AUDITIMI/ KLSH jep alarmin: Ja dëmi kolosal që shkaktuan në 4 vite drejtuesit e ALUIZNI-t dhe ZVRPP

11 Gusht 2017, 11:38Kronika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përmbledhur rezultatet e auditimeve të zhvilluara në ALUIZNI dhe ZVRPP, përgjatë viteve 2013 – 2017.

Në total, për periudhën 2013 – 2017, nga auditimet është konstatuar: një dëm ekonomik  në vlerën 2,404,434 mijë lekë, janë rekomanduar 137 masa “largim nga puna”, 134 masa “vërejte” si dhe janë kallëzuar penalisht 196 punonjës dhe drejtues të ALUIZNI dhe ZVRPP.

Përgjatë periudhës 2013 – 2017, KLSH ka realizuar në këto institucione 40 auditime nga të cilat 22 në ZVRPP dhe 18 në Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t.

 RAPORTI I PLOTE: raporti i klsh gusht 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje