Ndërtimi i Rrugës së Arbërit, Rama: Për kalimin në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë

Kryeministri Rama ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” lajmin që u bë publik dje, finalizimin e një procesi të stërzgjatur, sikurse e quan ai vetë ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

Kryeministri shkruan ndër të tjera se ky investim është çelja e programit ” 1 miliardë dollarë për rindërtim”.

Më tej Rama thotë se për  kalimin me automjet në këtë aks, qytetarëve nuk do t’u duhet të paguajnë asnjë tarifë.

Postimi i plotë:

RRUGA E ARBËRIT ÇEL PROGRAMIN 1 MILIARDË PER RINDËRTIM

Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar brenda vjeshtës me nisjen e punimeve.

Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës.

Për kalimin me automjet në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ndërtimi i Rrugës së Arbërit, Rama: Për kalimin në këtë aks, nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë”

  1. Andreas says:

    Peshku ne det e tigani ne zjarr!

  2. kleptofagos says:

    Ore, po ky i ka fituar zgjedhjet, pse vazhdon akoma fushaten? Si kofini pas te vjelit..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *