Në qeverinë e vogël, ministrat duhet të jenë personalitete, me peshë politike dhe deputetë

9 Gusht 2017, 13:00Blog TEMA

Nga Ervis Iljazaj

Që nga fitorja e vetme e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Qershorit, vazhdojnë spekulimet mbi formatin e qeverisë së re dhe emrat që do të marrin postet ministrore. Pothuajse i sigurt duket të jetë fakti se qeveria e ardhshme do të jetë e një formati të vogël. Ky është një hap i parë i rëndësishëm për mandatin e dytë të Ramës. Nuk ka asnjë kuptim që qeveritë shqiptare të jenë të fryra për kontekstin dhe realitetin shoqëror e ekonomik, përveçse marrëveshjeve politike të detyruara për krijimin e mazhorancave politike, të cilat ndërtonin ofiqe pushteti që vetëm harxhonin paratë e taksave paguesve pa asnjë lloj efikasiteti dhe ndikimi në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Përtej debatit të emrave të përveçëm, i cili nuk ka rëndësi në vetvete, e rëndësishme është që ministrat në një qeveri të vogël duhet të jenë personalitete politike të një rëndësie të caktuar dhe, mbi të gjitha deputetë për disa arsye thelbësorë.

Pikë së pari, duhet t’iu japim fund ministrave që, në shumicën e tyre në mandatin e kaluar ishin anonimë për sa i përket eksperiencës politike, por, dhe aftësive profesionale në fushën përkatëse. Posti i ministrit kërkon ndërthurjen e këtyre dy elementeve për të përballuar të gjitha sfidat politike dhe ekonomike në të cilat gjendet Shqipëria. Në katër vitet e kaluara është vështirë të pikasësh ndonjë politikë e cila mban emrin e ndonjë ministri të caktuar, me përjashtim të disa rasteve.

Pikë së dyti, duke qenë se qeverisja e ardhshme është e një ngjyre të vetme politike, emërimi i ministrave pa asnjë rëndësi politike bën që i gjithë Këshilli i Ministrave të jetë një formalitet për sa u përket vendimmarrjeve. Kjo nuk do të thotë ministra rebelë që të jenë kundër politikës së përgjithshme, por ministra të cilët kanë autoritetin e duhur për të vendosur dhe mbajtur qëndrime në të mirë të vendit dhe, jo vetëm si pasojë e orientimeve politike dhe partiake.

Pikë së treti, eksperienca e katër viteve të kaluara për sa i përket ndarjes së posteve midis ministrit dhe deputetit dhe, kur një deputet i cili emërohej ministër duhet të hiqte dorë nga mandati i tij popullor, është një praktikë që duhet të marrë fund. Kjo praktikë ekziston edhe në vende të tjera, të cilat u morën si shembull kur u vendos një gjë e tillë por, atje ku aplikohet ka një dimension tjetër politik. Në çdo vend që aplikohet papajtueshmëria e pozicionit të ministrit me atë të deputetit është e sanksionuar në Kushtetutë dhe, nuk vjen si pasojë e vendimit të kryetarit të partisë. Në këtë mënyrë, qytetarët janë të vetëdijshëm për fatin politik në të tilla raste të përfaqësuesit të tyre. Ndërsa, e aplikuar siç ndodhi në katër vitet e fundit përbën një deformim të vullnetit të sovranit. Sigurisht, që, papajtueshmëria midis këtyre dy posteve politike ka avantazhet dhe disavantazhet e saj, por pikë së pari duhet të aplikohet brenda rendit kushtetues, duke qenë se kemi të bëjmë me poste kushtetuese dhe jo si vendim politik i kryetarëve të partive. Duke shtuar dhe kontekstin politik shqiptar, me një sistem zgjedhor të tillë që i jep një mbipushtet kryetarit të partisë në hartimin e listave të kandidatëve për deputet, heqja dorë e mandatit të deputetit në momentin e emërimit si ministër, shton edhe më shumë pushtetin e Kryeministrit duke qenë se ai ka të drejtën kushtetuese t’i emërojë dhe shkarkojë ata në çdo moment.

Andaj, i gjithë diskutimi që duhet zhvilluar mbi qeverinë e re, është struktura, karakteristikat e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, si dhe marrëdhëniet e tij me përfaqësimin politik. Emrat e përveçëm nuk kanë aspak rëndësi.

7 komente në “Në qeverinë e vogël, ministrat duhet të jenë personalitete, me peshë politike dhe deputetë”

  1. ULLI MAGNA says:

    PER SA KOHE NUK KA VULLNET DHE RACIONALITET QE TE INSTALOHEN 5 PROCEDURA ELEMENTARE NE TE GJITHA HALLKAT E ZINXHIRIT NJOHES-VEPRUES TE ADMINISTRATES PUBLIKE (DUKE FILLUAR NGA AJO E SECILES PARTI POLITIKE QE JO RASTESISHT E MARRIN LEJEN PER KRIJIMIN DHE VEPRIMIN E TYRE NE MINISTRINE E DREJTESISE, SI DHE PER QASJEN ME SHTETIN EDHE TE AMINISTRATES PRIVATE) , KU SECILA HALLKE TE KETE DHE TE MBAJE ME PERGJEGJESI ME SHKRIM/FIRME (NE 3-5 KOPIE OROGJINALE NE SECILEN DOSJE PERGJEGJESIE – E JO FOTOKOPIE) PER VEPRIM/MOSVEPRIMIN E SAJ/TIJ …
    … NDRYSHE ME KETO ‘BYTHELEPIRJET’ MORALIZUESE TE KERKIM/PERCAKTIMIT TE ‘PERSONALITETEVE’ ME ‘NIVEL TE LARTE AKADEMIK’ (?!) … GJEJNE GJITHNJE KOHEN QE LAME PAS …
    … SEPSE KUR SOT KEMI (SA PER TA CIKUR TEMEN DHE FUSHEN … ) EDHE NE VETE ‘LISTEN ZYRTARE’ TE AKADEMIKEVE TE A.SH.SH. DISA EMRA QE E ‘JUSTIFIKOJNE’ TITULLIN ME NJE OSE DY LIBERTHA TE VECKEL E TE RENDOMTE = EDHE ATO KRYESISHT TE PLAGJUAR, E QE NE 25 VITET E ‘KARRIERES AKADEMIKE’ QE PRETENDOJNE, PER TE PAKTEN 3/5 APO 3/4 E KOHES KANE QENE NEPUNES ME KOHE TE PLOTE TE ADMINISTRATES SE EKZEKUTIVIT, PERGJEJGJES SEKTORI E DREJTORE NE MINISTRIRA … PRA EDHE SIKUR T’I KISHIN DHUNTITE, AS KOHA DHE AS BOTIMET, E SIDOMOS NIVELI I TYRE NUK I JUSTIFIKON PER ‘OFIQIN’ QE GEZOJNE PREJ DISA VITESH …
    POR AS KJO NUK U MJAFTON … DHE SOT ME ‘MJESHTRINE’ E ZOTERUAR NE KETO VITE ‘ZHVASIN’ TE TJERA PARA TE SHUMTA NGA BUXHETI I SHTETIT ME GJOJA PROJEKTE, QE I PARAQESIN FORMALISHT ME EMRAT E STUDENTEVE TE TYRE NE UNIVERSITETE … … … E KESHTU ME SHUME SE ‘AKADEMIKE’ JANE ‘KAMARIERE’ QE ME METODAT E TYRE ‘MAFIOZE’ ILUZIONOJNE :
    – SHKENCEN DHE AKADEMINE E SAJ,
    – SHTETIN DHE BUXHETIN E TIJ,
    – REFORMAT DHE ATA QE KANE TE PAKTEN VULLNETIN DHE NJHURITE REALE PER T’I IMPLEMENTUAR,
    – STUDENTET DHE TE ARDHMEN E TYRE,
    – UNIVERSITETET, SHKOLLAT DHE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TANE …

    A DUHET DHE SI MUND TE BEHET ‘VETTING-u’, PRA PERZGJEDHJA E ‘DEMAVE TE RACES’ SHKENCORE, TE CILEN ‘KAMARIERET’ E RENDOMTE DUAN TA SHUAJNE E SHKATEROJNE ?!
    … ESHTE ‘MISIONI’ I PAAFTESISE DHE I LAKMISE SE TYRE EKZISTENCIALE QE NUK ESHTE NDALUR E NUK NDALET PARA ASGJEJE … !!!!!

  2. ULLI MAGNA says:

    PER SA KOHE NUK KA VULLNET DHE RACIONALITET QE TE INSTALOHEN 5 PROCEDURA ELEMENTARE NE TE GJITHA HALLKAT E ZINXHIRIT NJOHES-VEPRUES TE ADMINISTRATES PUBLIKE (DUKE FILLUAR NGA AJO E SECILES PARTI POLITIKE QE JO RASTESISHT E MARRIN LEJEN PER KRIJIMIN DHE VEPRIMIN E TYRE NE MINISTRINE E DREJTESISE, SI DHE PER QASJEN ME SHTETIN EDHE TE ADMINISTRATES PRIVATE) , KU SECILA HALLKE TE KETE DHE TE MBAJE ME PERGJEGJESI ME SHKRIM/FIRME (NE 3-5 KOPIE OROGJINALE NE SECILEN DOSJE PERGJEGJESIE – E JO FOTOKOPIE) PER VEPRIM/MOSVEPRIMIN E SAJ/TIJ …
    … NDRYSHE ME KETO ‘BYTHELEPIRJET’ MORALIZUESE TE KERKIM/PERCAKTIMIT TE ‘PERSONALITETEVE’ ME ‘NIVEL TE LARTE AKADEMIK’ (?!) … GJEJNE GJITHNJE KOHEN QE LAME PAS …
    … SEPSE KUR SOT KEMI (SA PER TA CIKUR TEMEN DHE FUSHEN … ) EDHE NE VETE ‘LISTEN ZYRTARE’ TE AKADEMIKEVE TE A.SH.SH. DISA EMRA QE E ‘JUSTIFIKOJNE’ TITULLIN ME NJE OSE DY LIBERTHA TE VECKEL E TE RENDOMTE = EDHE ATO KRYESISHT TE PLAGJUAR, E QE NE 25 VITET E ‘KARRIERES AKADEMIKE’ QE PRETENDOJNE, PER TE PAKTEN 3/5 APO 3/4 E KOHES KANE QENE NEPUNES ME KOHE TE PLOTE TE ADMINISTRATES SE EKZEKUTIVIT, PERGJEJGJES SEKTORI E DREJTORE NE MINISTRIRA … PRA EDHE SIKUR T’I KISHIN DHUNTITE, AS KOHA DHE AS BOTIMET, E SIDOMOS NIVELI I TYRE NUK I JUSTIFIKON PER ‘OFIQIN’ QE GEZOJNE PREJ DISA VITESH …
    POR AS KJO NUK U MJAFTON … DHE SOT ME ‘MJESHTRINE’ E ZOTERUAR NE KETO VITE ‘ZHVASIN’ TE TJERA PARA TE SHUMTA NGA BUXHETI I SHTETIT ME GJOJA PROJEKTE, QE I PARAQESIN FORMALISHT ME EMRAT E STUDENTEVE TE TYRE NE UNIVERSITETE … … … E KESHTU ME SHUME SE ‘AKADEMIKE’ JANE ‘KAMARIERE’ QE ME METODAT E TYRE ‘MAFIOZE’ ILUZIONOJNE :
    – SHKENCEN DHE AKADEMINE E SAJ,
    – SHTETIN DHE BUXHETIN E TIJ,
    – REFORMAT DHE ATA QE KANE TE PAKTEN VULLNETIN DHE NJHURITE REALE PER T’I IMPLEMENTUAR,
    – STUDENTET DHE TE ARDHMEN E TYRE,
    – UNIVERSITETET, SHKOLLAT DHE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TANE …

    A DUHET DHE SI MUND TE BEHET ‘VETTING-u’, PRA PERZGJEDHJA E ‘DEMAVE TE RACES’ SHKENCORE, TE CILEN ‘KAMARIERET’ E RENDOMTE DUAN TA SHUAJNE E SHKATEROJNE ?!
    … ESHTE ‘MISIONI’ I PAAFTESISE DHE I LAKMISE SE TYRE EKZISTENCIALE QE NUK ESHTE NDALUR E NUK NDALET PARA ASGJEJE … !!!!!

  3. mirel says:

    Foli prape ky shkerdhatologu.

    1. erjon coba says:

      ja dhe gagaci mendor dhe fizik … u be i gjalle

    2. erjon coba says:

      ja dhe gagaci mendor e fizik … … … u be i gjalle …

  4. Mirush says:

    Sa artikull i dobet, sa koti autori. Py ky eshte politolog i diplomuar ne Oxford qe jep rekomandime te prera?! Sa injorant, autori.!!! Te tille njerez te marrin me qafe, Vetem jep rekomandime pa asnje argument. Po kur thote emrat nuk kane rendesi? PUPUPU11111“`!!!!Te tilla shkrime nuk duhet te botohen. Deputetet duhen te rrine deputete dhe duhet t’i sherbejne atyre qe votuan dhe ministrat te jene experte dhe profesionaliste qe te behen ministra. Sado te kene keshilltare te zote dhe te besuar nese nuk i njohin gjerat vete ne thellesi, vetem deshtime do kene sepse, sot te keshillojne, te gjithe , ne perputhje me interesat e tyre. Te besh politikat e duhura, duhet jesh njohes shume i thelle i fushes dhe jo te xhirojne keshilletaret apo te tjere qe ke poshte vetes.

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore cun ben mire qe ke fillu
    Tellallin
    Se se shpejti do mbeteni PA Pune
    Universitet juaj u pordh
    Se kaloi klasen
    Uhapet bythesh me paret e miletit
    Pastaj ju turret pareve te shtetit
    Me fondazione,me gazeta
    Me politike
    Dhe mesimdhenies ja bete ne koke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje