Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 3 aksidente, humb jetën një 11-vjeçare dhe një efektiv policie

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Tre aksidente kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan, Lezhë e Vlorë,ku janë shënuar dy viktima dhe 5 të plagosur.

Nga aksidenti në Elbasan humbi jetën një vajzë 11-vjeçare, ndërsa nga aksidenti në Lezhë  mbeti i vrarë  një efektiv policie.

Sipas të dhënave zyrtare në aksin rrugor Cërrik-Papër, në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip “Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë. Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja M.SH., 11 vjeçe banuese në Korçë e cila ka qenë pasagjere në mjet.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht:

A.SH., 54 vjeçe, banuese në Korçë dhe K.SH., 74 vjeçe banuese në Sarandë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale.

Në Lezhë në orën 05:08, është marrë njoftim se në autostradën Lezhë- Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se kishte dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli, 50 vjeç, punonjës i policisë kufitare në Shëngjin, i cili udhëtonte i vetëm.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e sotëm, por këtë herë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën.

Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, po mësohet se janë plagosur dy persona të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Përgjaken rrugët e Shqipërisë, 3 aksidente, humb jetën një 11-vjeçare dhe një efektiv policie”

  1. Roberti says:

    Kamerat e fsheta po japin rrezultate! (ekonomike)

  2. Kozmo says:

    Makinat e vjetruara dalin nga rruga , Shqipetaret nuk jane shofere te mire , kane shitur gomeret dhe kane hipur ne makina .

  3. Politikane kurva says:

    Shumica e shqipetareve ecin shume keq me makine. POR, RRUGET JANE SKANDALOZE, SHTETI VETEM I MERR LEKE POPULLIT DHE ASNJE RRUGE NUK MUND TE QUHET AUTOSTRADE. Te besh 110 km per 2 ore ? Ne asnje vend te ballkanit nuk ndodh, jo me te europes. Si te ecesh ne qytet si te ecesh ne rruge nacionale, me shume se 70 km/h nuk ecen dot ne shqiperi. Aksi Fier- Novosele ka 10 vjet nuk mbaron a thua se jane nja 500 kilometra. Nga Tirana te shkosh ne Shkoder do 2 ore dhe humbje ne peshe nga stresi.

Lini një Përgjigje te Politikane kurva Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *