Kujdes nga punonjësit e kompanive celulare! I falsifikojnë dokumentet, 26-vjeçarit nga Tirana “i ikën truri” kur sheh faturën e telefonit

9 Gusht 2017, 15:31Sociale TEMA

Vijojne te raportohen raste te denoncimeve qe behen ne Policine e kryeqytetit, ku punonjes te kompanive celulare ne vend, te bejne debitor pa ditur gje fare dhe mbi te gjitha pa konsumuar shifrat e “çmendura” qe te vijne me faturen mujore.

Sipas burimeve policore nga seksioni për krimin ekonomik e financiar ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, jane referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen me inicialet E.K 34 vjeç, banuese në kryeqytet.

Kjo shtetase eshte punonjëse e nje kompanie private telefonike. Sipas bluve, shtetasi me inicialet E.M, 26 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, E.K e ka bërë debitor pranë kësaj kompanie, shkruan “Panorama”.

Ajo akuzohet per veprat penale parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal, Falsifikimi i dokumenteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje