Është makabre dhe mjerim të bësh politikë me aksidentet

12 Gusht 2017, 19:39Politika TEMA

Nga Arben Llalla

Ditën e sotme, duke u gdhirë, ndodhi një aksident me vdekjen e një këmbësori, ku shkaktari i aksidentit ishte deputeti Aqif Rakipi. Nëse këtë askident do ta kishte bërë një qytetar i thjeshtë dhe jo një deputet apo politikan ngjarja nuk do të politizohej kaq shumë sa të reagonte partia më e madhe opozitare PD, duke i dhënë ngjyra të theksuara politike ngjarjes aksidentale. Që nga fjala AKSIDENT kemi të bëjmë me një ngjarje jashtë dëshirës njerëzore, është një veprim që ka ndodhur befasisht jashtë dëshirës së palëve në ngjarje. Pra, as drejtuesi i automjetit nuk ka dashur të shkaktojë dëme, por edhe i ndjeri nuk ka dashur të ndodhej në vendin e gabuar për të humbur jetën e tij. Do të ishte më e ndershme që policia dhe palët e tjera të bëjnë punën e tyre të qetë, duke zbardhur aksidentin në fjalë, por si gjithnjë PD është partia që shkel mbi kufomat për të fituar pikë politike apo për të ardhur në pushtet duke gënjyer e shpifur.

Dua të sjell në rikujtesën e opinionit dy ngjarje aksidentale ku PD është e përfshirë direkt.

Më 2012 në rrugën Papër-Peqin një kampion me targa të Tetovës shkeli dy njerëz të cilët vdiqën në vend. Shoferi shqiptar, shtetas i Maqedonisë u ndal 48 orë, doli para trupit gjykues, komisionit rrugor dhe u la i lirë, pasi u vërtetua se dy shtetasit shqiptarë që vdiqën tragjikisht ishin fajtor për aksidentin. Sot e kësaj dite shoferi dhe kamioni me targa të Tetovës vazhdojnë punën e tyre të transporteve nëpër vendet e Ballkanit.

Ngjarja tjetër ka të bëj me një aksident të ndodhur në tetor 2003, në qytetin e Selanikut, përgjatë autostratës Panoramë-Selanik, ku një shtetas i Shqipërisë, ish-funksionar i SHIK, vdiq aksidentalisht i shkelur nga një greke 18-vjeçare. U vërtetua se shoferja e re nuk kishte faj dhe u dënua me gjobë. PD e Sali Berishës nëpërmjet gazetës së saj 55, krijoi ngjarjen e saj fantastike me paragjykime politike duke shkruar se ish-funksionarin e SHIK, e vranë sigurimi i Shqipërisë që drejtohej nga PS me sigurimin grek, gjë që kjo s’ka qenë e vërtetë. I ndjeri miku im M.M jetonte i qetë në Selanik që nga viti 1997 dhe s’kishte patur asnjë shqetësim si nga ana e Greqisë, ashtu edhe nga Shqipëria në lidhje me funksionin shtetëror që kishte patur më 1992-1997.

Ishte qeveria e PS, e cila me kërkesë të Konsullatës Shqiptare në Selanik që dërgoi makinën e saj për të sjellë falas trupin e të ndjerit, duke lehtësuar sadopak shpenzimet e konomike që kapnin shumën 2000 euro. Ishte koha që në Shqipëri mbaheshin zgjedhjet vendore dhe PD shfrytëzonte çdo gjë të rritur sado pak ritingun e saj të rrënuar.

I solla këto ngjarje për të sjellë në rikujtesë se PD bën veprime çnjerzore për të ardhur në pushtet, duke përfituar mbi ngjarjet tragjike që ndodhin aksidentalisht.

Është makabre e mjerim të bësh politikë me aksidentet që mund t’i ndodhin çdokujt jashtë dëshirës.

16 komente në “Është makabre dhe mjerim të bësh politikë me aksidentet”

  1. Kellira says:

    Lalla makabre eshte te besh gazetarin pa ditur shprehjen “prezumim pafajesie”.
    Qe tek fjalia e pare kur thua “shkaktari i aksidentit ishte deputeti Aqif Rakipi” e ben fajtor dhe njekohesisht deshmon se je pjese e po te njejti kazan madiatiko-politik.

    1. Edkari says:

      Harruat or maskarenj Gerdecin,..Kosta Trebicken,..Sokol Olldashin,..
      Sa politike keni bere me keto aksidente?…e sot hiqeni si kurva te bukura.
      Por shume me e rende eshte qe ta besh viktimen me faj e te shpetosh vete.
      Qifja mos te pranoje qe ti shmanget pergjegjesise se gjaku i te vrarit
      do i prishe gjumin e ndoshta ZOTI do e shofi se cfare burracaku po
      tregohet dhe ……..spo e zgjas me shume se mund ta paguaje kush ska faj nga te
      Qifes……

  2. goni says:

    Si analist qe kerkon tu japesh mend te tjereve , nuk te ka rene ne sy zotrote qe deputetet e politikanet jane shpesh here shkaktare te aksidenteve me makine ku jo ne pak raste ka pasur edhe te vdekur ?

  3. vaso says:

    Si do qe te jete puna,nuk mund te largohesh nga vendi i ngjarjes.Keshtu e thote ligi.

  4. petrit says:

    O zoteri i ndal apo jo ky njeri ti jepte ndihmen e pare apo e shkeli si qen e vazhdoi rrugen ? Vetem x kete duhet mbyllur ne burg menjeher.

  5. murat kepa says:

    Ti je gazetarë Rr ….. K …..,ky palo deputet që bërë aksidentin,se aksidenti ngelet aksident dhe ndodhin,por ky pleh iku nga vendi aksidentit,pse iku,apo ufhëtonte me kurva ky surrat shtremët ,që ka filluar të meret me seks në 50 vjeç.Ik mor rraacë muti don dhe surrati jot p….

  6. Toni says:

    E MORE DHALLE
    IKJA NGA VENDI I KRIMIT FAJTORI DUHET DENUAR
    KJO NDODH KUDO ME VENDET ME DEMOKRACI
    AI QIFJA E KA GODITUR NE ANEN E TIJ TE SHOFERIT
    NUK KA ASNJE JUSTIFIKIM PSE PERSONI NUK KA NDALUAR
    POR SI DUKET KY QIFJA PASKA CA LEKA DHE MIQ TE FORTE
    BIE ERE E KEQE KJO NGJARJE

  7. Kërkon të na e bësh mendjen Dhallë apo jo,mo Arben..?!Aksidenti..që po përpiqesh të na shpjegosh quhet i tillë aksident, në të gjitha rastet…Nuk quhet vetëm për rastin =aksidentalisht…Por kjo del pas hetimit policor dhe jo pas gjykimit të gazetarëve si puna jote…Derisa të hetohet dhe klasifikohet si vepër penale…Është e dënueshme…marrja e jetës së tjetrit…Edhe sikur viktima ti jetë hedhur në rrota është vepër penale…Por ti Llalla je mësuar të shpifësh apo manipulosh….Nuk justifikohet rasti i aksidentit dhe marrjes së jetës së tjetrit…….Dënim dhe dëmshpërblim (i pallogaritshëm…jeta nuk peshohet as me flori…)

  8. Qytetari says:

    “Makabre” është të mos dënohet ky zotëria, që u largia nga vendi i krimit!!

  9. Justice says:

    Shume analize e ndyre A. Llalla. Leri xhonglimet me raste te para shume viteve. Te doli nga mendja apo je vegel qorre e Qifes fakti qe “i pafajshmi” jot iku nga vendi i krimit. Nuk i punuan frenat qe ndaloi ne Vore apo ju deshen 10′ per te kuptuar qe skishte shtypur lope. Ore legena po pse budallenj na dini. Ore vemje te ndyra e dime qe do paguani leke e do dilni te pafajshem ne prokurorira e gjykata po te pakten mos na beni budallenj.
    P.S. Tani suluni me vrap ju 26.000 camet e peqinit por kujdes shkruani emer mbiemer qe t’ju fiksoje Qifja

  10. Emigranti says:

    Po ju kujtoj nje ngjarje tjeter qe ka ndodhur ne vitin 1993 ne muajn shkurt.Shoqeruesi i Berishes Alfred Tare me makinen tipo te grupit te shoqerimit qe e perdorte vete duke shkuar ne lezhe,ne hyrje te Fushe Krujes shtyp dy veta me makine duke sjellur vdekjen e menjehershme te tyre Dhe nuk beri asnje dite burg.

  11. Durrsaku says:

    Detyrim i cdo shoferi te ndalet e te therres ambulancen e jo te largohet. Kush largohet nga aksidenti denohet penalisht ne vende te botes civile.

  12. Al says:

    Legen, permend politizimin por nuk permend faktin qe ndonese u largua nga vendngjarja, cka denohet nga kodi penal, lihet per tu gjykuar i lire. Po ta kishte bere nje qytetar i thjesht, normalisht do ishte pas hekurave! Pse nuk e permend ti legen edhe faktin qe ligji spo zbatohet njesoj per te gjithe??!!

  13. joel shkodra says:

    E keqja eshte se te dyja palet shfrytezojne keto lloj aksidentesh per te fituar pike. Bile jo vetem “te dyja palet”, por te gjitha palet (edhe partite e tjera) njelloj jane.

  14. luani says:

    GAZETA TEMA FSHEH KOMENTET, SEPSE SIC DIHET, GAZETARIA SHQIPTARE ESHTE PJESE E MAFIES NE PUSHTET.

  15. ene Gamori ,
    kur t’hudh posht ,hudh vickla nolt ,
    paduru-barren -ka thon vet Hoxh Efendia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje