Alarmi për vezët e kontaminuara tema më e nxehtë në Europë, ja çfarë vëren Franca

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gati, 250,000 vezë të kontaminuara me insekticidin, fipronil, kanë arritur në dyqanet e Francës dhe shumica prej tyre tani edhe janë konsumuar, ka thënë Ministria e Fermave në Francë, duke shtuar se kanë vërejtur rrezik minimal nga ky incident.

“Nivelet e tashme të kontaminimit nuk përbëjnë ndonjë rrezik për konsumatorët, ka thënë kjo ministri, duke cituar një hetim nga Agjencia franceze per Shëndet dhe Siguri, e cila ka vërejtur “shumë pak” rrezik.

“Mirëpo derisa është evituar rreziku për konsumin njerëzor, hetimet tashmë kanë nisur për fermat e pulave dhe vendet ku prodhohen vezët, është thënë tutje nga kjo ministri.

Miliona vezë të pulave janë larguar nga tregjet evropiane, për shkak të prezencës së insekticidit fipronil, i cila është zbuluar nga shumë vende në Evropë.

Ky insekticid, i cili përdoret për trajtimin e kafshëve shtëpiake nga insektet, është i ndaluar në zinxhirin ushqimor dhe deri më tash policia holandeze ka arrestuar dy persona, gjatë hetimit për të kuptuar se prej nga rrjedh ky kontaminim.

Autoritetet franceze kanë identifikuar më parë pesë fabrika të procesimit të ushqimit të cilat kanë pranuar vezë të kontaminuara nga Belgjika dhe Holanda.

Komisioneri evropian, i ngarkuar për sigurinë e ushqimit, ka thënë sot se ka thirrur një takim të ministrave, dhe vëzhguesve kombëtarë, për të disktutuar rreth kësaj çështje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *