Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e Ramës

10 Gusht 2017, 14:10Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Humbja dërrmuese e PD-së në 25 qershor,  sëbashku me surprizën e një disfate të pa imagjinueshme për Bashën, i dha fund edhe në miti të ngritur rreth tij. Për katër vite me radhë pezmi i kundërshtarëve të Ramës që shihnin të përforcohej përpara syve të tyre, një kryeministër gjithnjë e më abuzues, gjithnjë e më arrogant dhe gjitnjë e më i korruptuar, filloi të krijojë një profil të pamerituar të liderit të opozitës.

Dalë ngadalë atij i’u harrua fakti që kish qenë ministër i brendëshëm në 21 janar, ministër i jashtëm në periudhën e shitjes së detit, ministër i transporteve në kohën e abuzimeve të rrugës së Bectehlit. Madje, madje, sytë u mbyllën shpejt edhe për mënyrën se ai ishte zgjedhur në krye të PD-së dhe se si pati humbur në zgjedhjet lokale.

Në vend të tyre, gjithnjë më shumë u tentua të vihej në plan të parë, fakti se ai përdorte një gjuhë të ndryshme nga Berisha, se ai mori përsipër betejën sizifiane të dekriminalizimit, se si kryeopozitar u vu në ballë të betejës kundër trafikantëve të hashashit.

Ky vizatim optimist mori trajta edhe më të theksuara, kur me afrimin e zgjedhjeve, kreu i opozitës tentoi të garantonte duke kërkuar falje për gabimet e qverisë Berisha. Ai e bëri këtë për ish të dënuarit politikë, për ish pronarët. Ai shqiptoi fjalën magjike ndjesë për abuzimet me pushtetin dhe për mënyrën se si ishin dhënë koncesionet. Ai shkoi edhe më tej, denoncoi ata që kishin përfituar para duke ndejtur në paradhomën e doktorit, sulmoi oligarkët, u distancua nga pronarët e mediave dhe tregoi me gisht disa personazhe që kishin fituar me kohë neverinë e publikut.

Apogjeu i gjithë kësaj taktike u kurorëzua në tre muajt e çadrës. Aty Lulzim Basha i rriti tonet për këto tema dhe garantoi më shumë të gjithë ata që nuk e duronin dot as autoritarizmin vrastar të Berishës, as estetikën korruptive të Ramës.

Pikërisht këta të fundit, zëra të fuqishëm publikë, intelektualë pa parti, gazetarë me përvojë, filluan të pompojë një profil të Lulit, të ndryshëm nga i babait të tij politik dhe i rivalit të tij aktual.

Nevoja dëshpëruese për të gjetur një alternativë ndaj Ramës, e bëri shumëkënd, të mbylli sytë për atë që ishte në fakt Basha i vërtetë. Askush nuk u lodh t’I kërkojë më shumë garanci, më shumë thellim, dhe më shumë reflektim për ç‘ka kishte bërë dje dhe për ç‘mendonte se do të bënte nesër. Të etur për të krijuar një lider të gjithë nxituan të fabrikojnë njeriun e “republikës së re”. Qoftë me pjesmarrje në çadër, qoftë me qëndrime në studio televizive, qoftë me qëndrime publike, shumica e atyre që nuk donin Edi Ramën, pikturuan një Lulzim që s’ekzistonte.

Me provën e parë me të cilën u përball, negociatat sekrete të 18 majit, ai u zhbë si një kështjellë rëre. Historia e mëpasshme dihet. Futja në një qeveri me Ramën kryeministër, humbja katastrofale në zgjedhje dhe mënyra e turpshme që zgjodhi për të qëndruar në krye të opozitës.

Por, sot disa javë më pas, ne kemi distancën e nevojshme për të kuptuar, se ai që i surprizoi të gjithë nuk qe Luli i vërtetë. Nuk qe Luli që s’kishte guxuar të gjykohej për rrugën e kombit, nuk qe Luli që ishte fshehur në 21 janar, nuk qe Luli që pati rëmbyer dhjetë votat e Tiranës, nuk qe as Luli që mundi me garë fallco Olldashin. Humbja e këtij Luli nuk do çudiste askënd.

Ajo që krijoi habi, në fakt, ishte tjetër gjë: Qe humbja e thellë që pësoi Basha i propoganduar nga kundërshtarët e Ramës; Qe disfata që pësoi miti i rremë i “republikës së re”, që nuk i rrezistoi dot republikës reale. (lapsi.al)

5 komente në “Luli i vërtetë dhe Basha që fabrikuan kundërshtarët e Ramës”

  1. jozefina duma says:

    Ky anal-ist ne cdo shkrim te tij me keqdashje portretizon Edi Ramen si te korruptuar e bla bla bla biles edhe kriminel, bash sic e portretizon i dhjeri nne koke nga populli shqiptar krimineli Sali Berisha. Une nuk e kuptoj kur ky paska kaq shume fakte kundra Rames. ditka kaq shume pislleqe e afera te Rames PERSE NUK I DENOMCON NE PROKURORI, PERSE NUK SHFRYTEZON RASTIN KUR PROKURORIA ESHTE AKOMA E KOMANDUAR NGA I DHJERI NE KOKE PREJ SHQIPTAREVE KRIMINELI SALI BERISHA DHE TA GOZHDOJE EDI RAMEN (KETA PROKURORE MEZI PRESIN NDONJE DENONCIM TE TILLE E TE HAKEMERREN KUNDRA RAMES QE PO I LUAN NE BYTHE ME VETTING-UN APO JO) …cdo lexues ia ben kete pyetje vetes kur lexon shkrime te tilla qe jane te mbushura me fantazira te tipit “kodra pas bregut” dhe aarin ne perfundimin qe ky anal-ist e merito plotesisht titullin e dhene nga Edi Rama si balle i kazanit te zgjyrosur te katundit mediatik ku lehes si puna e ketij te erresuar nga mllefi e zilija per susseset e Edit lehin papushim kundra tij me lloj lloj genjeshtrash e shpifjesh. shqiptaret tashme as qe eshe e lexojne kete fare gazetari sepse dihet qe qellimi i trij eshte te dezinformoje dhe te shaj Edi Ramen.

  2. vezhgim says:

    TEMA kontrolloni mire korepodencen.Si ka mundesi qe autori i ketij artikulli te jete Andi Bushati?!

  3. Rama says:

    Eh mor Bushat, luftove dhe ti per republiken e RE por ajo te ktheu drejtoresh gruan e vjeter qe kishe…??
    Tani te ngelet vetem te therrasesh nga fundi i kazanit ku jeni futur ti dhe bashke me shkullaket e rakipet….

  4. jakek says:

    Plakat na kendonin nje kenge qemoti ,kur pati nje krize te sterzgjatur–Kungull nate e kungull dite,kungull mos te mbifte fara]j

  5. Posejdon.al says:

    Ky shkrim eshte nje Autoportret perfekt i vet Andi Bushatit.
    Njekohesisht eshte nje tipizim po aq perfekt i klanit Bushati-Lubonja-Shkullazi-Rakipi & Co, qe i bashkon armiqesia personale kunder Edi Rames dhe perdorimi i shpifjeve dhe denigrimeve kunder tij, ne kurriz te se vertetes dhe perkunder interesit publik.
    Perfeksionin dhe plotesine e ketij autoportreti te Andi Bushatit e cenon vetem nje detaj i ‘”vogel”.
    Nje detaj, qe eshte vene qellimisht per te shmangur akuzen.
    Andi Bushati thote qe ata, (dmth Klani i Medias Bushati&Co), ne perbetimin e tyre mafioz te denigrimit te Edi Rames nepermjet mashtrimit, genjeshtres dhe te pavertetes, HARRUAN kush ishte ne te vertete Lulzim Basha, dmth ja harruan Ministrit te Brendshem masakren e21 Janarit, Ministrit te Jashtem Shitjen e Detit, Ministrit te Transportit supergrabitejen e Rruges se Kombit dhe Katapultimin e tij ne krye te PD-se nga babai i tij shpirteror, kryemafiozi i UDB-se Sali Berisha dhe pasi e shtyne te ngrinte cibanin e Cadres, ngriten Lulin Butaforik duke ua paraqitur ate shqiptareve si heroin qe do ndertonte Republiken e Re, nenkupto, parajsen mafioze te fitimeve prrallore te nje klani mediatik ne sherbim te oligarkeve.
    Klanit mafioz te Medias, Bushati & Co nuk i shpeton asgje dhe nuk harron asgje, aq me pak ukubetet dhe yneret e Lul Bashes. Ky klan, qellimisht, e fshiu biografine politike te Lulit, je pastroi njollat dhe dragat e rruges se tij permes vjedhjes, vrasjes dhe tradhetise kombetare, sa kohe ai ishte koburrja kunder Edi Rames.
    Tani qe Edi Rama ja u plasi kete koburre ne duar, ky klan mafioz, u kthye qe ti tregoje publikut se kush eshte Lul Basha, si hakmarrje kunder tij per disfaten qe pesoi, per moskryrjen e misionit te deshtimit te Edi Rames.
    Edhe kur e benin hero Lul Bashen, edhe tani qe e denoncojne Lul Bashen, Bushati-Lubonja-Shkullaku-Rakipi & Co, ata nuk kane hallin e se vertetes, as ju plas per interesat e vendit dhe publikut.
    Si hijena te verteta qe jane, ata kane futur turrinjte dhe dhembet e tyre te pergjakur dhe po shqyejne kufomen e rradhes, Lul Bashen dikur te heroizuar prej tyre, tani te kryqezuar prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje