Ligje të ashpra në Iran, dënohet ekzekutimi i një 21 vjeçari: I pret vdekja 90 të rinj të tjerë

10 Gusht 2017, 17:26Bota TEMA

Irani ka ekzekutuar një 21 vjeçar, i cili ishte arrestuar kur ishte 15 vjeç, ka raportuar Amnesty International dhe agjenci të lajmeve iraniane.

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International e ka cilësuar ekzekutimin e Alireza Tajikit, si “akt të turpshëm”.

“Me ekzekutimin e ditës së sotme, autoritetet iraniane kanë demostruar edhe një herë mizorinë e tyre ndaj të drejtave të fëmijëve”, ka thënë përmes një komunikate, zëvendësdrejtoresha e organizatës Amnesty për Lindje të Mesme dhe Afrikë Veriore, Magdalena Mughrabi.

Bazuar në raportin e Amnesty Inernational, Tajiki është arrestuar në maj të vitit 2012, kur ishte 15 vjeçar, dhe është dënuar me vdekje në vitin 2013, pasi gjykata kriminale e ka shpallur atë të fajshëm nën akuzat për kryerjen e një vrasje.

Ky grup për të drejtat e njeriut ka thënë së kjo organizatë ka identifikuar të paktën l, që mund të dënohen me vdekje, ndonëse kanë qenë nën moshën 18 vjeçare kur kanë kryer krimet.

Agjencia gjysmë- shtetërore e lajmeve, Ana.ir, ka cituar shefin e prokurorisë në qytetin Shiraz, Ali Salehi, të ketë thënë se gjykimi i Tajikit ka qenë “i drejtë dhe ekzekutimi i tij ka qenë ligjor“.

Sipas ligjit iranian, vrasja, dhunimi dhe plaçkitja e armatosur, janë të dënueshme me vdekje.

1 komente në “Ligje të ashpra në Iran, dënohet ekzekutimi i një 21 vjeçari: I pret vdekja 90 të rinj të tjerë”

  1. Liri says:

    Jane ligje te dobishme dhe bejne qe shoqeria te mos vuaje nga plage re renda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje