Stadiumi “Arena Kombëtare” gati për 15 muaj – Investimi shton edhe 200 vende parkimi nëntokësor

11 Gusht 2017, 16:45Sport TEMA

Ndërtimi i stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet brenda 15 muajsh do të jetë gati të hapë portat për të mirëpritur skuadrat dhe tifozët. Punimet janë në fazën e montimit të strukturës së çeliktë, ndërsa sipas projektit është parashikuar edhe një parkim nëntokësor.

Kryebashkiaku e cilësoi ndërtimin e stadiumit të ri si një nga investimet më inteligjente të qeverisë shqiptare, që jo vetëm ruan fizionominë fillestare të stadiumit të vjetër, do t’i japë zgjidhje edhe çështjes së parkimit të automjeteve në qendër.

“Do jetë diçka që do na bëjë krenarë të gjithëve, ndaj besoj se është një investim inteligjent i qeverisë shqiptare, i cili i shton vlerë qytetit, ruan fizionominë fillestare, origjinale të trashëgimisë që kishim nga stadiumi i vjetër. Çdo gur është numëruar për t’u rivendosur sërish dhe për ta ruajtur fasadën, por për të pasur gjithashtu një stadium modern, pa dyshim një ndër më modernët sot në Europë. Si Bashki e Tiranës do t’i bashkohemi projektit të stadiumit me parkimin nëntokësor për 200 vende, i cili do të funksionojë 7 ditë të javës. Sigurisht, frekuentimin më të madh do ta ketë gjatë kohës së ndeshjeve, por siç pamë, edhe parkimi mbitokësor i Bashkisë ishte një sukses, zgjidhi një pjesë të madhe të problematikës. Parkimi nëntokësor do të ketë dyfishin e vendeve, me 200 vende parkimi”, u shpreh kreu i bashkisë.

Arkitekti Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit, sqaroi se tashmë ka përfunduar gjysma e punimeve, ndërsa vlerësoi seriozitetin dhe angazhimin me të cilën kanë punuar kompanitë shqiptare në këtë investim ambicioz.

“Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës 2019, ndërsa do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e skuadrës tonë Kombëtare, por edhe si një qendër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.

5 komente në “Stadiumi “Arena Kombëtare” gati për 15 muaj – Investimi shton edhe 200 vende parkimi nëntokësor”

  1. Qytetari says:

    Ne foto nuk duket kerrkund stadium,
    Por nje Monster Shumekatesh Betoni
    I Betonizuesit Kriminal te Tiranes, tash e 20 vjet
    Edvin Beton Kristaq Rames!

    1. enter"" says:

      Do ta shofesh kur te mbaroje. Ej, injorant, ke pare ne nje vend te botes stadiumet te mos ndertohen me beton?? Ku ju shpie mushka>??? Me siguri ti do e kesh shtepine ne nje nga pallatet per te cilat ankohesh…yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy hipokrit

  2. kulmaku says:

    Ok.Por futbolli nuk eshte i vetmi sport qe ka bota.Tirana eshte unike ne Europe si i vetmi kryeqytet pa nje stadium olimpik.Shikoni tani se sa frekuentim dhe vlersim jashtzakonisht te lart ka Kampionati boteror i atletikes.Besoje se kjo qeveri do ta kete ne planet e saj ndertimin e nje stadiumi te till ne Tirane dhe pershtatjen e stadiumeve aktuale edhe ne funksion te atletikes ne disa qytete kryesore te vendit,,perndryshe atletika ne Shqiperi do te jete nje histori e se shkuares.Eshte nje brez me mijra te rinje e te reja qe merren gjithe diten me kompiutra dhe kafenera,ne vend te ushtrohen me sport.Mos harrojme se ky vend ka patur nje atletik te nivelit te lart dhe ne disa disiplina ne nivele nderkombetare.Shpresojme qe me disa investime dhe perkushtrim te rifilloje perseri rilindja e atletikes shqiptare.

  3. Na rrofsh bolet me iete koment qe ke bere o Qytetari..po ç’keni ju…ju dhembin syte nga te bukurat??

  4. Duka says:

    Projekti eshte vertet i bukur nqs do te ishte e mundur kpaciteti i stadiumit te ishte deri ne 30-40mij vende keshtu mund te jemi kandidat te denj dhe per kompeticione akoma me te medha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje