Prokuroria përfundon hetimet: Në Shqipëri nuk u fut asnjë kontenier me mbetje kimike

9 Gusht 2017, 12:49Kronika TEMA

Në Shqipëri nuk është futur asnjë kontenier me mbetje kimike dhe radioaktive. Në këtë konkluzion ka arritur Prokuroria duke pezulluar hetimet.

Pas verifikimeve të prokurorisë dhe regjistrave në doganat shqiptare nuk rezulton të ketë mbërritur asnjë transport i tillë.

Ndërsa burime nga prokuroria për Report Tv pohojnë se janë në pritje nga pala italiane nëse ka të dokumentuara, që nga porti i Barit, Ankoës dhe Leces të jenë nisur për në Shqipëri, me distinacion vendin tonë apo Maqedoninë mbetje toksike.

Maqedonia: Asnjë kontenier nga Shqipëria me mbetje toksike

Ndërkohë që nga autoritet maqedonase ka mbërritur një informacion se nga Shqipëria drejt Maqedonisë nuk ka kaluar asnjë kontenier me mbetje toksike radioaktive apo të rrezikshme.

Hetimet nisen nga prokuroria e Krimeve të Rënda 4 muaj më parë pas disa shkrimeve në një portal në Itali.

Dhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar, hetuesit nga krimet e Rënda sqaruan se kjo cështje do të pushohet për mungesë të elementeve të veprës penale.

3 komente në “Prokuroria përfundon hetimet: Në Shqipëri nuk u fut asnjë kontenier me mbetje kimike”

  1. Qytetari digital says:

    Prokiriaa e kapur nga krimmi poo poo joo sa ta defdoj unëë njitash tyy…heë mafijja me ne krey ramën e kapur nga krimi…mbetje kimike nuk ka!

  2. arben says:

    Nëse në Shqipëri pretendohet për të pasur shtet ligjor prokuroria duhet të marrë menjëherë të pandehur të gjithë ata persona që helmuan opinionin shqiptar me të tilla informacione ogurzeza e të zbardhet qëllimi antishqiptar që kanë pasur. Në të kundërtën hidhen dyshime mbi vetë prokurorinë dhe qëllimin e saj për t’i shërbyer forcave antishqiptare

    1. Flamur says:

      O Beno avash, pse mendon se në dokumntet doganore do të shkruhej ‘mbetje kimike’ apo radioaktive. Jo more Beno kaq budallenj i di trafikatët ti, pse mafia e mbetejeve të rrezikshme ha bar sipas teje. Meqë dukesh djalë i zgjuar bëj një vrap andej nga Durrësi a Vlora dhe pyet se çfarë bëjnë firmar shqipyare të grumbullimit me mbetjet e naftës dhe vajit të anijeve e trageteve. Ndoshta je duke pirë kafe e nuk ke kohëprandaj po ta them unë: mijra tonelata mbetje të rrezikëshme merren nga anijet e derdhen nëpër gropa e lumenj….ku të gjendet një vend. Në Vlorë i derdhnin te kanali i motorrit që i nxjerr në det. Për këto shqetësohu një herë o Beno se janë demek biznes i ligjshëm dhe e bëjnë ditën për diell se për pjesën tjetër vështirë ti gjesh se çfarë na futin nën këmbë mafiozat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje