STATISTIKAT/ Çmimet e ushqimeve dominuan inflacionin, ja si janë çmimet krahasuar me vitin 2016

8 Gusht 2017, 12:31Ekonomia TEMA

Rritja e përgjithshme e çmimeve në muajin korrik shënoi 2%, por pesha e çmimeve të ushqimeve në këtë rritje ishte 1.71% raportoi sot INSTAT.

Më tej çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,22 pikë përqindje në rritjen e inflacionit.

Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” dhe “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “transport” dhe “komunikimi” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “veshje dhe këpucë” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,07 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,7 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “shërbimi arsimor” me nga 0,7 % secili, “komunikimi” me 0,6 %, “transporti” me 0,4 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet“ u rriten me 13,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 11,2 %, “peshk” me 4,3 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,1%, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 3,1 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 3,0 %. Ulja më e madhe vjetore e çmimeve vërehet në grupin “veshje dhe këpucë” me 1,7 %, pasuar nga grupet “argëtim dhe kulturë” dhe “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me nga 0,1 % secili.

Ndryshimi mujor i indeksit është – 0,1 %. Krahasuar me Qershor 2017, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupet “argëtim dhe kulturë” me 0,9 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të tjera” me 0,4 %, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,3 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,1 %.

Rritje mujore e çmimeve vërehet në grupet “veshje dhe këpucë” me 0,6 % dhe “transporti” me 0,4 %.(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje