EMRAT/ “O jetën o 100 mijë euro”, arrestohen dy gjobvënësit në Vlorë

13 Gusht 2017, 10:49Kronika TEMA
EMRAT/ “O jetën o 100 mijë euro”, arrestohen dy

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e djeshme dy shtetas të moshave 28 dhe 25 vjeç, pasi akuzohen  se kanë vendosur gjoba duke kërcënuar shtetasin me iniciale Sh.S. 46 vjeç.

Sipas Policisë, Endri Beqiraj dhe Julo Rrokaj, prej muajsh kanë kërcënuar shtetasin Sh.S. banues në Vlorë gjithashtu.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se ai nuk do t’i jepte shumën e kërkuar, prej 100 mijë euro.

Dy personat u arrestuan nga Policia gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara.

Zyrtarisht policia deklaron se Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

– Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
– Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar.
Konflikti mes 28-vjeçarit Beqiraj dhe shtetasit të kërcënuar SH.S., sipas policia ka qenë për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje