FOTOT/ Ky plazh është shpallur më i bukuri në Evropë

11 Gusht 2017, 13:11Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ky plazh është shpallur më i bukuri në Evropë

Ky plazh në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nuk njihet saktësisht si një destinacion për pushimet verore, është shpallur plazhi më i bukur evropian. Kjo është një befasi e madhe, duke pasur parasysh plazhet në bregdetin e Adriatikut, në Spanjë dhe në ishujt grekë, megjithëse kjo bukuroshe në Uells vërtetë të lë pa frymë!

Plazhi me emrin Rhossili Bay në gadishullin Gower, është i vetmi plazh evropian, i cili sipas përzgjedhjes së portalit Suitcase Magazine, është pozicionuar ndër dhjetë plazhet më të bukura në botë. Kështu, ky plazh britanik është i ranguar krahas plazheve panameze, të Hawaiit, Brazilit dhe vendeve të tjera përrallore për not dhe rrezitje.

Plazhi Rhossili Bay është përshkruar kryesisht si një vend me bukuri të papërshkrueshme natyrore. Atë e bëjnë të veçantë dunat e rërës dhe kodrat, andaj nuk është çudi pse është përzgjedhje e shumë britanikëve që të çlodhen dhe të gëzojnë kënaqësitë e bregdetit atje.

“Njohja me bukuritë e këtij plazhi për ne nuk është asgjë e re, por ne ndihemi të lumtur që kemi një plazh me famë botërore”, thotë Robert Francis-Davies nga komuniteti turistik në Uells.

“Ky çmim sqaron se pse fotot nga ky vend rregullisht janë të përfshira në fushatën tonë. Në mënyrë të veçantë, ne duam sa më shumë njerëz vizitojnë këtë plazh në Swansea, “shtoi ai.

Nuk ka asnjë dyshim se ky titull gjithashtu do të na ndihmojë për të reklamuar këtë plazh dhe ku turistët do ta marrin në konsideratë gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet e mundshme për pushimet e tyre.

Plazhi është bërë i njohur në vitin 2012, kur foto të saj janë shfaqur në hapjen e Lojërave Olimpike në Londër.

 

1 komente në “FOTOT/ Ky plazh është shpallur më i bukuri në Evropë”

  1. Kapedani says:

    Kush i perkthen dhe i pershtat ne shqip keta artikuj. Mund te dini anglishten por jo shqipen. Paragrafi i fundit tregon qarte nivelin e perkthimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje