“Pas shiut del dielli”, ja kur kthehen sërish temperaturat e larta

13 Gusht 2017, 11:45Sociale TEMA
“Pas shiut del dielli”, ja kur kthehen sërish temperaturat e

Pas rënies së reshjeve të para të shiut, metorologët njoftojnë se temperaturat e larta do të rikthehen sërish në vend.

Reshjet e shiut të cilat ranë mbrëmjen e kaluar kanë ulur temperaturat deri në 10 gradë celsius dhe parashikohet që këto masa ajrore të vijojnë përgjatë dy ditëve.

Metorologia Lajda Porja u shpreh se fundjava e ardhshme do rezervojë temperatura të larta të cilat do arrijnë deri në 36 gradë celsius, një lajm i mirë ky për të gjithë ata të cilët kishin planifikuar pushimet në fund të muajit gusht.

” Temperaturat do jenë në rritje nga nesër, por vlerat do jenë rreth 34-35-36 gradë, 10 ditëshi i dyta do jetë në këto kushte. Ndërsa 10 ditëshi i fundit i gushtit do ketë temperatura deri në 34-35 gradë”, tha Porja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje