SPEKULIMET/ Dritan Demiraj mund të mbetet ministër në qeverinë “Rama 2”

Shumkënd e ka habitur heshtja e opozitës gjatë këtyre ditëve, veçanërisht pas fakteve të rënda për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe të ndonjë politikani në trafikun tronditës të drogës.

Duket sikur PD zyrtare është e interesuar të mos e politizojë një betejë kundër narkotrafikut me përmasa shtetërore, betejë që tashmë nuk ka dyshim se e kanë marrë në dorë ndërkombëtarët.

Burime të Lapsi.al mësuan se partnerët e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar kanë në duar informata, prova dhe fakte, të një implikimi të gjerë të strukturave shtetërore në atë që për shkak të shifrave marramendëse mori emrin e “Republikës së Canabisit”.

Agjensi të specializuara në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar (pjesë të raporteve të tyre kanë dalë pjesërisht në media) janë vënë në lëvizje seriozisht për çmontimin e këtij rrejti kriminal dhe duket se tek ministri i Brendshëm teknik, i propozuar nga PD, Dritan Demiraj, kanë gjetur një mundësi të mirë bashkëpunimi. Disa goditje të fundit janë rezultat i këtij bashkëpunimi.

Gjithnjë brenda këtij aksioni që sapo ka nisur, një burim i tha lapsi.al se pritet që mbi 100 urdhëra për lëvizje të zyrtarëve të lartë të policisë, oficerë me grada nga nënkomisar e lartë, do të vihen në zbatim këto ditë. Bëhet fjalë për shkarkime, transferime si dhe emërime të reja, të cilat do të mbajnë firmën e ministrit Demiraj.

I njëjti burim tha për lapsi.al se me shumë gjasë, disa prej vendeve partnere, veçanërisht SHBA, i kanë kërkuar kryeministrit Rama mbajtjen në detyrë të Dritan Demirajt, pavarësisht se ai i përket opozitës.

Në disa deklarata publike, zyrtarë të ndryshëm amerikanë, kanë nënvizuar nevojën që mazhoranca e re të shohë mundësinë e një qeverisje me bazë më të gjerë dhe një bashkëpunim konstruktiv me opozitën.

Kjo ndoshta shihet si garanci që qeveria Rama 2, tani që i ka dhe numrat të pakushtëzuar në Kuvend, të mos rrëshkasë në degradim siç thuajse ndodhi në mandatin e parë në raport me krimin dhe trafikun e drogës.

Dhe me shumë mundësi Rama do të jetë i detyruar të pranojë një kondicionim të tillë.

Sinjalet për këtë strategji të re duhet t’i kenë shkuar edhe opozitës, e cila po bën kujdes mos t’i përdorë politikisht informacionet dhe faktet që po zbardhen dita- ditës e që tregojnë implikimin e qeverisë së shkuar në trafikun e drogës.

Nuk është çudi që Basha të ketë dhënë konsensus që PD të bëhet në një farë mënyre pjesë e qeverisë së pas 9 shtatorit. Me argumentin e kushtëzimit dhe kontrollit ndaj shumicës së re, PD mund të pranojë disa portofole ministrash, duke ruajtur në dukje “teknicitetin” e marrëveshjes së 18 majit të kaluar. Dhe mes tyre, emri i Demirajt është më i sigurti.(Lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “SPEKULIMET/ Dritan Demiraj mund të mbetet ministër në qeverinë “Rama 2””

  1. Tarrasi says:

    Kesaj i thonë tepsi me bakllava dhe revani bashkë.
    Apo Rama nuk i ha ëmbëlsirat !?

    1. Temen ore says:

      Po pse, dhe kolonele Shaqa me gjith fshataret kkoketrase. Jo se jam kundra fshataresise, po kur erdhen kokevicat ne Tirane nga halli per ndonje burse u bene oficera se nuk vente njeri. Tani perfundojne nga mjeles ne gjenerale

    2. Temen ore says:

      Po pse, dhe kolonele Shaqa me gjith fshataret koketrase. Jo se jam kundra fshataresise, po kur erdhen kokevicat ne Tirane nga halli per ndonje burse u bene oficera se nuk vente njeri. Tani perfundojne nga mjeles ne gjenerale

  2. Hickintosh says:

    Ahaha mire thote hush kavajoti… dele jeni nqs mendoni se rama do mbaj diete. Asnje nga tekniket nuk u vu pa I dale garant nje nga rrethi rames. Kolonelit I ka dale garant nje karaterist 😜

  3. Vesi says:

    Nese ndodh, dhe perse Jo, Sajmiri si ish minister I kanabizimit dhe Mimi qe e shkarkoi kete zotnin nga detyra, duhet te mos puthin me ne kabinetet qeveritare. Si mundet qe Demiraj zbulon tere rrjetin e droges per tre muaj, kurse Sajmiri nuk e beri kete per kater vjet? Sajmir shko me pushime dhe Mimi te meret me parkimin e makinave ne Ministrine e Mbrojtjes.

    1. tomi says:

      mire qe paska nje liste per te hequr, po ate listen per te vene te tjeret nga e ka marre valle? HAHAHAHA!

    2. Lugati says:

      kadaif kadaif me shumice..qeras ripjellja me lugatin KM ne krye

  4. Zigur Qarri says:

    Ku ka za,nuk s’asht pa gja.
    Po e tha Tema,nuk eshte spekullim,por vetem parapergatitje,qe mos te na befasoi,apo “zhgenjei”.
    Megjithate,kjo eshte pozitive dhe ne favor te Qeverise Rama,qe nuk kompromentohet si dikur,
    si edhe i pret rrugen akuzave te opozites dhe politizimit te luftes kunder tregtareve te droges.
    Bashkpunimi me opoziten konsolidon strukturat shtetrore,ven para pergjegjesise te gjith.Fakti
    qe droga shitej sheshit,si specat dhe domatet,tregon,qe Qeveria Rama e kishte humbur kontrollin.
    Qe te vihet autoriteti i shtetit ne vend dhe te permisohet imazhi Shqiperise(si Kolumbia e Europes),
    duhet patjeter te bashkpunojn te gjith forcat politike.Hajt,pune te mbare Z.Demiraj!

    1. Anri says:

      O vella, po i thone ku ka ze s’ eshte pa gje..

  5. Res Banane says:

    Shoku ne biznes i Xhemal Katnar Gjunkshit Minister i Brendshem.. Xhemal Katnar Gjuknshi deputet i PD.. uroj te jete shaka

  6. Luli i vocer says:

    O Edi , cpo ndodh keshtu me ty ??? Na bere Lilin president, tani flitet se do lesh kete kok pjeprin minister , nuk jane shenja te mira keto per ata qe te votuan , vendos Sajmirin prap , cte keqe ka ?? Punoi si asnje tjeter , edhe pse u akuzua pa mase . Sajmirin dhe syte e ballit Edi ………

  7. xhemal says:

    lapsi i bushatit haaaaaaa edhe tema eshte kethyer ne konformiste merret me llafe kazani

  8. tropojani c100 says:

    peshku qelbet nga koka…keshtu qe po qe rama ne rregull …nuk bejne lojra demirajt e pd-se

  9. murat kepa says:

    Më falë zotëri por Mrika është ministre e pastrimit plehrave dhe i duhet Ramës për fshirjen e b……..!

  10. kalemi says:

    Endrra me sy hapur te PD+Lesheli. Meqenese e ka thene kalemi.tralala i Andi Bushatit, lajmi eshte i besueshem.

  11. vlora.vlora says:

    nqs .ndodh kjo dhe e vendos ate zullapin ne ndonje post harram votat qelbesire,,,me sa duket qe s po e heq e ke ndermend

  12. Violet says:

    1-Harrojeni
    2-Di te vjedhesh? Di.Di te fshehesh? Jo.Zvendesim ose shkarkim.
    3- Po keta qe do cvendosi e vendosi nuk i cvendos dot pasardhesi?
    4-Demiraj deputet i pd heren tjeter dhe min. i brendshem…pergatitjet qe tani per pjesemarrjen.
    5- Ky bashkepunimi me nderkombetaret…behet me tinguj mors apo me tinguj ultar violet?

  13. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Vertet saimiri e lulezoi vendin. E beri te gjelber. Ka punu mire

  14. vjeshta says:

    Unë do ti quaja “thashetheme” jo “spekulime”!
    Nejse, ti e di shqipen më mirë se të gjithë ne sëbashku.

  15. POLICE OFFICER says:

    NJEREZ TE TILLE NA DUHEN! PERDERISA KA TREGUAR SE KA VULLNET TE MIRE PER TE PUNUAR TE JETE QE CKE ME TE MINISTER APIO EDHE ME SHUME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *