VIDEO/ Kjo është grabitja më qesharake që keni parë

11 Gusht 2017, 21:12Sociale TEMA

Kamerat e sigurisë së një pub-i në Queensland, Australi kanë filmuar momentin e një prej grabitjeve më qesharake që mund të keni parë.

Pamjet tregojnë grabitësin, teksa përpiqet të thyejë xhamin e derës me një fuçi metalike birre.

Pasi arrin të thyejë një pjesë të xhamit, ai përpiqet të hyjë brenda me një përpjekje tejet të vështirë.

Pikërisht në këtë moment, dera është hapur, pasi nuk kishte qenë fare e kyçur qysh në fillim.

Ndërkaq, grabitësi është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e nesërm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje