Tritan Shehi i shqetësuar për Bashën, i del në mbrojtje: Shkrehen bateri topash kundër tij, u shfry tullumbaci i koalicionit

9 Gusht 2017, 12:31Politika TEMA

Deputeti i ri PD-së, Tritan Shehu ka reaguar i shqetësuar pas spekulimeve në media se ministri Dritan Demiraj mund të qëndrojë në qeverinë “Rama 2” për të vijuar luftën anti-kanabis.

Ky lajm ka revoltuar demokratin i cili thotë se këto informacione të përcjella kanë si qëllim të godasin Lulzim Bashën.

Shehu ka dalë në mbrojtie të këtij të fundit duke ironizuar edhe kritikët e numrit një të PD-së.

Postimi i Shehut

Perseri me “FAKE NEWS” per te perbaltur PD-ne! Mjegullnaja e radhes: Ministri Demiraj do te vazhdoje si minister edhe ne “Qeverine Rama 2”!!!

Dhe mbas kesaj “shkrehen bateri topash” kunder Bashes e politkave te PD; pa dyshim edhe nga “dashamires” te PD!

Mbasi u cfry tullumbasi i koalicionit me LSI, po fryhet nje tjeter, ai i lidhjeve imagjinare PD-PS!

Sa shume fabrika dizinformimi jane sponsorizuar? Apo eshte nje e vetme me shume finale??? E gjithe kjo me kujton “Pallatin e Endrave” te te madhit Kadare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje