Ngërçi në Kosovë, Mustafa vendos përfundimisht: Ja shanset për koalicion me...

12 Gusht 2017, 17:32Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, edhe njëherë ka qartësuar pozicionin e LDK-së, karshi situatës së krijuar politike.

Mustafa ka thënë se në asnjë rrethanë nuk do bëjnë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.

Postimi i plotë i Mustafës:
“Të nderuar miq,
PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkrenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.
U vërejtë që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi.

2 komente në “Ngërçi në Kosovë, Mustafa vendos përfundimisht: Ja shanset për koalicion me…”

  1. Shqiptari i Ilirise says:

    Ik ore qen Serb!
    Werrohu dhe lere popullin kosovar te qete!
    Mjaft luajte kartat e Serbise! Get out!!!

  2. Shqiptari i Ilirise says:

    Ik ore qen Serb!
    Qerrohu dhe lere popullin kosovar te qete!
    Mjaft luajte kartat e Serbise! Get out!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje