Shenjtëria mbi shina dhe vizioni për një linjë supermoderne hekurudhore Prishtinë-Tiranë

8 Gusht 2017, 15:16Rajoni TEMA

Ditari zviceran (9): Treni në Zvicër nuk është vetëm mjet për të lëvizur nga pika A në B. Treni është pjesë e identitetit nacional.

Nga Enver Robelli

Një zviceran për çdo vit udhëton mesatarisht 2258 kilometra me tren. Askush në rruzullin tokësor nuk udhëton më shumë me tren se zvicerani.

Dhe zvicerania. Ndërtimi i hekurudhave e ka bërë Zvicrën shtet modern, ka ndikuar që pjesë të vendit të ndara nga kodrat e larta të lidhen mes vete dhe kështu të krijohet një ndjenjë e përbashkët, e cila është baza e kombit zviceran, ndonëse në kuptimin bashkëkohor komb zviceran nuk ka, më së shumti ekziston një komb zviceran prej vullnetit.

Një banor të maleve të kantonit Uri nuk e lidhte dikur pothuaj asgjë me një qytetar të Gjenevës. Është treni që ndërkohë i ka lidhur pjesët më të largëta të Zvicrës, duke i bërë bashkë zviceranët që flasin gjermanisht (me dhjetëra dialekte), ata që flasin frëngjisht, ata që flasin italisht dhe ata që flasin gjuhën retoromane. Treni ka mundësuar jo vetëm transportin e shpejtë të udhëtarëve, por edhe të mallrave, duke e bërë industrinë e Zvicrës konkurruese në tregun ndërkombëtar.

Deri në fund të shekullit ’19 kantonet zvicerane nuk arritën të merren vesh për të ndërtuar një rrjet hekurudhor në mbarë vendin. Secili kanton vepronte sipas motos: «Toka ime, hekurudha ime».

Më 1898 u organizua një referendum («Hekurudha zvicerane i takon popullit zviceran») dhe qytetarët vendosën të themelojnë kompaninë e transportit hekurudhor SBB.

Ky rrjet është bërë aq i dendur ndërkohë, saqë 63 për qind e mallrave transportohen me tren, përfshirë edhe kamionët nga bota e jashtme, sidomos Europa veriore, të cilët në Zvicër ngarkohen në trena transportues dhe dërgohen në Itali. Kështu mbrohet ambienti, zvogëlohet zhurma e llahtarshme e kamionëve nëpër rrugët e Zvicrës, po ashtu minimizohet rreziku i aksidenteve.

Treni në Zvicër është pjesë e identitetit nacional po aq sa edhe autobusët e verdhë, të cilët menaxhohen nga posta zvicerane. Mbi 2000 autobusë mbajnë 798 linja kudo në Zvicër, e sidomos në pjesët malore. Kështu për çdo vit 121 milionë pasagjerë arrijnë në caqe, të cilat nuk kanë qasje në rrjetin hekurudhor. Disa nga këta autobusë të verdhë të postës zvicerane i shohim edhe në rrugët e Kosovës – një dhuratë nga Zvicra.

Udhëtimi me tren në Zvicër kushton një dreq e gjysmë. Bileta vjetore e trenit, me të cilën mund të udhëtoni në tërë Zvicrën, kushton rreth 3700 franga, afërisht 12 rroga mesatare në shumicën e vendeve të Ballkanit.

Nëse keni një qen, i cili është më i madh se 30 centimetra, atëherë duhet të paguani biletë edhe për katërkëmbëshin e dashur. Saktësia e lëvizjes së trenave është impozante: vetëm 4,2 për qind e trenave nuk arrijnë me kohë në cak.

Bileta vjetore e trenit ka një përparësi të madhe: me të mund të udhëtoni jo vetëm me tren, por edhe me autobus dhe me anije nëpër liqenet e shumta të Zvicrës.

Shumica e teleferikëve ofrojnë zbritje të ndjeshme nëse keni biletë vjetore. Për turistët atraktive janë sidomos vijat hekurudhore në pjesët alpine të Zvicrës, të cilat mundësojnë pamje spektakulare të natyrës, përfshirë edhe perëndimin mahnitës të diellit dhe mahnitjen me akullnajat, të cilat, fatkeqësisht, po shkrihen centimetër pas centimetri për shkak të ndryshimeve klimatike.

Në Zvicër gjendet stacioni hekurudhor më i lartë në Europë: Jungfraujoch, 3454 metra lartësi mbidetare. Dhe ky nuk është atraksioni i vetëm i rrjetit hekurudhor zviceran. Kur udhëton njeriu me tren, ka kohë të mendojë.

Shikimi përkëdhel kodrat e kantonit Graubünden, liqenin e Luzernit, vreshtat e Lausannes dhe mendja të shkon te një vizion: një linjë supermoderne hekurudhore mes Prishtinës dhe Tiranës, me trena supermodernë të kompanisë zvicerane Stadler, të cilët lidhin dy kryeqytetet më shpejt se e ashtuquajtura «Rruga e kombit», një simbol i plaçkitjes së buxhetit andej e këndej.

Po të bëhej realitet ky vizion nga Prishtina në Tiranë do të arrinim për dy orë. Ndërsa të pini një kafe dhe të gllabëroni një qese me kikirik, do të dëgjoni një zë anonim duke paralajmëruar mbërritjen në Tiranë.

Nga aty, po deshët, mund të vazhdoni rrugën me tren për në Durrës. Teorikisht për dy orë e gjysmë kosovari i etur për det mund të jetë, për shembull, në Qerret. Atëherë s’do të ketë as debate për autobusët nga Kosova, me të cilët turistët kosovarë duan të hyjnë në banesat e tyre të ngushta në plazhin e Durrësit.

14 komente në “Shenjtëria mbi shina dhe vizioni për një linjë supermoderne hekurudhore Prishtinë-Tiranë”

  1. tropoja c100 says:

    edhe ti o burr nje-dy zvicren dhe gjermanine permend po na ler o njeri ne hallet tona se boll kemi na flet ketu per dita jo po zvicra jo po gjermania

    1. Ajo fotoja e pare me ate trenin e kuq tregon zonen malore ndermjet Italise dhe Zviceres… eshte nje nga mrekullite me te mira te kesaje bote… ku gjate udhetimit me tren lartesia NISJA nga 600 m mbi nivelin detit (Tirano IT -S.Morris Zv) dhe perfundon 1600m mbi nd.
      Mire eshte ne dimer ku debora e bardhe dominon mbi 80% ku liqej ,lumej te ngrire nga akulli bejne pejsaxhin spektakolare.
      Per mos me fole per S.Morris ku jane dyqanet e markave me te mira ne bote, te lene pa fjale pasertia ,me pak fjale vendi i bossave. europjane.
      Beni xhiro dhe do mbetet nje kujtim per gjithe jeten.

  2. Leonard Zissi says:

    Jam një specialist për hekurudhat në penson. Lidhja me hekurudhë Shqipëri-Kosovë është më se e domosdoshme. Nuk mund të kuptohet integrimi politik dhe ekonomik midis dy vendeve pa u lidhur ato me linjë hekurudhore. Po ashtu, është i domosdoshëm edhe modernizimi i rrjetit tonë hekurudhor. duke filluar me linjën Durrës-Tiranë dhe lidhjen me të të aeroportit të Rinasit. Nga i nformacionet publike, rezulton se pala kosovare e ka ngritur këtë problem dhe për çudi pala shqiptare e quan këtë si të “parakohshme”. Po ashtu është e domosdoshme edhe lidhja me hekurudhë e Shqipërisë me Maqedoninë nëpërmjet Linit dhe Strugës. Jam i bindur se, nëse pala shqiptare do ta trajtonte seriozisht këtë problem, me siguri do të siguronte edhe fondet e nevojshme nga Bashkimi Europian. I bëj thirrje qeverisë Rama 2 që në mandatin e dyë të saj t’i kthejë vëmëndjen e duhur zhvillimit dhe modernizimit të rrjetit hekurudhor të vendit dhe lidhjen e tij me rrjetet hekurudhore të Kosovës dhe Maqedonisë.

    1. Novruz Taip Vishanji says:

      SPECIALIST HEKURUDHASH NE PENSION ?

      Ah mer Nardo, mer Nardo ! Dua te te kujtoj vetem nje rast per te cilin kam dijeni, vetem per te montuar nje devijues te thjeshte, eshte theritur nga “Alstom Italia”, ne kohen e enveroxhizmit (kur ti nuk ishe akoma ne pension), nje teknik italian bashke me gruan qe ka qendruar me se dy muaj, per t’ju bere ju te quheni sot “specialiste hekurudhash”.
      Leri pallavrat, se ke te besh me nje person qe hekurudhave ja kendon kulufruthin deri ne kerthize, me eksperience mbi 30 vjeçare, dhe jo ne Shqiperi or tyryfyl.
      Per sa thote ky kovaçi i Kosoves, hekurudhat zvicerane jane nga me te prapambeturat ne Europe, si ne teknologji, ne shpejtesi e ne kapacitet transportues.
      Hekurudhat e fjales se fundit, me sitemin ERTMZH, 2 dhe 3 jane te ndertuara vetem ne Spanje, France, Gjermani, Angli dhe Itali. Per me shume duke perjashtuar Italine, ne tere keto vende super te zhvilluara, ne keto hekurudha ka patur aksidente me dhjetra te vdekur dhe te plagosur.
      As vete amerikanet nuk kane sisteme hekurudhore te nivelit europian ERTMZH. Ne Itali eshte montuar edhe niveli 4 i ketij standarti, qe do te thote drejtimine trenave te shpejtesise se larte ne menyre te telekomanduar.
      Natyrisht shifrat jane te pa imagjinueshme per vendin tone, vetem Italia,ka shpenzuar deri tani mbi 60 miliard euro ne keto ndertime.

      Qe te ndertosh nje hekurudhe te ketij standarti, duhen te pakten 10-15 milion euro per çdo km linje. Ah se mos ngaterrohesh me linjat e reja te Greqise, ato po jane te standarteve te fundit te luftes se dyte boterore, qe ne fund te fundit per karakteristikat, terrenin dhe mundesite tona ekonomike, mund te jene te pranueshme edhe per ne.

      1. LEONARD SKODA says:

        NE RESPEKT TE KOMETUESIT NOVRUZ T.V

        Kukësi i ri ka bërë ndryshime, po ec treni n’rrugë makine” – ka qenë kjo një frazë humoristike e shpotitëse njëherësh adresuar qytetit verior, e përhapur shumë ndër banorë të veriut aty nga vitet `80.

        Vërtet, treni nuk mund të ec në rrugë makinë, pra në asfalt, ashtu siç dhe makina nuk ecën dot mbi shina, por deri diku kjo e dyta është bërë realitet me rrugën e quajtur “të Kombit”.traseja

        Traseja ku sot shtrihet segmenti nga Miloti e deri aty ku kthen rruga për Rrëshen, ka qenë ajo e hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos, vepra e fundit e rinisë së Shqipërisë Socialiste që nuk arriti të përfundohej, pasi e vrane shtetin

        Edhe pas 25 vitesh ca gjurmë të saj janë ende, por pjesa më e madhe, traseja ku do shtriheshin shinat, ose ku një pjesë e mirë e tyre u shtrinë, është sot me asfalt ku mbi të vijnë e venë makina.Kurse pjesa më e madhe u shit per skrap ne Mal te zi.
        ..
        Në fakt Enveri (jo ku Robelli qe eshte enverhoxhekoqegrenes) e coi hekurudhen ne kufi me Malin e Zi..Maqedonine dhe Greqine por ishin keto te fundit qe nuk treguan interes .
        .
        Nga rrethinat e Mirdites qe kaloi gjurma e hekurudhes deri ne Kosove ne vije ajrore eshte rreth 35 -40 km dhe vetem enverhoxha mund te lidhete hekurudhen Shqiperi Kosove..
        Sepse rruga e kombit/korbit si pjese e arteries Beograd-Durres ka kaluar shifren 2 dy miljard dollareve…QE ESHTE RRUGA ME E SHTREJTE NE BOTE NE VENDIN ME TE VARFER TE EUROPES.
        .
        nje mirditor qe ka qene turbo-enverist dhe u kthye ne enverhoxhekoqegrenes ka thene dikur:
        ENVERI I HYRI MIRDITES ME HEKURUDHE…KURSE TURQIT E ROBELLIT NUK U FUTEN DOT ME USHTRI

  3. psiqiatri says:

    zoti Mero

    ju lutem mos e nxirrni kete qe duhet te shkoje te pavjoni 17

    jam konstruktor i stazhionuar per rruga-ura dhe keto qe thote ky
    ne menyre figurative duhet lidhur si i semure mental

  4. pjeter says:

    Mire e ke shoku, ender e bukur, ne fund te fundit nuk kushton asgje te enderrosh qe ne shqipot te kemi nje ardhme si zviceriane, pa c’ka se nuk kemi asnje lidhje. Ne nuk jemi akoma te afte te jetojme ne komunitet, ne mendojme si e si marrim e te cojme ne shtepi, nuk ka rendesi pse nuk eshte e jona, ka rendesi marrish,edhe ndonjerei qe ka ndonje fije ndershmerie, del si peshku pauje, e nzjerrin si idiot ,”te kete mundesi e te mos vjedhe?” “ATEHERE KU QENKA TOPE”, eshte shume e mundur te degjosh kete konkluzion.Dhe pikerish nje zvicerian ne qofte se kete ender shqiptare e ben realitet zvicerian dhe i kushton nje kosto, ne na kushton 2,3, fish, sepse na shtohet nga padituria dhe nga babezia, pastaj ne kemi zakon qe edhe kur i mbarojme se beri, mendojme se e kemi kry punen, e nuk na duhet me tia dime qe duhet edhe mbajtur, dhe fillojme dhe e shkaterrojme, na duhen nga nje roje per kilometer, se pse mendojme perderisa eshte e perbashket mund te kepusim ndonje cope se ku i dihet na hyn pune, bejme ndonje haur, dhe shinat i çmontojme per skrap ne, dhe mjellin e sigurojme per nja dymuaj,prandaj enderroni shqiptare enderroni se gratis eshte.

  5. kot says:

    O plak a e kupto qe durres – kukes ska maru akoma? Do hekurudhe ti. Ne skena tirane – durres, kena po e bojme me shpejt mkom.

  6. Viroi says:

    Leonard je ok, por ketu ka humbur shpresa dhe besimi per gjera te tilla. Njerezit mendojne me shume per te perditeshmen se per te ardhmen. Udhetimi me tren Prishtine – Tirane do ishte I shpejte, me I lire dhe do zevendesonte perdorimin e mijera makinave ne dite. Por na duhet te ngopemi me perdorimin e makinave dhe pastaj kjo ka per te ndodhur.

  7. Gurmazi says:

    Ashtu eshte, he per he le te qendrojme duke u mahnitur me endra, se kushedi edhe ndryshojne punet (megjithese shume ngadale). Pastaj Shqiperia eshte Zvicer me det – ka thene dikush. Pr Zvicren e leme ne bisht, packa se deti … ne disa vende obobobobo, ngjan me shume me disa objekte te tjera. Do behet edhe Shqiperia si Zvicra, kur edhe njeriu i thjeshte te mos thote ne skemi shtet, ne skemi qeveri, politikanet jane te korruptuar dhe te gjithe duan te merren vetem me politike. Kurse puna eshte fjale e huaj, ra zjarri, eshte pune e shtetit, u permbyt rruga, prape e shtetit, po kush eshte shteti, po populli nuk eshte pjese e shtetit?
    Pra ne duhet te kthehemi pakez ne mesjete te shohimm si kane punuar te paret, se ishte puna e tyre prandaj eshte Zvicra sot. Kush po mbjell nje peme ne Shqiperi qe te thote: une po ha sot nga gjyshi, e nga pema ime te hane sterniperit.
    Perderisa kjo te mos ndodhe, as Shqiperia nuk ka gjasa te behet Zvicer.

  8. perkthyesi says:

    Qe eshte e domosdoshme nje linje e tille, e dime te gjithe. Por problemi qendron ne ate se, ne i bejme qejfin vehtes me fjale, por kur vjen puna te realizojme ato qe premtojme, jemi zero me xhufke! Shkurt hesapi, ngopemi me luge zbrazur! Asgje nuk ka per tu bere! Jemi nje komb llafazan, dhe vetem kaq!

  9. Nana e hedhun says:

    Shenjtnia e tnenit asht gja e madhe pen zvice nanet. Edhe tneni vete asht i shenjt. Vec ato fondet e tnenit do na zhduken si fondet e nuges se kombit.
    Vetem po qe se i duhet Senbise pen mallnat e tyne na Shqypni atehene po, do ta bajm dhe tnenin.

  10. Fatmir Lohja says:

    Ideja eshte shume interesante dhe praktike.Ismail Kadare thote :” Shoqeria e vjete lundra e trape i prish urat naten.”Transporti hekurudhor ne shqiperi per keto arsye ka shkuar ne mjerim.U nenshkrua nga nje qeveri kontrata per transportit hekurudhore Tirane- Durres.E prishen kontraten. U paguan edhe gjobat per prishje te njeanshme.E prishen edhe stacionin hekurudhore ne Kryeqytet.Ne librin Gines futet Tirana,si kryeqyteti i vetem ne bote qe nuk ka stacion hekurudhor.

  11. Asd says:

    Asgje nuk eshte e pamundur…edhe per popull si ky yni. Jane te verteta te gjithe veshtiresite e permendura, por ka nje avantazh; koha po punon pozitiv per shqiptaret, dhe pesimistet do te ngelen me goje hapur kur edhe keto endrra do te behen shpejt realitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje