Pranga shqiptarit në Perugia, fshehu tek të brendshmet dozat e kokainës dhe...

10 Gusht 2017, 09:53Kronika TEMA

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar në Perugia pasi në të brendshmet e tij kishte fshehur 13 doza kokaine.

Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, shkruan se 23 vjeçari ishte pasagjer në një makinë që drejtohej nga një tjetër shqiptar.

Ata kishin tentuar të evitonin patrullën e policisë por më pas janë ndaluar.

Përveç dozave të drogës atij i janë gjetur dhe një shumë prej 1500 euros. Ndërsa në makinë është gjetur dhe një thikë. Ndalimi është bërë mbrëmjen e 9 gushtit.

Nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje