RREFIMI/ Mustafa Nano: Si e kam njohur Sali Berishën

9 Gusht 2017, 09:44Politika TEMA

Gazetari dhe publicisti Mustafa Nano, në rubrikën e tij në revistën Mapo, “Si i kam njohur personazhet e famshëm…” sjell ketë herë një rrëfim mjaft interesant për raportet e para me Berishën. Dromcat e kujtimeve që shoqërohen me një foto të pabotuar, nisin nga telefonata në mars të ’91 kur i dha lajmin për krijimin e degës së PD-së në Çorovodë, tek incidentet e mitingjeve në shtator të po atij viti, në qytezën e largët dhe deri te përballja mes të dyve në studion e Opinionit kur Nano e quajti “komunist të ekzaltuar”.

Nga Mustafa Nano

Për herë të parë me Sali Berishën kam folur në telefon. Ka qenë marsi i vitit 1991. E kërkova unë në telefon në emër të një grupi njerëzish që sapo kishim themeluar degën e Partisë Demokratike në Çorovodë. I rashë një numri të Partisë Demokratike, që nuk e di se ku e kisha gjetur. Ndoshta e mora nga RD-ja e atyre ditëve. Ishte Gramoz Pashko që e kapi telefonin i pari, dhe zëri i tij më ra në vesh tok me zërat e të tjerëve që ishin diku në një zyrë me të, në një si mbledhje. “Quhem Mustafa Nano, doja t’ju njoftoja se kemi themeluar një degë të PD-së edhe në Çorovodë”, i thashë. “U ça diga edhe në Skrapar”, -tha Pashko, duke më harruar mua e duke iu drejtuar të tjerëve. Nuk mbaj mend nëse isha unë që kërkova të flisja me Berishën apo ishte Pashko që ia kaloi telefonin Berishës, apo ishte ky i fundit që ia mori telefonin nga dora Pashkos. “Quhem Mustafa Nano”, ia bëra sërish kur kuptova se telefoni kish rënë në dorën e tij. Por Berisha kaq donte. Nuk më la të flisja. “Mustaf, ky është një lajm i shkëlqyer”. Shkëmbyem edhe disa fjalë të tjera, dhe kur unë e mbylla telefonin, miqtë e mi që ishin me mua më pyetën në mënyrë kureshtare: “Çfarë të tha?”. “Më tha: Mustaf, ky është një lajm i shkëlqyer”. Plasën të qeshurat. Ishte retorika e ekzagjeruar e Berishës, me të cilën ishim familjarizuar tanimë dhe e cila (kush dreqin e çonte nëpër mendje këtë gjë atëmot?), e veshur herë pas here me një tonalitet hektik, nuk do të na shqitej më, madje do të na shndërrohej në një makth.

Në vitin 1991 kisha një mendim të mirë për të, sidoqoftë. Nuk kisha arsye të mendoja keq. Por më mungonte njohja personale. Kur Berisha erdhi në Skrapar për herë të parë si kryetar i PDSH-së, në shtator të po atij viti (1991), mendova se ishte një rast për ta njohur më mirë. Por nuk kisha se ç’t’i njihja. Më saktë, e kisha njohur tanimë. Berisha në një tavolinë ishte ai i tubimeve elektorale, një kafshë politike, një makinë e kurdisur, perpetuum mobile. Teksa isha me të, gjatë aktivitetit, i vetmi asociacion fonetik që më vinte në mendje ishte fjala “yxhym”. Sidomos kur përballë kishte një sallë të mbushur. Kam një fotografi timen me të, që është disi e zbardhur prej kohës apo ndoshta edhe prej cilësisë së dobët, dhe në të ai duket pa atë tensionin e brendshëm që i shfaqet shpesh në fytyrë. Është i qetë dhe i relaksuar si një konvaleshent në atë foto. Ndërsa unë i kënaqur që jam me të.

Mbaj mend që përpara se të hynim në takimin me dyer të hapura me banorët e qytetit, Berisha u ndal pak te dera, dhe më pyeti: “Cila është figura historike e zonës që pëlqehet më shumë?”. “Kahreman Ylli”, i thashë. Aty për aty nuk reagoi, dhe unë nuk mora vesh se ç’efekt i bëri ky fakt. Vetëm se ca minuta më pas, teksa ishte duke folur, në mes të rrëmujës së përroit të ndërgjegjes së tij politike, gjeti mënyrën dhe përmendi Kahreman Yllin. Dhe doli atje ku donte të dilte: “Kahreman Yllin e kanë vrarë”. Nuk dija se ç’mendim kishte ai për Kahreman Yllin, që gjithsesi mbetej një eksponent i komunizmit. Ai vdiq si i tillë. Por Berishës aq i bënte se kush ishte Kahreman Ylli apo nëse ai ishte i kuq apo i zi. Atij i mjaftoi fakti që ata që do ta dëgjonin e kishin një figurë të dashur të tyren, dhe mendja i punoi që të fuste në një situatë konflikti dy ndjesi popullore mes banorëve të Skraparit, simpatinë e tyre për komunizmin dhe respektin për Kahreman Yllin. Kjo ishte rrethana e parë, në të cilën mua më fshiku ideja se për këtë njeri nuk kishte rëndësi e vërteta. Më vonë, ai do dëshmonte se kjo ishte karakteristika që e dallonte më së shumti. Tok me vrullin e shpërthimet. Më kujtohet se, në një moment, dikush që rrinte më këmbë në anë të sallës së mbushur citas, zuri të fliste me zë të lartë. “Sa para ke marrë nga pacientët kur ke qenë mjek?”, u dëgjua të thoshte robi furacak. Berisha, i fokusuar te ligjërimi i vet pa letër, nuk arriti të kapte frazën e tij, dhe m’u drejtua mua, që isha në tribunë me të: “Çfarë tha?”. Ia riprodhova të plotë çfarë kisha dëgjuar. Dhe Berisha, sikur të ishte përgatitur për këtë situatë, ia ktheu me ton të lartë: “Dëgjo këtu ti provokator i tipit Gradec…”. Yxhym, mendova sërish. Me “Gradec” i referohej Sulo Gradecit, njeriut që i kishte shërbyer Enver Hoxhës për një kohë të gjatë në pozicionin e shefit të grupit të sigurisë. Ishte nga Gradeci i Tomoricës.

Dukej sikur i kërkonte situata të tilla. I bënin mirë. E karikonin. Sikur një takim elektoral apo politik në një sallë të madhe ato kohë të rridhte i qetë, atij me gjasë nuk do t’i shijonte, pasi nuk do mund të demonstronte energjinë e tij, që në sytë e shumë njerëzve ishte një cilësi që ngushëllonte e jepte siguri. Ia njoh edhe unë këtë cilësi. Madje, ia kam thënë në një rast, në fund të atij debatit në “Opinionin” e Klanit, gjatë të cilit, në një moment, “iu turra” me fjalët “ju jeni një komunist i ekzaltuar”. I dhashë dorën para se të linim studion, dhe i thashë: “Të çmoj veç për një gjë: për energjinë që ke; sa për të tjerat…”. Dhe e lashë frazën të pambaruar. Reagoi në po atë mënyrë që reagoi edhe pasi e quajta komunist të ekzaltuar. D.m.th. nuk m’u përgjigj. Dhe e parë nga pozicioni im, sidomos aposteriori, kjo ishte mënyra më e mirë për të reaguar. Meriton një përgëzim për këtë. Le ta ketë një chapeau edhe prej meje në këtë botë.

Për ta mbyllur, patëm dy incidente atë ditë vjeshte në Skrapar. Berisha kishte nevojë të çlodhej, a të flinte pak, në orët e drekës, dhe kur po e përcillja për në shtëpinë ku do të pushonte (ka qenë shtëpia e njërit dajë të Ilir Metës; meqë ra fjala, është e vërtetë ajo që ka thënë Ilir Meta te Fevziu: dy dajat e Ilir Metës e urrenin komunizmin, njëri më shumë se tjetri), poshtë një pallati na qëlluan nga një kat i sipërm me patate a qepë. Nuk na zuri asnjë. Por Berisha nuk e bëri veten. Përkundrazi, kërkoi të më qetësonte mua. “Nuk është asgjë; janë gjëra normale”, ia bëri.

Disa orë më pas, kur po hynim në një lokal buzë lumit, na del përpara një që ishte i dehur, apo që bënte si i dehur. Pa ia bërë syri tërr, na zuri rrugën, e filloi t’i derdhej Berishës me të shara të rënda. Ndërhynë të tjerët dhe e larguan. Por Berisha sërish nuk e bëri veten. Nën vëzhgimin kureshtar të të gjithë të pranishmëve, u ul tok me mua e me dikë tjetër në një nga tryezat e barit. Shijuam, me sa mbaj mend, një rehaní. Dhe folëm në mënyrë të çinteresuar për Enver Hoxhën, për Ramiz Alinë, për Ismail Kadarenë. Madje edhe për Edi Ramën. Më tregoi se si Gramos Pashko, në një nga ato ditët e para të themelimit të PD-së, e kish dëbuar nga një takim Edi Ramën, teksa ky tentonte t’u imponohej me antikomunizmin e tij. Është e sigurt se Berisha nuk mund ta çonte në mendje, nuk kish se si, që në vitin 2017 Edi Rama do të rizgjidhej kryeministër me votat e atyre që atëmot do donte t’i varte kokëposhtë në qendër të Tiranës. Si është jeta, ë? Por ai nuk ka nevojë të shohë karrierat e të tjerëve për të nxjerrë përfundime mbi natyrën trillane të jetës. Është mjaft t’i hedhë një sy gjithçkaje që i ka ndodhur atij e që ka ndodhur prej tij.

18 komente në “RREFIMI/ Mustafa Nano: Si e kam njohur Sali Berishën”

  1. Skraparliu says:

    Ky Mustafa o Mustafa ka rendur me vrap ti beje edhe Skraparllijnte te shkonin “yxhym” pas tij, por nuk i eci
    Nuk eshte e vertete qe per Skraparlliun ka qene figure qendrore Kareman Ylli, ne mos per aspirantet studente qe pretendonin te drejta studimi ne Tirane
    Ne kenget e veta Skrapalinjte i kendijne Baba Tomorrit per madheshti, bukurise, dadhurise dhe trimerise te personifikuar me kryengritedin kundra satrapit Zog zotin Riza Cerova.
    Dallkauke si ky qe shkruan sot edhe per njofje te Skenderbeut dhe familjes kane mbrritur ne finish.

  2. Shvejk says:

    Te gjithe jeni zogjt e kllockes Sali o ANAListet e leshit.

  3. Skrapari says:

    Plotsim i kujtimeve te Mustafa Nanos per Berishes.
    1. Dua te sqaroj se Paria Demokratike per Skraparin ne fillim u themelua ne Polican e kryetar i saj u zgjodh nje mesues ,por ishte me shkolle te mesme. Me sa kam degjuar, po nga nje ata “nismetaret” u punua qe qendra e partise te ishte ne Corrovode. Ndersa mesuesi i policanit ,u la si kryetar nderi per disa kohe e pastaj ,si ne c’do kohe nuk u permend. ( Kerkoi njes se nuk po kujtoj dot emrin,po do ta gjej e mbase e sqaroj me vone) Ndoshta ndonje qe do te lexoi komentin tim ,apo vet Mustafaj ia permend emrin themeluesit te PD ne Polican.
    2. Ne lajmerimin qe u vu jepeshinedhe emrat e ” byrose se partise se re” Edhte e vertet se si Mustfan,niprit e Ilirit,e nje mesues fizkulture , hengren te sharat sa nuk u mbate me kurrizi. Pse populli i corrovodes u revoltua me keta “nismetare ” ? Po i quaj nismetare ne thonjeza ,pasi nismetaret e vertet ishin ne Polican. U rrevoltuan sepse kryetari i PD ,Mustafa Nano ,ishte djali i dy prinderve komunist. I jati nje trakt orist i nderuar, ndersa nena e tij ishte prej kaq vitesh “Pergjegjese e administrates ne kom. Ekzek. Dua te theksoi se nuk te falte po te shkelje parimet e partise… kete Muci mund te mos e pranoi,por eshte e vertet. Shane sa nuk lane kusur dy niprit e Ilir Metes sepse babai i ture ishte komunist , E repektonin ne te gjithe rrethin e Skraparit. Ne shtepine e gjyshit te Ilirit vinin edhe antret e byrose politike. Daju i madh i Ilirit studoi per Histori e sapo erdhi nga universiteti u emrua prane shkolles “K.Ylli” Ehde nje here qe e cuane ne verxhexhe u be kiameti dhe e prune perseri. Me sa kam biseduar me shoke nuk e kane ditur se mamaja e tyre paska patur perberje te keqe politike. E njejta histori edhe me ate mesuesin e fizkultures. A kishte te drejte populli qe i shau ? Per momentin kishin te drejte ,sepse kishinqene kontrabande ne ate parti….. Kishi folur e ligjeruar, aq shume sa edhe une qe po shkruaj i kam degjuar me kenaqsi kur flisnin per mencurine e Enver Hoxhes e punen e lavdishne te PPSH. Historiani i “deklasuar” pas viteve 1990, gjeniun Enver Hoxha nuk e leshonte nga goja. 3. Ne takimin e Sali Berishes. Une me nje mesues te matematikes ,shoku im,po per etike nuk po ia permend emrin sepse edhe Muci nuk permend emra, ishim ulur ne llozhen e kinemaswe sepse aty u zhvillua takimi. ne ate takim Saliu ka permendur fiks 31 here fjalen kriptokomunist. K.Yllin e permendi shkaras. Gaxmimet qe e “terbuan” saliun ishin ato te nje shoferi ,i cili ka punuar ne park. Duke mos ditur ti pergjigjej pyetjeve ,sepse nuk i vinte mire te fliste per vitet e tij si komunist e si mjek blloku, ne c’do moment permendete Sulo Gradecin….. E sa here permendete Sulon salla qeshte……. Takimi nuk zgjati shume po aty 30 apo 45 minuta. Po atje ka qendruar per tu qetsuar, te dajua i madh i Ilirit , Bashkshortja e dajos se Ilirit,drejtoresha e shkolles, fliste si bilbil , per zgjuareine e Saliut,por jo te njejten gje per te nipin e burrit,qe ishte me partine Saocialiste. Nuk jam i sigurt me ato qepe e patate ,sepse shtepia ku u qetesua ” heroi i demokracise” ishte ne katin e peste. Por nuk degjuam gje per kete incident, megjithese mbas diteve mblidheshim aty nen hijen e pishave te vorrezat,ku nuk mungonte dhe i jati i Mucit. Dua te theksoi se edhe ne nje miting organizuar nga Komiteti i Partise,per te degjuar fjalen e Ramiz Alise, foli dhe Muci, kundra ketij mitingu,por asnje nuk e shau . Madje per korrektesi po them se fonia ishte vendosur ne rrugen midis “Verorit ” dhe Hotelit. Po ashtu populli i Corrovodes mbajti qendrim te mire ndaj veprimit te Mucit ,kur u shkeput nga Saliu. Me sa di e per kete jam i bindur,Muci nuk u shkeput per interesa personale,por ideore. A ka bere harakete PD ne Skrapar? Me ok. Qysh nga shitja e blerja e ndermarrjeve …. emerimet ne pune………..

  4. Peço says:

    Si shpejt ke filluar të tregosh kujtimet, i nderuari Muç Nano. Më vjen mirë që ju demokratët komunistë, ose më saktë, komunistët demokratë jeni të parët që e ndjeni se Berishës duhet ngritur një përmendore për së gjalli. Atë që ai bëri në shërbim të komunistëve dhe antikomunistëve pa moral gjatë kësaj periudhe 27 vjeçare, zor se mund ta bënte e tërë byroja politike enveriste e msrrë së bashku. Enver Hoxha ndërtoi njeriun e ri, vepra e pavdekshme e të cilit i dha dhe po i jep frutet e “ëmbla” sot, kurse Berisha ndërtoi këto 27 vjet pronarin e ri, hajdutin e pashëmbullt të gjakut dhe djersës së këtij populli fatkeq. Janë pikërisht kjo shtresë e pronarëve të rinj që sot të vrasin për Berishën, monumentin e të cilit do ta ngrejnë madhështor në qëndër të Tiranës në një ditë jo të largët. Të mos habiteni aspsk kur të shihni Edi Ramën dhe Ilir Metën me gërshërë në dorë për të prerë inagurimin e hapsirës ku do të ngrihet dhe së bashku do zbulojnë përmendoren gjigante. Këtu do jemi….

  5. Phoenix says:

    Perplasja eshte raporti qe ai ka me te verteten, dmth?
    Po pse keni pritur 25 vjet, ti me Meron per ta thene? Apo hajd se folim.
    Shkrim interesant, por duket si dokument i deklasifikuar i Cia-s.

  6. capi dhia says:

    Kujtimet e nje udheheqesi te madh popullor, per nje tjeter udheheqes popullor, dhe, rrefimet e ketyre dy te fundit, ose te pareve, per te tjere udheheqes te medhenj popullor !!!!!??? Kaja nonen, thone kosovaret, kesaj rrumpalle, ose, palle te rrume.

  7. Kellira says:

    Ahahahahah!
    “I rashe nje numri te PD qe nuk e di se ku e kisha gjetur”

    O Muci. Thuaje ndershmerisht a i vrare qe te emeruan kryetar te PD-se se Policanit se nuk eshte turp.
    E ka marre vesh edhe lopa historine e asaj partie

  8. luli i vocer says:

    kujtime zabrahanesh , qe nuk kane as vleren minimale ne histori , ti muc i kujton , ti i thua , as te pyeti njeri , as i duhen kerkujt , gje pa vlera , ashtu sic je ti Muc dhe padroni yt Sali koraku , diku nga mesi lexoj dhe emrin e Gramoz Pashkos , te me falni te dashur miq , mbase jam gabim , per cfare te kujtosh ate ??? do jete politikani , (politikan i thenci) , me langaraq , i pacipe , i pamoralshem , cmirezi , ne pergjithesi nje gomar e gjysem , iku si qen , sic e meritonte …..edhe pse nuk jeton , nuk do te thote se qe i mire , te jemi te qarte ketu. I nxori Sali Berisha te jatin nga vari , dhe ai i tha faleminderit …………..vetem kjo thote gjithcka …………….Tani Muci kujton Saliun , Saliu qe nje mashtrus profesionist , nje agjent i udb -se, nje karierist i terbuar qe te hiqte koken per interesin personal dhe shume e shume vese negative per te cilat fajsohet , dhe Muci na e kujton , ne themi si ta heqim qafe mos tja shikojme suratin, te kepuse zverkun gjekund , Muci ne e sjell , ne kujtesat e tij prej idioti , a ore Muci , kush i la ti gjeje ti ……………

  9. Sake says:

    Bo bo bo cfare fytyra katundaresh te dy keta ?

    1. mmm says:

      Eh… fshatare fshatare, ama ne gjuhen perendimore keta dy meshkuj quhen me plot goje TWO HOT DADDIES!!! Gjynaf qe kane jetuar ne nje periudhe hetero…

  10. adriatku says:

    Qeni leh ne shtepin e te zotit sepse ai i jep ushqim ?????!!!!!!!!!!!
    Mustafa Qeni Nano si gjith te tjeret

  11. tarasi says:

    kane dale si dylbera te dy , korake e hesapi……..

    1. uff says:

      lere se jane shume eksitues ne kete foto, nuk e dija une qe paskan qene kaq yll keta. nanua buzet e salua syte, ama edhe posht goxha do kene qene ozot

  12. Ne raste se ka njeri qe duhet vleresuar per krijimin e PD ne Skrapar eshte XH. Molla dhe B.Ametbejasi nga Policani. Edhe une vet e kam ” urryer ” si Mollen dhe Ametbejasin,duke u nisur nga vinin e ke perkrahnin. Por thenia e MOlles se : “Po nderhyri politika ne punet e kuadrit dhe sidomos te specialisteve C’do gje ka mbaruar” Po i tregoi politikani aktorit se si duhet tw nxier rolin,apo inxinjerit se si duhet te funsionoi makineria , mwsuesit si te shpjegoi mesimin e doktorit si te nxieri diagnozen, e kam fjalen per ata jo te atij specialiteti na mori lumi” E lumi deri tani na ka marre. Molla eshte terhequr ne punet etij e mire beri…… po te pakten te mos mburren te tjeret se kane sakrifikuar per ate qe se kane bere. Ne Parine demokratike te Policanit u rreshtuane edhe corrovodasit dhe e emruan Nanon. Si uzurpoi saliu levizjen e studenteve, doli e brohoriti kur PPSH u varrros,edhe Muci me shok uzurpuan PD e Policanit……….

  13. ali says:

    E c’na hyjne ne pune historite e Skraparit apo dhe ketyre katunareve ne fotografi?
    Nje pyetje per Mucin: Si e shpjegon ai faktin qe shumica e “analisteve” apo “gazetareve”
    qe dominojne mediat apo gazetat jane te ardhur nga periferite e thella, thella te vendit
    dhe jo nga Tirana qe ka qene, pa diskutim, qendra e kultures se vendit tone????
    Kujto ketu rakipllarin, musai, lelen, nanon, cilin, peken, qafokun, leset, basha etj etj……
    Natyrisht mund te justifikohen me ca hale te kryeqytetit, por dhe ato jane ne minorance kundrejt ketyre te ardhur nga gerxhet.
    A mundet Muci te na i shpjegoje se si keto provinciale kujtojne se e kane vene poshte ajken e intelektualeve te Tiranes?
    E njenjta situate eshte dhe tek aktoret politike ku provincialet e dominojne plotesisht politiken, sidomos ne parlament, shiko ballen, bumcin,
    remen, cupin, brahimllari e plot deficente si keto tek PD/PS dhe padyshim tek LSI.

  14. Arber Iliri says:

    Kur del edhe Skrapari me demokracine qe ju bashkua i fundit sepse vullnetaret e Enverit ishin nga kjo zone me shumice.Sa per demokracine , interesante keto zona po e shijojne me shume se te tjeret.Hajde u befte mire , por kjo eshte ironia e jetes.Kemi qene nje grup robsh ne Tirane qe Skraparit nga vinte raki e mire me thene te drejten i thonim Skarpar, nuk e dij pse na shijonte per te tregu katunarine e saj zone.Gakim, gabim hahahaha.

  15. Baskia says:

    Qenka hajdar komplet ky Muc Muci

  16. fieraku NGA ferrasi says:

    Tamam katunar
    I paska ngja babes traktorist
    Se nena paska qene e zgjuar
    Paska punu ne kom ekz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje