuara me ligj nga shoqeria qe paguan taksat.
      Turistet e huaj bejne sjellje jo normale dhe kjo eshte e shemtuar, por nuk ka lidhje me mungesen e shtetit.
      Ceshtja ne Shqiperi eshte se nese dikush ben bisnes ne nje plazh – dmth nuk eshte me plazh i eger, por i kontrolluar, athere shteti duhet te garantoje nje minimum sherbimesh, ujrat e zeza, ujrat e bardha, sherbime emergjence shendetesor, sherbime te sigurise si polici dhe roje jete. Nese dikush fiton nga prona publike (plazhi eshte prone publike) duhet te paguaje taksa e te grantoje minimum standarti e politike cmimesh jo spekulative. Mungesa e tyre con ne skena s kjo e kaubjsve me siper.

  4. Grigor says:

    Me kete ‘hec o burre” ka 30 vjet qe eshte shkerdhyer Shqiperia nga tropojane, shkodrane, vlonjate, gjirokastritë dhe skraparllinj me pushtet.
    Quarja normale dhe pajtimi me kafsherite, padrejtesite, vjedhjen, korrupsionin dhe krimin ka bere qe ky vend te mos perparoje.
    I kemi kerkesat e uleta dhe e quajme rrumpallën shtet.

    1. kulla bjeshkeve says:

      O grigjor,,,,tropojanve,shkodranve,vlonjatve,gjirokastriteve,Skrapalinjve dhe gjithe shqiptarve te tjere tu hash Mutin dhe vafsh ne te semes.

  5. dymi says:

    O trap, vendi quhet Palase. Kur shquhet thuhet”Palasa” dhe jo Palasi.

  6. Tarasi na i rasi says:

    Plazhi poshte I takon palases dhe pjesetarreve te komunitetit te jene te zotrit e vendit Maloket jane te zotet e vendit ne vaun e dejes te vine si turiste dakort po jo te marrin pronat e vendasve

    1. Bektashiu qe te **u says:

      Maloket jane zotet e plazhit.Vendallint te ikin ne Greqi

    2. mik says:

      Maloket e veriut si nenshtetas shqiptar, kane te drejte te hapin bisnese kudo ne Shqiperi, ashtu sic kane te drejte maloket e jugut.
      Njerzit po vijne nga Kina e po hapin bisnese ne Shqiperi, e ti spordhjak, do ndalosh shqiptaret.

  7. zaho says:

    epo bregasit jane tolerant. malcoret ,ti shfrytezojne pronat ne laberi nga Vlora deri ne Orium po kane byth

  8. Asus says:

    Asgje nuk ndodh kot.

    1. BERISHA LARGOHU says:

      Everything happens for a reason

  9. xhemal says:

    bregu eshte i te gjitheve e nuk mund ti vesh kufi asnjerit por shteti te kontrollin e zbatimin e ligjeve nga cdo qytetar apo pronar klubi.hotel .shfrytezues te bregut te detit ndersa grindjet kane te bejne me kulturen edukate e seciliit si che me zgjidhen e tyre me drejtesi nepermjet organeve te policise e d rejtesise nje pergjegjesi te madhe ka bashkia.e sidomos ministri a per turizmin por keto ngjarje nuk mund te erresojne edhe ndryshimet qe po ndodhin kuptohet nuk mund te vine ne nje dite te mirat

  10. Himarioti says:

    doni te lani dhe bythen ne det..skeni per tu bere asnjehere njerez.kafshe keni qene dhe kafshe do ngeleni.jashte nga krahina e Himares

  11. mirel says:

    Askush nuk ka te drejte te perfitoje nga zonat dhe plazhet publike. Askujt nuk duhet ti jepen leje per territore qe cdo qytetar ka te drejte ti perdore si te doje, me cader apo pa cader. Ky eshte pislleku i shtetit. Nga te kater anet..shteti shteti shteti i ndyre.
    Per harbuterine pastaj kot te flasim. Kur i leshon shteti si qente, ashtu do kacafyten.

  12. Halle Esmaja says:

    Mato evlat, xhepaneja nuk paska goditur Fizet, po mullaret.
    S’e gradova mire, pergjigjet Matua.
    S’ ka gje, ja terezisim prape sonte ne darje.
    Vij e te ndihmon dhe hallua.

  13. alb says:

    Malok ptonar ne Palase?? Po ca lesh ngrohje globale!! Keto jane shenjat e fundit te botes.

  14. emigranti says:

    Kjo e ka zanafillen nga deshtimi I shtetit ne kontrollin e territorit me fillese vitin 1991, kur shteti jo vetem qe nuk I ktheu token pronarit, por nuk arriti te kontrolloje pjesen tjeter te tokes ( territorit ) pasuri shteterore. Ne keto kushte ju dha mundesia “me te fortit” te zbatoje ligjin e xhungles ( toke e xanun ).
    Kjo u pasua nga mungesa e drejtesise ( nga e cila perfituesit ishin politikanet dhe veglat e tyre kriminele ) .
    Ky kombinim I rrezikshem sjell ngjarje te tilla qe per fat te keq jane te shpeshta dhe ndodhin kudo ne veri e ne jug, ne qytet e ne fshat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje